Presidenti kinez Xi Jinping tha se Kina do ta fitojë betejën kundër koronavirusit.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres të enjten e 11 marsit.
Sipas Xi vendi do t’i arrijë qëllimet e saj ekonomike pavarësisht situatës së shkaktuar nga Covid-19, shkruan Reuters.
‘’Kina do të vazhdojë të forcojë masat e kontrollit’’, shtoi ndër të tjera Xi.
Koronavirusi shpërtheu në qytetin kinez të Wuhanit në fund të dhjetorit të vitit 2019 dhe ka shkaktuar 4,990 viktima dhe 134,918 të infektuar në të gjithë botën.
Kina mbetet vendi më i prekur me 3,177 të vdekur dhe 80,814 të infektuar.