• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Mars, 2023
  • KREU
  • EKONOMI

    Rama në Athinë, merr pjesë në forumin e organizuar nga “DELPHI Economic Forum”

    Në 24 orë 40% e totalit të aplikimeve të 2022-shit, ministrja Krifca: Rritje e besimit të fermerëve tek Skema Kombëtare

    Falimentimi i Silicon Valley Bank trondit tregjet financiare

    Vaji i certifikuar i ullirit gjen tregje në Europë e në SHBA

    Kreditimi i Bujqësisë, Krifca: Skema e fondit të garancisë, zgjidhje për zbutjen e rreziqeve

    Ministrja Krifca në Berlin: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, shprehje të plotë në bujqësi

  • POLITIKË

    Raporti i DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri.

    Xhaçka me Imzot Paul Richard Gallagher: Marrëdhëniet me Vatikanin, me dimension të fortë shpirtëror

    Kryeministri Rama propozon Vlora Hysenin për drejtore të SHISH-it

    Takimi i 12-të i Këshillit të Stabilizim-Asociimit në Tiranë, BE: Shqipëria progres në reforma. Duam të zbatojmë në Shqipëri 10 projektet kryesore.

    Mbahet sot në Tiranë takimi i 12-të i Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri

    Ambasadori britanik King-Smith: Partitë politike të vetojnë kandidatët në zgjedhje

    “Bashkë fitojmë”, Berisha dhe Meta regjistrojnë koalicionin në KQZ për zgjedhjet lokale

    KQZ: Partia Demokratike nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, mungon baza ligjore

    Rama dhe Berisha në festimet e Ditës së Verës në Elbasan

  • SOCIALE / KULTURË

    Drama “Gjaku i martirëve të kombit”, në katedralen e Shën Palit nën kujdesin e Arqipeshkvit Arjan Dodaj

    “Kthim te Kodiku Beratinus”/ Mbrëmje kulturore kushtuar Kodikut të Purpurt të Beratit në Bruksel

    Punësimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor: Arritjet dhe Perspektivat

    Dhjetë vjet nga papati i Atit të Shenjtë, Papa Françesku: Për përvjetorin tim do të doja paqe

    Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

    Raporti i Freedom House: Shqipëria pjesërisht e lirë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar probleme serioze

    Vendimi për vulën e PD-se/ KLGJ: Thirrjet publike për vetëgjyqësi, haptazi kundër rendit kushtetues

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ Ambasadori i RMV-së në Shqipëri, z. Danço Markovski: Kryesimi i OSBE-së një projekt me rëndësi kombëtare për Maqedoninë e Veriut

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Z. Zlatko Kramaric: Miqësia, marrëdhëniet tona të mira politike duhet të vërtetohen me veprimtari konkrete, jo me fjalë!” 

    Përvjetori i parë i emërimit Arqipeshkv në krye të Kishës Katolike/ Mons. Arjan Dodaj: Vetem Zoti mund të jetë autori i ecjes sonë!  

    Ambasadori i Azerbajxhanit z. Anar Huseynov: Vizita e Presidentit Aliyev në Shqipëri hapi një faqe të re në marrëdhëniet tona dypaleshe

    Ministri i Brendshëm i RMV-së, Z. Oliver Spasovski: Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit plotesojnë njëri-tjetrin për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor  

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding: Kina e Shqipëria duhet të shikojnë nga historia për të ndërtuar të ardhmen!

    Gjashtë muaj nga pushtimi rus i Ukrainës, Ambasadori Shkurov: “Lufta filloi me Krimenë dhe do të përfundojë me Krimenë, ukrainasit do ta mbrojnë pavarësinë e tyre deri në fund”

  • OP/ED

    POLONIA GJITHMONË NË ANËN E LIRISË

    Kina dhe Shqipëria në një marrëveshje monumentale për heqjen e vizave

    Pikëpamja e Uashingtonit e Janusz Bugajskit: Parandalimi i një lufte tjetër ballkanike

    Opozita, mazhoranca dhe ndërkombëtarët 1990-2023!

