Të premten u zhvillua në Sanya salloni tematik “Dëgjo detin, vëzhgo valët”, i organizuar nga Qendra e Programeve Globale në Gjuhën Kineze e Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Ekspertë kinezë dhe të huaj nga Komiteti i Ekspertëve për Studimet mbi Detin e Kinës Jugore, diskutuan mbi qeverisjen e Detit të Kinës Jugore, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin, duke bërë thirrje për forcimin e konsensusit, shmangien e ndërhyrjeve dhe mbrojtjen e paqes dhe prosperitetit në rajon.
Lidhur me deklaratat e ministrit filipinas të mbrojtjes në Dialogun Shangri-La, ku ai sulmoi Kinën duke iu referuar të ashtuquajturit “vendim arbitrazhi për Detin e Kinës Jugore”, zv/Kryetari i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Shangait, Li Kaisheng, tha se Filipinet dështuan në përpjekjen për të futur këtë vendim, i cili në kuadër të “Kodit të Sjelljes në Detin e Kinës Jugore” është i paligjshëm dhe i pavlefshëm, si dhe më pas mohuan publikisht procesin e konsultimeve. Sipas tij, ky qëndrim bie ndesh me konsensusin rajonal dhe shfaq synimin për të minuar rendin në Detin e Kinës Jugore.
Foto/CMG: Li Kaisheng, zv/Kryetar i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Shangait
Studiuesi Yang Xiao nga Instituti i Studimeve për Paqen dhe Zhvillimin pranë Akademisë Kineze të Shkencave Shoqërore u shpreh se Filipinet, si kryesuese aktuale e ASEAN, duhet të promovojnë konsultimet për Kodin e Sjelljes, por veprimet e tyre oportuniste dëmtojnë besueshmërinë e vendit dhe dobësojnë rolin qendror të ASEAN në çështjet rajonale.
Foto/CMG: Yang Xiao, Studiues nga Instituti i Studimeve për Paqen dhe Zhvillimin pranë Akademisë Kineze të Shkencave Shoqërore
Ekspertët pjesëmarrës theksuan se, megjithëse situata në Detin e Kinës Jugore mbetet përgjithësisht e qëndrueshme, ndërhyrja e forcave jashtë rajonit vazhdon të jetë faktori kryesor që rrit rreziqet e sigurisë. Aktivitetet e fundit ushtarake të disa vendeve jashtë rajonit dhe afrimi i tyre me Filipinet, kërkojnë vigjilencë nga vendet e rajonit.
Foto/CMG: Zhou Jian, ish përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Kinës për çështjet kufitare dhe detareIsh përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Kinës për çështjet kufitare dhe detare, Zhou Jian, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh të ashtuquajturat operacione për “lirinë e lundrimit” për të nxitur tensione në Detin e Kinës Jugore dhe për të mbështetur të ashtuquajturin vendim arbitrazhi. Ai shtoi se disa forca jashtë rajonit po përpiqen të lidhin situatat në Detin e Kinës Lindore, Ngushticën e Tajvanit dhe Detin e Kinës Jugore, duke cenuar stabilitetin në Azi-Paqësor.
Foto/CMG: Zhang Tiancai, studiues pranë Shoqatës së Miqësisë Malajzi-Kinë
Zhang Tiancai, studiues pranë Shoqatës së Miqësisë Malajzi-Kinë dhe ish-zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve Kineze në Universitetin Malaya, tha se militarizmi japonez ka shkaktuar vuajtje të mëdha në Azi gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Japonia nuk ka reflektuar plotësisht mbi të kaluarën dhe po ecën gradualisht drejt riarmatimit. Sipas tij, dialogu, konsultimet dhe çmilitarizimi janë rruga e duhur për zhvillimin e Detit të Kinës Jugore dhe përputhen me interesat themelore të vendeve të ASEAN-it.
Foto nga CMGGjatë aktivitetit u shfaq edhe dokumentari i shkurtër “Në këtë det, ecim së bashku me peshkimin”, i cili tregon historinë e bashkëpunimit mes Kinës dhe Indonezisë në fushën e fermave detare. Studentë dhe pedagogë nga universitetet e provincës Hainan zhvilluan gjithashtu diskutime me ekspertët mbi bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet kulturore Kinë–ASEAN.
Foto nga CMG
Aktiviteti u mbështet akademikisht nga “Komiteti i Ekspertëve për Studimet mbi Detin e Kinës Jugore” i CMG-së dhe synon të kontribuojë në forcimin e konsensusit rajonal, menaxhimin e mosmarrëveshjeve dhe promovimin e zhvillimit paqësor.CGTN




























































