• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

100-vjetori i Komunitetit Mysliman Shqiptar/ Presidenti Begaj: Bashkësia Islame e Shqipërisë kontribuese për Pavarësinë e Shqipërisë dhe gur konsolidues të shtetit Shqiptar.

2 Maj, 2023
in JO VETEM LAJM, NGJARJE, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në pritjen me rastin e 100-vjetorit të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Duke vlerësuar kontributin e Komunitetin Mysliman, Presidenti Begaj tha se, “në këto 100 vite të veprimtarisë së tij, Komuniteti Mysliman ka dëshmuar se, shërbimi ndaj kombit dhe ndaj besimit janë vlerë dhe mision”.

“Kushdo njeh historikun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, preket nga thelbi dhe karakteri patriotik që qëndron në themel të formimit të këtij institucioni. Sot është rasti të rikujtojmë faktin se bashkësitë fetare, ndër to dhe Bashkësia Islame e Shqipërisë janë kontribuese të rëndësishme për Pavarësinë e Shqipërisë dhe gur konsolidues të shtetit shqiptar. Organizimi i besimtarëve myslimanë, që përbënin shumicën e popullsisë së vendit, në një institucion mbi baza kombëtare, krejtësisht shqiptar dhe të mëvetësishëm nga institucionet fetare të huaja është tregues sesa i rëndësishëm dhe i shenjtë ishte për klerikët dhe myslimanët shqiptarë pavarësia dhe sovraniteti edhe në kuadrin fetar. Si fryt i përpjekjeve të kahershme të klerikëve myslimanë shqiptarë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dëshmuar ndër vite se feja dhe kombi për ta ka qenë dhe është i pandashëm si dy nocione që nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Në veprimtarinë e tyre, ata u përkujdesën për ruajtjen e kohezionit social me besimet e tjera, të vetëdijshëm se ruajta e harmonisë brenda popullsisë me shumë besime në një shtet të ‘brishtë’, ishte domosdoshmëri jetike për kombin”, tha Kreu i Shtetit.

Në vijim, Begaj tha se, “Komuniteti Mysliman, si komuniteti më i madh, kishte përgjegjësinë por dhe meritën për këtë imperativ të kohës”.