    “Korrupsioni Gërryen Potencialin e Shqipërisë”

    “ Roli në rritje i Kroacisë në Integrimin e Ballkanit”

    3 Nëntori berlinez çmontoi Ballkanin e Hapur 

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Escobar: Marrëveshja Kosovë – Serbi, historike dhe duhet të zbatohet menjëherë

    Vuçiq: Serbia nuk mund të nënshkruajë marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën

    Perëndimi mirëpret marrëveshjen Kosovë – Serbi, mëdyshje në të dyja vendet

    Escobar për REL-in: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes

    Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

    Borell në Shkup: Po bëjmë përpjekje për një të ardhme të përbashkët

  • MAGAZINË

    Tenisti serb, Novak Gjokoviq fiton për herë të 10-të në Australian Open

    Ndahet nga jeta legjenda braziliane e futbollit, Pele

    Ndahet nga jeta, njeriu që frymëzoi filmin e Tom Hanks/ Jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit

    Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria nuk do të marrin pjesë në “Eurovision” 2023

    500 vjet më parë: Udhëtimi i Magelanit rreth botës

    25 vjet pa Princeshën Diana

    Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z prezantohet në Tiranë

    Ndahet nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha

    Incidenti në ceremoninë e Oscar, Will Smith godet Chris Rock

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Rama në Athinë, merr pjesë në forumin e organizuar nga “DELPHI Economic Forum”

    Në 24 orë 40% e totalit të aplikimeve të 2022-shit, ministrja Krifca: Rritje e besimit të fermerëve tek Skema Kombëtare

    Falimentimi i Silicon Valley Bank trondit tregjet financiare

    Vaji i certifikuar i ullirit gjen tregje në Europë e në SHBA

    Kreditimi i Bujqësisë, Krifca: Skema e fondit të garancisë, zgjidhje për zbutjen e rreziqeve

    Ministrja Krifca në Berlin: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, shprehje të plotë në bujqësi

  • POLITIKË

    Raporti i DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri.

    Xhaçka me Imzot Paul Richard Gallagher: Marrëdhëniet me Vatikanin, me dimension të fortë shpirtëror

    Kryeministri Rama propozon Vlora Hysenin për drejtore të SHISH-it

    Takimi i 12-të i Këshillit të Stabilizim-Asociimit në Tiranë, BE: Shqipëria progres në reforma. Duam të zbatojmë në Shqipëri 10 projektet kryesore.

    Mbahet sot në Tiranë takimi i 12-të i Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri

    Ambasadori britanik King-Smith: Partitë politike të vetojnë kandidatët në zgjedhje

    “Bashkë fitojmë”, Berisha dhe Meta regjistrojnë koalicionin në KQZ për zgjedhjet lokale

    KQZ: Partia Demokratike nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, mungon baza ligjore

    Rama dhe Berisha në festimet e Ditës së Verës në Elbasan

  • SOCIALE / KULTURË

    Drama “Gjaku i martirëve të kombit”, në katedralen e Shën Palit nën kujdesin e Arqipeshkvit Arjan Dodaj

    “Kthim te Kodiku Beratinus”/ Mbrëmje kulturore kushtuar Kodikut të Purpurt të Beratit në Bruksel

    Punësimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor: Arritjet dhe Perspektivat

    Dhjetë vjet nga papati i Atit të Shenjtë, Papa Françesku: Për përvjetorin tim do të doja paqe

    Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

    Raporti i Freedom House: Shqipëria pjesërisht e lirë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar probleme serioze

    Vendimi për vulën e PD-se/ KLGJ: Thirrjet publike për vetëgjyqësi, haptazi kundër rendit kushtetues

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ Ambasadori i RMV-së në Shqipëri, z. Danço Markovski: Kryesimi i OSBE-së një projekt me rëndësi kombëtare për Maqedoninë e Veriut

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Z. Zlatko Kramaric: Miqësia, marrëdhëniet tona të mira politike duhet të vërtetohen me veprimtari konkrete, jo me fjalë!” 

    Përvjetori i parë i emërimit Arqipeshkv në krye të Kishës Katolike/ Mons. Arjan Dodaj: Vetem Zoti mund të jetë autori i ecjes sonë!  

    Ambasadori i Azerbajxhanit z. Anar Huseynov: Vizita e Presidentit Aliyev në Shqipëri hapi një faqe të re në marrëdhëniet tona dypaleshe

    Ministri i Brendshëm i RMV-së, Z. Oliver Spasovski: Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit plotesojnë njëri-tjetrin për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor  

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding: Kina e Shqipëria duhet të shikojnë nga historia për të ndërtuar të ardhmen!

