Të martën u zhvillua në Frankfurt një aktivitet promovues për vëllimin e pestë të librit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” në versionin e gjuhës angleze.
Vëllimi përfshin 91 vepra të Xi Jinping-ut me 18 tema të publikuara gjatë periudhës nga 27 maji 2022 deri më 20 dhjetor 2024, duke përfshirë raporte, fjalime, biseda, artikuj dhe udhëzime.
Aktiviteti promovues u organizua bashkërisht nga Zyra e Shtypit e Këshillit të Shtetit të Kinës, ambasada e Kinës në Gjermani, Grupi i Transmetimeve Ndërkombëtare i Kinës dhe konsullata e përgjithshme kineze në Frankfurt.
Si një vepër që shpjegon në mënyrë gjithëpërfshirëse arritjet e Mendimit të Xi Jinping-ut për Socializmin me Karakteristika Kineze në Epokën e Re, vëllimi i pestë regjistron praktikat e presidentit Xi Jinping në udhëheqjen e popullit kinez drejt modernizimit të stilit kinez dhe shpërfaq plotësisht mençurinë dhe zgjidhjet kineze për krijimin e një të ardhmeje të përbashkët për njerëzimin.
Pjesëmarrësit kinezë dhe të huaj në këtë veprimtari u shprehën se këto vepra nuk i përkasin vetëm Kinës, por edhe botës.
Botimi i vëllimit të pestë ka një rëndësi të madhe, sepse do ta ndihmojë bashkësinë ndërkombëtare të kuptojë më thellësisht arritjet, drejtimin dhe rrugën e zhvillimit të Kinës në epokën e re dhe të ketë një këndvështrim më pozitiv për përfitimet dhe mundësitë e sjella nga Kina për botën, duke promovuar shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mbi qeverisjen dhe qytetërimin./CGTN





























































