• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

250 vjetori i SHBA-së, kombi i njerëzve të lirë

4 Korrik, 2026
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

𝙋𝙧𝙤𝙛. 𝘼𝙨𝙤𝙘. 𝘿𝙧. 𝘽𝙡𝙚𝙙𝙖𝙧 𝙆𝙪𝙧𝙩𝙞

(Alumni i Departamentit Amerikan të Shtetit) 

Në Filadelfia, 4 korrik 1776, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së SHBA. Një dokument që ndryshoi rrjedhën e historisë. Në të, për herë të parë në historinë e njerëzimit, teksa në pjesën tjetër të botës sundonte monarkia dhe perandoritë, shkruhej: Ne populli, liria, e drejta e lumturisë njerëzore, etj. Në këtë ditë, 250 vjet më parë, në Filadelfia u nënshkrua jo vetëm krijimi i një shteti të ri por edhe rrugëtimi i ri i një bote të tërë.

E pluribus unum (Nga shumë, një).  Kjo është motoja e Vulës së Madhe të Shteteve të Bashkuara. 50 shtete në një. Një vend me mbi 56 mijë qeveri.  Po, vërtetë, mbi 56 mijë!  Me mijëra njësi qeverisje të ndara në 36 mijë qytete e qyteza, dhe 35 mijë distrikte të veçanta!  Një realitet magjepsës për çdo vend tjetër, por jo për SHBA-në, ku diversiteti dhe madhësia është bashkuar në një qeveri, një komb dhe një flamur!

“Nga shumë, një” është një markë unike amerikane! Një realitet ndërshekullor që nuk gjendet askund tjetër! Emigrantë nga e gjithë bota kanë ardhur dhe vazhdojnë të vijnë në tokën e lirisë dhe të bollëkut, por pavarësisht diversitetit gjuhësor, kulturor dhe  racor, ata janë një. Ata janë amerikanë! Ata jetojnë ëndrrën amerikane dhe përpiqen të jenë “amerikanë të mirë”, një koncept tjetër që i përket vetëm Amerikës.

“Nga shumë, një” dallohet edhe në shoqërinë amerikane, një shoqëri që ka arritur një harmoni të jashtëzakonshme të marrëdhënies midis individualizmit dhe bashkësisë. Dy binome të kundërta që shkrihen në mënyrë të përsosur dhe të natyrshme në një. Individi rezervon plotësisht të drejtat e tij/saj personale e megjithatë është i lirë dhe i përgjegjshëm në komunitet, dhe pjesë e një përkatësie më të gjerë kombëtare.

“Amerikanët janë aq të dashuruar pas barazisë, sa që ata do të preferonin të ishin të barabartë në skllavëri sesa të pabarabartë në liri,” shkroi Alexis de Tocqueville në vitin 1835 në librin e tij klasik Demokracia në Amerikë. Edhe sot, pa dallim prejardhjeje dhe përkatësie, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit!  Dhe çdo individi i ofrohet mundësia të jetë kushdo që ai ose ajo dëshiron të jetë.  Çdo individ trajtohet si i denjë dhe i vlefshëm për shoqërinë.

SHBA është progresive në zbatimin e ideve dhe avangardë në të drejtat e njeriut, gjinitë dhe mundësitë e barabarta, të përkushtuara në luftën kundër racizmit, paragjykimeve dhe diskriminimit në çdo hallkë të zinxhirit të shoqërisë!

SHBA ka gjithashtu sistemin më unik të qeverisjes në botë.  Kushtetuta dhe sistemi i qeverisjes u hartuan pikërisht për të mos lejuar që një individ të bëhet mbret apo tiran.

Ashtu siç ka dinamikë në jetën e amerikanëve, po ashtu ka dinamikë në qeverisje.  Kjo është evidente në ekuacionin e rotacionit të kongresmenëve, senatorëve, kolegjeve zgjedhore dhe mandatit të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme.  Hartuesit e Kushtetutës përcaktuan se pushteti legjislativ, pra Kongresi, përbëhet nga dy dhoma: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.  Çdo shtet dërgon një numër përfaqësuesish në Dhomën e Përfaqësuesve sipas popullsisë së secilit shtet. Ndërsa në Senat, dy përfaqësues nga secili shtet, pavarësisht nga madhësia e popullsisë. Qëllimi është të ruhet ekuilibri ndërmjet përfaqësimit të drejtpërdrejtë dhe udhëheqjes së elitave.