    Gjashtë muaj nga pushtimi rus i Ukrainës, Ambasadori Shkurov: “Lufta filloi me Krimenë dhe do të përfundojë me Krimenë, ukrainasit do ta mbrojnë pavarësinë e tyre deri në fund”

  • OP/ED

    POLONIA GJITHMONË NË ANËN E LIRISË

    Kina dhe Shqipëria në një marrëveshje monumentale për heqjen e vizave

    Pikëpamja e Uashingtonit e Janusz Bugajskit: Parandalimi i një lufte tjetër ballkanike

    Opozita, mazhoranca dhe ndërkombëtarët 1990-2023!

    “Korrupsioni Gërryen Potencialin e Shqipërisë”

    “ Roli në rritje i Kroacisë në Integrimin e Ballkanit”

    3 Nëntori berlinez çmontoi Ballkanin e Hapur 

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Escobar: Marrëveshja Kosovë – Serbi, historike dhe duhet të zbatohet menjëherë

    Vuçiq: Serbia nuk mund të nënshkruajë marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën

    Perëndimi mirëpret marrëveshjen Kosovë – Serbi, mëdyshje në të dyja vendet

    Escobar për REL-in: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes

    Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

    Borell në Shkup: Po bëjmë përpjekje për një të ardhme të përbashkët

  • MAGAZINË

    Tenisti serb, Novak Gjokoviq fiton për herë të 10-të në Australian Open

    Ndahet nga jeta legjenda braziliane e futbollit, Pele

    Ndahet nga jeta, njeriu që frymëzoi filmin e Tom Hanks/ Jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit

    Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria nuk do të marrin pjesë në “Eurovision” 2023

    500 vjet më parë: Udhëtimi i Magelanit rreth botës

    25 vjet pa Princeshën Diana

    Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z prezantohet në Tiranë

    Ndahet nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha

    Incidenti në ceremoninë e Oscar, Will Smith godet Chris Rock

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Retrospektive Diplomatike

7 prill 1939 – Pushtimi i Shqipërisë nga Italia

7 Prill, 2021
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Sot  82 vite më parë, më 7 Prill 1939, nisi mësymja e pushtimit të Shqipërisë nga Italia. 6 ditë më vonë, më 12 Prill 1939 vendi ishte nën pushtimin Italian të Benito Musolinit.

Pushtimi italian i Shqipërisë (7 prill – 12 prill, 1939) ishte një fushatë e shkurtër ushtarake e Mbreterisë së Italisë kundër Mbreterisë së Shqipërisë. Konflikti erdhi si rezultat i politikës imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini. Shqipëria u pushtua në menyrë të shpejtë. Sundimtari i saj, mbreti Zog u detyrua të mërgonte dhe vendi u bë pjesë e Perandorisë Italiane si një protektorat në bashkim personal me Kurorën Italiane.

Ky pushtim nuk erdhi si një rrufe në qiell të hapur,pasi para pushtimit ushtarak, Italia e kishte pushtuar tashmë ekonomikisht  dhe politikisht Shqipërinë duke e zhytur në borxhe financiare dhe borxhe politike, duke konsideruar se Italia që nga  Konferenca e Ambasadorëve e vitit 1921 pothuajse ishte bërë “kumbara” e Shqipërisë.

***

Shqipëria kishte kohë që ishte me rëndësi të konsiderueshme strategjike për Mbretërinë e Italisë.

Strategjistët detar italianë lakmonin portin e Vlorës dhe ishullin e Sazanit në hyrje të gjirit të Vlorës, pasi do t’i jepnin Italisë kontrollin e hyrjes së detit Adriatik.Për më tepër, Shqipëria i mundësonte Italisë një pikë zbarkimi ku mund të hynin më tej në Ballkan. Në periudhën e vonshme osmane, me një zbehje të rëndësisë së Islamit, lëvizja nacionaliste shqiptare mori mbështetjen e fortë të dy fuqive të detit Adriatik, Italisë dhe Austro-Hungarisë të cilat ishin të shqetësuara prej Pansllavizmit në Ballkan dhe hegjemonisë anglo-franceze që përfaqësohej nëpërmjet Greqisë në rajon.Para Luftës së Parë Botërore Italia dhe Austro-Hungaria kishin qenë mbështetëse të krijimit të një shteti shqiptar të pavarur.Në fillim të luftës, Italia kishte shfrytëzuar mundësinë për të pushtuar gjysmën jugore të Shqipërisë, për të parandaluar pushtimin prej Austro-Hungarezëve. Ky sukses nuk zgjati shumë, teksa rezistenca shqiptare me anë të Luftës së Vlorës dhe problemet vendore të pasluftës e detyruan Italinë për tu tërhequr në 1920.Dëshira për të kompensuar për këtë dështim do të ishte një nga motivet kryesore të Musolinit për të pushtuar Shqipërinë.

