• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

    Presidenti Begaj uron Kurtin: Forcat politike të garantojnë dialog dhe kompromis institucional

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

    Të gjitha partitë po fitojnë, e Kosova po humb

    Zgjedhjet në Kosovë, me mbi 70% të votave të numëruara LVV prin me rreth 43%

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Vrasje në Prishtinë dhe pengmarrje në Tiranë në të njëjtën ditë, më 23 nëntor 2000!

27 Nëntor, 2025
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

U bënë plot 25 vite nga data e 23 nëntorit 2000! Ishte ditë e enjte, ora diku rreth 10-tës. Ndaloj para një agjencie turistike të mikut tim Agim Selimi. Në qendër të Tiranës, pranë VEVE Center. Parkoj makinën, mora disa katalogje dhe i lashë te ajo agjenci. Agimi nuk qe aty. Katalogjet i mori një vajzë. Dola nga aty dhe shkova të hipi në makinën time tip Mercedes 240 ngjyrë qumështi. Në makinë me priste ime shoqe, Fatmira. Sapo ulem dhe futa çelësin ta ndez atë, dikush hapi derën dhe më urdhëroi të zbres. Shtanga dhe pyeta pse?

Atë e dimë ne, tha njeriu fantazmë, i gjatë gati dy metra, por që mua m’u duk akoma më shumë se kaq. Rezistova, por ai në mënyrën skiç për të mos e parë njerëzit jashtë më vuri grykën e pistoletës te brinjët. Gruaja bërtiste. – Pse? Çfarë ka bërë? Thërriste. I thashë të rrinte e qetë.

Lashë makinën aty në anë të bustit të Osman Kazazit, ku sot është stacioni i autobusëve mbrapa Tirana International Hotel dhe shkova me dy personat që më shoqëronin. Dhjetë metra më tej më priste një fouristradë. Fillimisht vura re targën me arsyetimin për ta mbajtur mend. Ishin targa të huaja. Më vonë mora vesh qe qenë targa bullgare. Dy persona më shoqëronin. Të dy të fuqishëm dhe të qethur karre. Kur shkova te makina e tyre më shtynë e më futën në sedilen e pasme. Në vend të parë ishte një burrë 50-55 vjeç me pardesy bezh dhe një kapele, siç i thonim ne “Republika”! Sapo dolëm në kryqin e rrugës, ku sot është kompania SIGAL dhe ALBANIAN UNIVERSITY, njeriu me pardesy bezhë zbriti. Dy policët në trafik e përshëndetën ushtarakisht.

Kur dy personat që më morën u afruan te makina e tyre, një person i tretë nga Kukësi, F:GJ. U thirri dhe u tha se “Çfarë po bëni? Ai është miku im”! F.GJ. ishte në kafen aty afër. Kjo më qetësoi, sepse së paku kishte një dëshmitar për atë që po ndodhte. Ndërkohë makina vazhdoi rrugën drejt Rrugës së Durrësit dhe u ndal te Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, afër Laprakës. Gjatë rrugës i pyesja pse po e bënin këtë. Dhe ata të dy zdapat që më shoqëronin, njëri prej të cilëve në timon, më thoshin se “Ti nuk mund të vish nga mali e të japësh mend këtu me atë revistën tënde të qelbët”!

E dija se artikujt e mijë në revistë si dhe artikujt e miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si Abdi Baleta, Arian Starova, Sokol Olldashi, Mero Baze, Hysamedin Feraj, Zekerija Cane, Ramadan Sokoli, Besnik Konçi, Qemal Velija, Nebil Çika e të tjerë ishin shkaku i asaj ndodhie. Por nuk e dija nëse ishte një paralajmërim apo ishte një goditje fatale. Besoj se shpëtova kësaj radhe falë faktit se F. GJ. më njihte mua dhe njihte edhe pengmarrësit e mijë.

