Ambasada ruse në Tiranë ditën e sotme ka reaguar pasi presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se vaksina e tyre kundër koronavirusit është e para në botë.
Ndërkohë ambasada ruse në vendin tonë, në një postim në rrjetet sociale ka njoftuar se vaksina i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë i testimeve. Po ashtu ajo ka njoftuar se që nga shtatori parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik.
Postimi i ambasadës ruse në Tiranë:
“Presidenti Rus Vladimir Putin ka njoftuar sot për regjistrimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit. Ajo ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve. Që nga muaji shtator parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera të shtetasve ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 2021.”
Ditën e sotme Presidenti i Rusisë Vladimir Putin deklaroi se Rusiaështë vendi i parë në botë që ka aprovuar vaksinën kundër COVID-19,“Sputnik V” , teksa janë bërë pothuajse dy muaj testime.
Sipas tij ky zhvillim i hap rrugë vaksinimit masiv të popullatës ruse, pavarësisht se testet klinike për efikasitetin dhe sigurinë do të vazhdojnë.
Teksa ka folur nga një takim qeveritar për televizionin shtetëror, Putin tha se vaksina e zhvilluar nga “Gamaleya Institute” në Moskë ishte efektive, madje ka deklaruar se këtë vaksinë e ka përdorur edhe vajzat e tij./h.e