Shqipëria ishte e rëndësishme kulturalisht dhe historikisht për synimet nacionaliste të fashistëve italianë pasi territori shqiptar kishte qenë pjesë e Perandorisë Romake prej kohësh, edhe para aneksimit të Italisë së veriut prej romakëve. Më vonë, gjatë Mesjetës, disa zona bregdetare (si Durrësi) ishin ndikuar dhe zotëruar prej fuqive italiane, kryesisht Mbretëria e Napolit dhe Republika e Venedikut për shumë vite. Regjimi fashist italian e legjitimizoi pretendimin mbi Shqipërinë nëpërmjet studimeve duke deklaruar lidhjen racore midis italianëve dhe shqiptarëve, sidomos në krahasim me jugosllavët sllavë.Fashistët italianë pretenduan se shqiptarët ishin të lidhur nëpërmjet trashëgimisë etnike me italianët për shkak të lidhjeve midis popujve parahistorik të Italiotëve, Romakëve dhe Ilirëve, dhe se influenca madhore i treguar prej perandorive romake dhe venedikase mbi Shqipëri justifikonte të drejtën e Italisë për ta zotëruar.

Kur Musolini mori pushtetin në Itali ai u kthye me interes të ri drejt Shqipërisë. Italia filloi hynte në ekonominë shqiptare në 1925, kur Shqipëria ra dakord për të lejuar Italinë që të shfrytëzonte burimet e saj minerare. Kjo u ndoq nga Pakti i Parë i Tiranës në 1926 dhe Pakti i Dytë i Tiranës në 1927, me anë të së cilit Shqipëria dhe Italia hynë në një aleancë mbrojtëse. Midis gjërave të tjera qeveria shqiptare dhe ekonomia subvencionoheshin nga kreditë italiane dhe Ushtria Mbretërore Shqiptare jo vetëm që trajnohej nga instruktorë ushtarak italian, por shumica e oficerëve në ushtri ishin italianë; italianë të tjerë ishin të vendosur në vende të larta në qeverinë shqiptare. Një e treta e importeve shqiptare vinin nga Italia.

Pavarësisht influencës së fortë italiane, Mbreti Zog refuzoi të dorëzohej plotësisht ndaj presionit italian.Në 1931 ai haptazi u çua kundër italianëve, duke refuzuar të rinovonte Paktin e vitit 1926 të Tiranës. Pasi Shqipëria nënshkroi marrëveshje tregtare me Jugosllavinë dhe Greqinë në 1934, Musolini bëri një përpjekje të dështuar për të frikësuar shqiptarët duke dërguar një flotë luftanijesh në Shqipëri.

Lindja e afërt e një fëmije mbretëror shqiptar kërcënonte që t’i jepte Zogut një dinasti që do të zgjaste. Pasi Hitleri pushtoi Çekosllovakinë (15 mars 1939) pa njoftuar Musolinin që më parë, diktatori italian vendosi që të vazhdonte me aneksimin e tij të Shqipërisë. Mbreti i Italisë Viktor Emanueli III e kritikoi planin për të marrë Shqipërinë si një risk i panevojshëm. Roma, megjithatë, i dërgoi Tiranës një ultimatum më 25 mars 1939, ku kërkonte dakordësi me pushtimin. Mbreti Zog refuzoi të pranonte para në këmbim të pranimit të një pushtimi dhe kolonizimi italian të Shqipërisë.

