Ky 28 nëntor i vitit 2019 duhet te ishte nje dite feste me rastin
107-vjetorin e Pavarësisë, por kjo date e gjen vendin tonë te gjunjezuar në dhimbje dhe lot.
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 40 viktima, qindra të plagosur dhe të pastrehë, duke e kthyer festën e Pavarësisë në një ditë zie.
Të shumtë ishin aktivitetet e programuara, por një gjë e tillë do të shtyhet për një tjetër datë.
Në vitet e fundit, festa e Pavarësisë bashkonte shqiptarët, por këtë vit, shqiptarët janë solidarizuar me njëri-tjetrin për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti që shkatërroi thuajse gjithçka në Durrës e Thumanë.