Ndaluam te Pallati i Sportit, dikur Partizani, dhe më futën në një labirinth koridoresh në bodrumin e tij. Më mbajtën aty me kërcënime për disa orë, derisa më në fund erdhi dikush që nuk e njihja e më thotë

Ik, largohu prej këtu, se të kemi ngatërruar me dikë tjetër. Çfarë të bëja? Nuk dija të gëzohesha apo të vazhdoja të isha i zemëruar! Një ndjenjë edhe poshtërimi më kishte mbërthyer.

Ka edhe plot detaje të tjera. Por tregimi i asaj dite është i çuditshëm. U largova prej aty mbasditen e 23 nëntorit dhe shkova te redaksia e revistës aty pranë sheshit “1 Maji” ose “Çajupi”! Përballë Farmacisë 11 të asaj kohë. Nuk gjeta asnjeri. Qetësi e plotë. Kishin ikur të gjithë njerëzit që punonin me mua. Ime shoqe kishte vajtur aty, kishte rrëfyer ngjarjen dhe mesa duket ata ishin frikësuar dhe ishin larguar. Ndenja së paku dy orë vetëm në zyrë me kokën mes dy duarve. Vetëm mendoja. Pastaj dola dhe piva një kafe aty pranë. Më kishte ikur gjaku. Isha bërë dyll i verdhë. Dhe në mbrëmje kur u nisa të shkoj në shtëpi.

Jetoja me qera te Rruga “Qemal Stafa”, pranë pazarit të Ri të Tiranës. Duke shkuar në shtëpi, thashë hajt të kthehem te zyra e Doktor Berishës te selia e Partisë Demokratike. Shkova në para-zyrë dhe i thashë Lindës (sekretares së Doktorit) t’i thoshte se doja ta takoja. Më priti. Sapo më pa tha “Çfarë ke? Je i zverdhur dhe i mekur! Çfarë ka ndodhur?” Ia shpjegova me hollësi gjithçka që kisha përjetuar. Zoti Berisha njoftoi fillimisht Mero Bazen dhe ky i fundit u kujdes që të vinin së paku mediet e konsideruara si të djathta, para të cilave rrëfeva ngjarjen. E denoncova aktin, por nuk kisha asnjë dijeni se kush qenë vërtet njerëzit që e bënë këtë akt të shëmtuar.

Atë natë isha pa gjumë. Ndërsa të nesërmen pak pas orës 8 të mëngjesit kalova pranë kafes përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Më duket quhej Kafe Ylli dhe kishte gjithashtu lojëra fati në ambientin e brendshëm. U ndala, sepse më ftoi për kafe kunati i vëllait tim, Iliri. Ai ishte shofer i zv. Ministrit të Brendshëm. Për fatin tim, gjatë kësaj kohe erdhi makina me të cilën më kishin marrë peng një ditë më parë dhe unë e pyes Ilirin se e kujt ishte kjo makinë. Ai më shpjegoi se ishte e SHIK-ut dhe se një drejtor i SHIK vinte vazhdimisht me të në këtë ministri. Ma tregoi dhe emrin e shoferit. M.L. quhej. Ishte po ai që më kërcënoi me pistoletë. Pas disa vitesh, kur unë isha në emigrim politik në Gjermani, ai u vra në konflikt me një roje të një kazinoje te ish-stacioni i trenit. Së paku kështu më kanë thënë. I isha lutur Zotit që asgjë e keqe të mos e gjente prej meje ose njerëzve të mijë. Emrin e tij nuk e përmenda as në familje, sepse nuk doja sherr, nuk doja armiqësi në vazhdim. Më mjaftonte urrejtja që kisha për të.

Sapo mësova emrat dhe adresën e saktë të pengmarrës shkova sërishmi te Doktor Berisha. Ai u kujdes që çështja të bëhej mediatike dhe thirri dy TV-të e krahut të tij, TV Shijak dhe TV ATN1 për të dhënë intervistë. Ndërkohë thirri dhe gazetarët e gazetave të djathta. Më 24 nëntor kishin shkruar gazetat “Tema”, RD dhe 55. Në këto gazeta ishte publikuar njëkohësisht lajmi i vrasjes së shkrimtarit Xhejmal Mustafa. Kur pashë se po atë ditë ishte vrarë në Prishtinë Xhemajl Mustafa harrova çfarë më kishte ndodhur. Ishte asgjë përpara asaj që i ndodhi njeriut të mirë, të urtë, të mençur e të ditur, shkrimtarit dhe ndihmësit gojartë të Ibrahim Rugovës.