Qeveria shqiptare u përpoq ta mbante sekret lajmin e ultimatumit italian. Ndërsa Radio Tirana vazhdimisht transmetonte se asgjë nuk po ndodhte, njerëzit u bënë dyshues dhe lajmi i ultimatumit italian u shpërnda prej burimeve jozyrtare. Më 5 prill i biri i mbretit lindi dhe lajmi u deklarua prej topave. Njerëzit u derdhën nëpër rrugë të alarmuar por lajmi i princit të sapolindur i qetësoi. Njerëzit ishin dyshues se diçka tjetër po ndodhte, gjë e cila çoi në një demonstratë anti-italiane në Tiranë në të njëjtën ditë. Më 6 prill kishte disa demonstrata në qytetet kryesore të vendit. Në po atë pasdite, 100 avionë italianë fluturuan mbi Tiranë, Durrës dhe Vlorë duke hedhur fletëpalosje që udhëzonin njerëzit t’i dorëzoheshin pushtimit italian. Populli ishte mjaft i zemëruar me këtë shfaqje force dhe kërkoi që qeveria të rezistonte dhe të lironte shqiptarët e arrestuar si “komunistë”. Ndërsa një mobilizim i rezervistëve u thirr, shumë oficerë të lartë u larguan nga vendi. Gjithashtu, qeveria po zbehej. Ministri i Brendshëm,  Musa Juka u largua për në Jugosllavi në të njëjtën ditë. Ndërsa Mbreti Zog transmetoi se do t’i rezistonte pushtimit italian,por  njerëzit ndiheshin sikur po braktiseshin nga qeveria e tyre.

Më 7 prill të vitit 1939 Italia fashiste e Benito Musolinit filloi  pushtimin ushtarak të Shqipërisë - Radio Kosova e Lirë

Invazioni

Më 7 prill trupat e Musolinit, të udhëhequr nga gjeneral Alfredo Guzzoni, pushtuan Shqipërinë duke sulmuar të gjitha portet shqiptare njëkohësisht. Forcat detare italiane të përfshira në pushtimin përbëheshin nga anijet luftarake Giulio Cesare dhe Conte di Cavour, tre kryqëzorë të rëndë, tre kryqëzorë të lehtë, nëntë destrojerë, katërmbëdhjetë anije silure, një minakërkuese, dhjetë anije ndihmëse dhe nëntë anije transporti. Anijet u ndanë në katër grupe, që kryen zbarkime në Vlorë, Durrës, Sarandë dhe Shëngjin. Nga ana tjetër, ushtria e rregullt shqiptare kishte 15,000 trupa të pajisura keq, të cilët ishin trajnuar nga oficerë italianë. Plani i Mbretit Zog ishte të ngrinte një rezistencë në male, duke lënë portet dhe qytetet kryesore të pambrojtura; por agjentët italianë të vendosur në Shqipëri si instruktorë ushtarakë e sabotuan këtë plan. Shqiptarët zbuluan se topat e artilerisë nuk funksionin dhe nuk kishte municion. Si pasojë, rezistenca kryesore u ofrua nga xhandarët dhe grupet e vogla të patriotëve. Në Durrës, një forcë prej 500 shqiptarësh, përfshirë xhandarët dhe vullnetarët e armatosur, të udhëhequr nga Major Abaz Kupi (komandanti i xhandarmërisë në Durrës) dhe Mujo Ulqinaku, një rreshter detar, u përpoqën të ndalonin përparimin italian. Pajisur me armë të vogla dhe tri mitralozë dhe të mbështetur nga një baterinë bregdetare, mbrojtësit rezistuan për disa orë para se të asgjësoheshin me ndihmën artilerisë detare.

Zogu nuk i shpalli gjendjen e luftës Italisë dhe kjo qe vetëvrasje politike e cila e dëmtoi jo vetëm atë por edhe Shqipërinë. Kjo çoi në trajtimin e Zogut në Perëndim si emigrant i zakonshëm dhe jo si kryetar i një shteti demokratik. Pasi grabiti arkën e financës shtetërore, u largua nga Shqipëria pa bërë asnjë deklaratë dhe sapo kaloi kufirin e shpërndau qeverinë duke e lënë Shqipërinë pa qeveri antifashiste në mërgim. Me të dëgjuar këtë lajm, një masë e zemëruar njerëzish sulmoi burgjet, liroi të burgosurit dhe plaçkiti rezidencën e Zogut. Në ora 1:30 pm në ditën e parë gjitha portet shqiptare ishin në duart italianë.Në ora 9:30 a.m. ditën e 8 prillit, trupat italiane hynë në Tiranë dhe morën gjitha ndërtesat qeveritare. Kolonat e ushtarëve italianë marshuan drejt Shkodrës, Fierit dhe Elbasanit. Shkodra u dorëzua në mbrëmje pas 12 orëve luftime. Gjatë sulmit italian në Shkodër turma sulmoi burgjet dhe liroi 200 të burgosur.