Për më tepër, Kushtetuta parashikon që zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve të mbahen çdo dy vjet, për Presidentin çdo katër vjet, për Senatin çdo gjashtë vjet dhe që mandati i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të jetë i përhershëm, me qëllim që gjyqtarët të mos ndikohen nga rotacionet politike.  Kështu Kushtetuta siguron qarkullimin e elitave dhe rotacionin e pushtetit.

Edhe mënyra e zgjedhjes së senatorëve apo Presidentit kalon në një proces rotacioni edhe më filtrues.  Neni 1, Paragrafi 3, i Kushtetutës së SHBA-së thotë se: “(Senati) do të ndahet në tri kategori. Vendet e senatorëve të kategorisë së parë lirohen në mbarimin e vitit të dytë, të kategorisë së dytë në skadimin e vitit të katërt dhe të kategorisë së tretë në skadimin e vitit të gjashtë, në mënyrë që një e treta të mund të zgjidhet çdo dy vjet.”  Ndërsa Presidenti, me një mandat katërvjeçar, nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga populli por nga një grup përfaqësuesish nga çdo shtet, i njohur si Kolegji Zgjedhor.

Amerika është Republikë e njëkohësisht Demokraci!  Edhe kjo një vlerë dalluese amerikane!

Sistemi politik dhe qeverisës në SHBA është i balancuar dhe unik.  Ndarja horizontale e pushtetit në Shtetet e Bashkuara është krejtësisht e ndryshme nga vendet e tjera.  Asnjë vend tjetër nuk është aq i fiksuar pas ndarjes së pushteteve sa në Amerikë. Në sistemet presidenciale dhe parlamentare, për sa i përket ndarjes horizontale të pushteteve, apo trias politica, është Presidenti, Kuvendi apo Kryeministri që kanë më shumë pushtet mbi degët e tjera. Edhe një institucion kolegjial ​​si Kuvendi mund të shndërrohet në absolutizëm pasi kryeministri dhe ministrat e qeverisë zgjidhen në Kuvend me shumicë të thjeshtë. Një qeveri parlamentare në asnjë vend tjetër nuk përballet me aq vështirësi sa presidentët amerikanë për t’i kthyer projekt-propozimet e tyre në ligje.  Zakonisht qeveria e paraqet legjislaturën e saj drejtpërdrejt në Kuvend.  Është qeveria ajo që kontrollon kalendarin dhe axhendën legjislative.

Kjo është krejtësisht ndryshe në sistemin amerikan. Axhenda legjislative nuk kontrollohet nga Presidenti.  Shumica e ligjeve që miratohen janë kryesisht produkt i negociatave midis dy dhomave të Kongresit, sesa midis Kongresit dhe Presidentit.

Ky sistem balancash në çdo nivel e ka bërë SHBA-në vendin më transparent, më demokratik, më të zhvilluar dhe më lider në botë.

Po Kushtetuta?

Eksporti më i rëndësishëm i Amerikës në botë ka qenë Kushtetuta e saj.  Ajo u hartua si kushtetuta e parë në një dokument të vetëm.  Është dokumenti me jetëgjatësinë më të madhe. Dhe gjatë dy shekujve të fundit çdo komb e ka pranuar nevojën dhe vlerën e të pasurit një kushtetutë. Dhe në rastet kur vendet kanë hartuar një të tyren, referenca ka qenë pikërisht Kushtetuta Amerikane.

Madje ka pasur shumë përpjekje për të importuar Kushtetutën dhe sistemin e qeverisjes së SHBA-së dhe për t’i zbatuar ato në pjesë të tjera të botës, por ato kanë qenë të pasuksesshme.  Kjo ka ardhur për faktin se Kushtetuta dhe sistemi i qeverisjes amerikane janë pasqyrim i mentalitetit, vlerave dhe identitetit amerikan.