Fjala e plotë e Presidentit Begaj

I nderuar kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu,

Te nderuar ambasadorë,
Të nderuar të pjesëmarrës,
E mirëprita me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë takim, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Në këto 100 vjet të veprimtarisë së tij, Komuniteti Mysliman ka dëshmuar se shërbimi ndaj kombit dhe ndaj besimit janë vlerë dhe mision.
Kushdo njeh historikun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, preket nga thelbi dhe karakteri patriotik që qëndron në themel të formimit të këtij institucioni.
Sot është rasti të rikujtojmë faktin se bashkësitë fetare, ndër to dhe Bashkësia Islame e Shqipërisë janë kontribuese të rëndësishme për Pavarësinë e Shqipërisë dhe gur konsolidues të shtetit Shqiptar.
Organizimi i besimtarëve myslimanë, që përbënin shumicën e popullsisë së vendit, në një institucion mbi baza kombëtare, krejtësisht shqiptar dhe të mëvetësishëm nga institucionet fetare të huaja është tregues sesa i rëndësishëm dhe i shenjtë ishte për klerikët dhe myslimanët shqiptarë pavarësia dhe sovraniteti edhe në kuadrin fetar.
Si fryt i përpjekjeve të kahershme të klerikëve myslimanë shqiptarë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dëshmuar ndër vite se feja dhe kombi për ta ka qenë dhe është i pandashëm si dy nocione që nuk përjashtojnë njëra-tjetrën.
Në veprimtarinë e tyre, ata u përkujdesën për ruajtjen e kohezionit social me besimet e tjera, të vetëdijshëm se ruajta e harmonisë brenda popullsisë me shumë besime në një shtet të ‘brishtë’, ishte domosdoshmëri jetike për kombin.
Komuniteti Mysliman, si komuniteti më i madh, kishte përgjegjësinë por dhe meritën për këtë imperativ të kohës.
Vëllazëria kombëtare mes gjithë shqiptarëve ishte një tjetër mision që Komuniteti i vuri vetes si qëllim që në lindje të tij.
Që nga Kongresi i parë  i Bashkësisë Myslimane Shqiptare, mbeten aktuale dhe kuptimplote fjalët e Kryemyftiut të parë të Shqipërisë, Haxhi Vehbi Dibra, i cili la detyrën e kreut të parë të Pleqësisë së Shqipërisë ( Senati i parë Shqiptar) për t’ju përkushtuar misionit të tij  të ri duke vënë theksin tek vllazënia midis tre komuniteteve fetare në shërbim të interesave të kombit.
Pa dyshim, që bashkëjetesa dhe harmonia fetare midis komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri është një pasuri sa e çmuar dhe e rrallë, dhe për këtë ka kontribuar që në themelimin e tij, komuniteti mysliman shqiptar.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i angazhimit të këtij komuniteti, ndër vite, ka qenë ndihma e shtresave në nevojë, si një vepër që i afron më shumë me Zotin. Rasti emblematik është  ai i zotit Zyber Hallulli, Myfti dhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitet 1913-1914 që hapi strehën vorfnore, e cila edhe sot mban emrin e tij.
Si pjesë integrale e shoqërisë, klerikët, por edhe anëtarët e Komunitetit mysliman të Shqipërisë, kanë dëshmuar përgjegjësi të lartë për fatet e shoqërisë dhe të vendit.
Intelektualët myslimanë të shkolluar në shkollat më të mira të kohës, nuk i ofruan kapacitetet e tyre vetëm brenda ”mureve të institucioneve fetare” por përkundrazi e ndjenin përgjegjësinë se vendi duhej ndihmuar në të gjitha lëmitë duke qenë mëndje hapur për mendimet ndryshe
Një model të mirë të këtij angazhimi dhe respekti ndaj mendimit opozitar, e gjejmë në faqet e revistës zyrtare të Komunitetit “Zani i Naltë”, që i jepte hapësirë dhe vend replikave dhe mendimeve kundër, në kuadër të debateve kombëtare të kohës rreth reformave dhe rrymave filozofike.
Duke u nisur nga kjo trashëgimi e pasur që lanë klerikët e mëparshëm, klerikët e sotëm kanë një përgjegjësi të madhe, atë të ruajtjes, kultivimit dhe çuarjen përpara të kësaj trashëgimie të vyer.
Ata duhet të vazhdojnë të kultivojnë tek besimtarët harmoninë fetare, me të cilën kemi të drejtë të krenohemi, si dhe të nxisin besimtarët të marrin përgjegjësitë e tyre qytetare në përmbushjen e detyrimeve sociale.
Në këtë përvjetor e kemi detyrim moral dhe patriotik, të nderojmë kujtimin  e atyre klerikëve myslimanë, një pjesë prej të cilëve themelues dhe drejtues të këtij institucioni që u persekutuan për shkak të ushtrimit të besimit, një e drejtë themelore njerëzore e mohuar nga regjimi diktatorial.
Klerikët myslimanë shqiptarë si Hafiz Ali Korca, Hafiz Abdullah Zemblaku, Hafiz Kraja, etj ishin qëndrestarë kundër diktaturës komuniste në vendin tonë.
Qëndresa e tyre e vendosur kundër regjimit që tentoi shkatërrimin e konstitucionit shpirtëror, është një model devotshmërie ndaj Zotit, Atdheut dhe besimtarëve.
Pas viteve ‘90 bashkësitë fetare përfituan të drejtat e tyre të sanksionuara në  nenin 10 dhe 24 të Kushtetutës të Shqipërisë, aplikimin e të drejtave të njeriut sipas parimeve të Këshillit të Evropës në Kushtetutën tonë për të drejtat e besimit.
Unë jam besimplotë se klerikët e sotëm myslimanë shqiptarë, ashtu dhe ata të komuniteteve të tjera, si udhëheqës shpirtërorë, do të vijojnë të punojnë së bashku, për të frymëzuar shqiptarët për t’u angazhuar së bashku, pavarësisht besimit fetar, për përparimin dhe begatinë e vendit, për mirëqenien e shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë.
Dëshiroj t’ju siguroj se si President i Republikës:
• do të vazhdoj të jem një partner i fortë i Juaji dhe i besimtarëve të çdo besimi;
• do të vazhdoj të jem mbështetës dhe mbrojtës i lirisë së besimit;
• promotor e promovues i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare si një vlerë kombëtare.

Ju Faleminderit!

Related- Posts

POLITIKË

Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

9 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

9 Tetor, 2026
Bota

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026

SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Trump kërcënon me çmontimin e saj

9 Tetor, 2026

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.