Në mbrëmjen e asaj dite shkova te libraria në anë të Pallatit të Kulturës. Kur po hyja në atë derën e ngushtë të librarisë, po dilte prej andej këshilltari i kreut të SHIK, pra i Fatos Klosit, i njohuri im I.K. Nuk i fola. Por ai sapo më kaloi mbrapa më kapi për krahu dhe më pyet “Pse nuk më flet”? I thashë se edhe ti je si ata, kriminel! Në fakt me I.K isha njohur në kushte të çuditshme. Punoja më 1996 te gazeta Albania. I.K-në e patën burgosur. Avokati i tij, A.M, të cilin e njihja, kishte menduar se meqë punoj te kjo gazetë që njihej si e presidentit Berisha, duhej të dija pse e kishin arrestuar. Nga intuita i thashë t’i thoshte R-së se nuk do rrinte në burg më shumë se tre-katër muaj. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Pastaj I. K erdhi te unë e më falënderoi shumë. “Më ke mbajtur me frymën e shpresës”, më tha. Prej kësaj kohe ishim thuajse miq.

Në çastin që e akuzova për rastin e peng marrjes, ai u tregua shumë i sinqertë. “Të betohem në kokën e vajzave se unë nuk dija gjë”, m’u përgjigj. Dua të jem i sinqertë. E besova dhe e besoj edhe sot për këtë gjë. Por më bindi plotësisht se pengamarrja ishte organizuar nga kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi. Më saktë kjo gjë m’u provua. Sepse thjesht me intuitë e dija saktësisht autorësinë e Klosit në këtë akt kriminal. Kjo sepse dy ose tre shikas më vinin te zyra në redaksinë e revistës “KOHA” çdo dy javë, një ose dy ditë pas numrit të ri të radhës kur dilte kjo revistë. Më mbanin me pyetje dhe nën presion edhe dy ose më shumë orë. Me ta vinte gjithnjë drejtori i Shtypit të SHIK, Piro V. Në një rast më patën kërcënuar duke nxjerrë edhe pistoletën mbi tavolinë. Në një rast tjetër donin të dinin psh se nga e kisha marrë informacionin se kryetari i Parlamentit të Greqisë kishte vizituar Dropullin dhe në takim me minoritarët kishte thënë “Jam i lumtur që gjendem në këtë tokë e cila prodhon helenizëm”! Asnjë medie nuk kishte informuar për këtë. Ndërsa unë e publikova lajmin me një koment në revistë, duke e konfirmuar atë nga dy burime. Por këta nuk do merrnin vesh kurrë se cilat ishin ato burime informacioni.

Në fakt druhesha t’i provokoj këta shikasit që vinin përherë. Nuk tregohesha arrogant me ta. Por isha i prerë dhe i vendosur në përgjigjet e mia. Gjithnjë vinin të mësonin për burimin e informacioneve që unë publikoja në revistë. Shumica prej këtyre informacioneve kishin për objekt SHIK-un. Kritikat ndaj tij. Nuk e fsheh! Në shenjë hakmarrjeje pata shkruar edhe një editorial në kopertinën e revistës me titull “Fatos Klosi – Bin Ladeni i Shqipërisë”! Madje menjë foto me çallmë të Klosit. Sepse nuk po gjeja mënyrë tjetër ta sfidoja në aventurën e tij kundër meje. Miku im i mrekullueshëm nga Gjirokastra, Çezar Kotoni, më qëndronte gjithnjë pranë. Ai më thoshte “Kujdes nga P.V, se e njoh mirë. Është shumë i rrezikshëm!

