Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për përqendrimin e forcave në plotësimin e kërkesave kryesore strategjike të vendit, si dhe për dhënien e kontributeve të reja për fuqizimin kombëtar në arsim, shkencë e teknologji, si dhe talente.
Xi i tha këto në një letër përgjigjeje drejtuar stafit dhe studentëve të katër universiteteve, përkatësisht, Universiteti Jiaotong i Shangait, Universiteti Jiaotong i Xi’anit, Universiteti Jiaotong i Jugperëndimit dhe Universiteti Jiaotong i Pekinit.
Në letër, ai shprehu urime për të gjithë stafin, studentët dhe ish-studentët e katër universiteteve për festimin e 130-vjetorit të themelimit të tyre këtë vit.
Xi theksoi njëkohësisht rëndësinë e forcimit të inovacionit të pavarur shkencor-teknologjik dhe kultivimit të talenteve, duke nxitur përpjekjet për të arritur më shumë përparime në promovimin e bashkëpunimeve më të ngushta midis industrive, universiteteve dhe institucioneve kërkimore./cgtn




























































