Në përgjigje të thirrjes së Donald Trump drejtuar vendeve të tjera për të “marrë naftë” nga Ngushtica e Hormuzit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning, tha të enjten në një konferencë shtypi, se bllokimi i lundrimit në Ngushticën e Hormuzit rrjedh nga operacionet e paligjshme ushtarake amerikano-izraelite kundër Iranit.
Ajo tha se vetëm një armëpushim, një fund i luftimeve dhe rivendosja e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Gjirit, mund të garantojnë sigurinë dhe kalimin e papenguar të korridoreve ndërkombëtare të transportit detar.
Të gjitha palët duhet të punojnë së bashku, për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve dhe për të parandaluar që turbulencat rajonale të kenë një ndikim më të madh në ekonominë globale dhe sigurinë energjetike, shtoi ajo./cgtn





























