Shumë vende, veçanërisht ato në Amerikën Latine, u përpoqën të imitonin qeverinë dhe Kushtetutën e SHBA, por dështuan.  Bolivia e provoi, dhe si rezultat pësoi gjashtëdhjetë revolta, dhjetë kushtetuta të rishkruara dhe gjashtë presidentë të vrarë midis viteve 1826 dhe 1898. Simon Bolivar (1783-1830), i njohur si George Washington i Amerikës së Jugut, vdiq një idealist i zhgënjyer nga dështimi për të zbatuar kushtetutën e vendit të tij, të modeluar sipas asaj amerikane.  Arsyeja e dështimit nuk ishte gjë tjetër veçse fakti se Kushtetuta Amerikane u hartua për popullin dhe shoqërinë amerikane, e cila qëndron e bazuar mbi disa parime të caktuara.

Kushtetuta e SHBA-së ka një sërë amendamentesh specifike për të drejtat e njeriut të njohura si Bill of Rights. Hartuesit dhe ratifikuesit e Kushtetutës së SHBA-së i mësuan botës se nuk mund të ketë kushtetutë pa një seksion të veçantë që rendit të drejtat individuale.

Si një Republikë e ndërtuar mbi sundimin e ligjit dhe një demokraci e konsoliduar dhe frymëzuese, Amerika ka shërbyer si një fener drite dhe shprese në mbarë botën.  Shqipëria, një vend i pushtuar dhe i shtypur në histori për shumë shekuj, deri në rënien e regjimit diktatorial në vitin 1990, por edhe gjatë tre dekadave të fundit të tranzicionit demokratik, e ka parë gjithmonë Amerikën si simbol të lirisë.  Shqiptarët, si një popull liberator me vokacion perëndimor, janë ndër popujt më proamerikanë në botë. Ata kanë një lidhje të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një lidhje që daton që nga themelimi i shtetit shqiptar.

Gjatë Konferencës së Paqes në Paris të vitit 1919, Shtetet e Bashkuara ishin vendimtare në ruajtjen e sovranitetit të Shqipërisë.  Presidenti i SHBA-ve Woodrow Wilson e kundërshtoi ndarjen e saj, prandaj ai konsiderohet miku i madh i Shqipërisë.  Fan Noli, një figurë e shquar e shtetit shqiptar, e vlerësoi atë si “një emër që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare”, ndërsa një tjetër figurë e rëndësishme, Faik Konica theksoi se “Të gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë në zemrat e tyre një monument të pavdekshëm Presidentit Wilson.”

Shqiptarët vuajtën për gati gjysmë shekulli nën diktaturën e Enver Hoxhës, regjimit më mizor në Evropë.  Në vitin 1955 Shqipëria iu bashkua Traktatit të Varshavës, një aleancë e vendeve komuniste që qëndronin kundër NATO-s, por falë mbështetjes së SHBA-së, në vitin 2009 Shqipëria u bashkua me Traktatin e Atlantikut të Veriut, duke hyrë në një epokë të re dhe duke u pozicioniar krah vendeve perëndimore në mbrojtje të paqes dhe lirisë.

Ka një diasporë të madhe shqiptare në Shtetet e Bashkuara, me kontribut të madh në shoqërinë, kulturën, politikën dhe sipërmarrjen amerikane. Këta njerëz të talentuar dhe punëtorë e forcojnë edhe më shumë lidhjen mes dy popujve.

Me siguri mund të thuhet se “Ëndrra Amerikane” është bërë ëndrra e shqiptarëve, në vendlindjen e tyre apo kudo që ata jetojnë jashtë vendit, është një ideal që në fakt ka frymëzuar të gjitha kombet!

Gëzuar 250 Vjetorin e Pavarësisë Amerikë, qyteti mbi kodër, ëndrra e gjallë! 🇺🇸🤝🇦🇱

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS
Kryesore

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026
FOKUS

Një këshillë për studentët në fillim të rrugëtimit universitar: Mos lejoni që algoritmi t’ju zgjedhë mendimet

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.