Në fund të vitit 2001 ish-zv. Ministri i Brendshëm dhe drejtor i Policisë së Shtetit, Agim Shehu, më dërgoi një artikull me akuza për ish-shefin e tij, kryeministrin Aleksandër Meksi. E botova. Meksi i revoltua. Përveçse më paditi në gjykatë, dilte në televizionin ATN1 dhe më sulmonte vazhdimisht. Njëherë tha publikisht se Agim Shehu dhe Enver Bytyçi janë spiunë të UDB-së. I pata thënë privatisht se “Po të isha unë spiun, nuk do ishe ti kryeministër i Shqipërisë”! Do bëhesha unë kryeministër”! Nejse! Ky është një episod tjetër. Ajo që dua të them ka të bëje serishmi me Klosin dhe SHIK.

Ndërkohë gjatë vjeshtës dhe dimrit të vitit 2001-2002 më qëndroi përballë redaksisë gjithë ditën një makinë Volkswagen ngjyrë blu me dy civilë. Ruanin se kush hynte e kush dilte nga zyrat e redaksisë së Revistës “KOHA”! Disa herë pata shkuar tek ata dhe i pata ftuar të hynin brenda në redaksi e mos të ftoheshin në shi e stuhi jashtë. Por në fakt nuk u shqetësova asnjë moment nga ata. Më shumë ishin shqetësuar komshitë në biznese, sesa unë. Ata edhe sot ma kujtojnë këtë survejim mediokër të SHIK-ut të Fatos Klosit.

Një miku im. Ish-ambasador, bashkëpunëtor i revistës, në fillim të viteve 1990 kishte punuar në SHIK në drejtorinë e jashtme. Ai kishte një mikun e tij në rrethin e ngushtë të Klosit. Kur Meksi dilte në mediet opozitare dhe më sulmonte publikisht, kreu i SHIK, Fatos Klosi, u kishte thënë bashkëpunëtorëve të tij se “A morët vesh se Enver Bytyçi nuk e ka më mbështetjen e opozitës”? Ish-ambasadori B.K më njofton për këtë. Më ftoi te Kafja e Sahatit në qendër të Tiranës dhe më tregoi hollësisht për ato që ishin thënë. Mesazhi ishte që të laheshin hesapet me mua. Ndaj dhe atë ditë, pasi shkova në shtëpi dhe bisedova me familjen, morëm vendimin të iknim nga Shqipëria. U nisëm drejt Gjermanisë në mbrëmjen e datës 26 qershor 2002, bashkë me time shoqe dhe vajzën e vogël, Rrezartën. Të tre i hipëm tragetit të Barit të Italisë dhe shkuam në Gjermani, ku jetuam si azilantë politikë për 7 vite e gjashtë muaj Shqipërinë. Gjyqtari që mori vendimin për këtë më këshilloi që të largohej nga Shqipëria edhe djali, Blerimi e të vinte me azil në Gjermani. Po ashtu, tha ai vajza e madhe, Elona, mund të vijë të kërkojë azyl këtu pasi të përfundonte studimet në Qipro.

Megjithatë unë sot jam gjallë dhe mrekullisht mirë. Kam mundësi dhe shans t’i bëj homazh për jetë atij që dha jetën në të njëjtën ditë me pengmarrjen time, pse ishte aq i mirë, aq i ditur, aq bujar, aq patriot dhe aq besnik, Xhemajl Mustafës! I lavdishëm dhe i paharruar për jetë, i dashur mik!

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

10 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

“Revolucioni i Flamingove”: Dita e 10-të e protestave në Shqipëri që po tërheqin vëmendjen e botës.

9 Qershor, 2026
Kryesore

E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

9 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Non grata e Berishës ka rënë? DASH i përgjigjet Top Channel: U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interest kombëtar të SHBA-së

11 Qershor, 2026

I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

11 Qershor, 2026

Trump kërcënon Iranin me sulme të reja, rikthehen bombardimet amerikane pas dështimit të negociatave

11 Qershor, 2026

Sondazhi i CGTN: Të anketuarit globalë flasin me vlerësime të larta për kontributin e Kinës në qeverisjen ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

11 Qershor, 2026

Kina: Japonia ka hequr maskën e të ashtuquajturit ‘komb paqësor’

11 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.