Arratisja e Zogut krijoi në Shqipëri vakuum institucional, i cili i dha mundësi Benito Musolinit për të manipuluar statusin politik të Shqipërisë sipas interesave të Italisë fashiste. Më 12 prill një Asamble Kombëtare e përbërë nga kolaboracionistë të rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogistë në emigracion shpalli se në Shqipëri nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetëm ndërrim i kreut të shtetit.

Rezistenca

Më 7 prill të vitit 1939 Italia fashiste e Benito Musolinit filloi pushtimin ushtarak të Shqipërisë. Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 – 40 mijë forcave tokësore dhe 150 aeroplanë e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë. Po atë ditë ra duke luftuar kundër pushtimit fashist të Shqipërisë Mujo Ulqinaku ishte njëri  ndër luftëtarët e parë më të shquar, i cili më 7 prill  organizoi qëndresë të  armatosur kundër pushtimit fashist italian.

Hero i Popullit, Mujo Ulqinaku lindi në Ulqin në familjen e një detari të varfër, në vitin 1896. Që në moshë të vogël hyri ishte ndihmës detar he më vonë punoi si detar në Shkodër e në Durrës. Me gradën e nënoficerit në  një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut, më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie. Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 – 40 mijë forcave e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë. Në Durrës, ushtria e vogël shqiptare e drejtuar kapteri i marinës Mujo Ulqinaku i bëri qëndresë pushtuesit. Atë ditë ranë heroikisht 12 atdhetarë shqiptarë në krye me Mujo Ulqinakun.

Ranë dëshmorë ditën e 7 prillit 1939 

  1. Mujo Ulqinaku (Hero i Popullit)
  2. Hamit Dollani
  3. Haxhi Tabaku
  4. Isak Metalla (Metaliaj)
  5. Ismail Reçi
  6. Hysen Kalçi
  7. Ramazan Lezha
  8. Ibrahim Osmani
  9. Hamit Veshko
  10. Mitro Dhimërtika
  11. Tonç Toma
  12. Zenel Blana

7 prill 1939. Dëshmi të rralla për pushtimin e Shqipërisë nga Italia  fashiste - YouTube

 

Para-pushtimi: ndikimi i Italisë dhe qëllimet e Shqipërisë (1914-1939)

Para intervenimit të drejtpërdrejtë në Luftën e Parë Botërore, Italia pushtoi portin e Vlorës në Shqipëri në dhjetor 1914.Pas hyrjes në luftë, Italia përhap profesionin e saj në rajonin e Shqipërisë jugore duke filluar në vjeshtën e vitit 1916.Forcat italiane në vitin 1916 rekrutuan parregullsitë shqiptare për të shërbyer pranë tyre.Italia me lejen e komandës së aleatëve, pushtoi Epirin e Veriut më 23 gusht 1916, duke detyruar ushtrinë greke të tërhiqte forcat e saj okupuese nga atje.Në qershor 1917, Italia shpalli Shqipërinë qendrore dhe jugore si një protektorat të Italisë, ndërsa Shqipëria e Veriut u nda në shtetet e Serbisë dhe Malit të Zi. Deri më 31 tetor 1918, forcat franceze dhe italiane përjashtuan ushtrinë austro-hungareze nga Shqipëria. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Italia tërhoqi forcat e saj ushtarake më 2 shtator 1920 nga Shqipëria si rezultat i presionit dhe humbjes së jashtme në Luftën e Vlorës.

Regjimi fashist italian kishte depërtuar dhe dominuar politikisht dhe ekonomikisht Shqipërinë gjatë sundimit të Zogut dhe po planifikonte aneksimin e Shqipërisë para viteve të ngjarjes. Shqipëria u bë një protektorat de facto i Italisë pas nënshkrimit të Traktateve të Tiranës të vitit 1926 dhe 1927. Sipas Zogut, ekonomia e Shqipërisë ishte e varur nga kreditë e shumta financiare të dhëna nga Italia që nga viti 1931.

Në gusht 1933, Mussolini vendosi kërkesa të rrepta ndaj Zogut në këmbim të mbështetjes së vazhdueshme të Italisë nga Shqipëria, duke përfshirë kërkesat që të gjitha emërimet e reja në pozita udhëheqëse në qeverinë shqiptare duhej të kishin marrë një “arsim italian”; se një ekspert italian do të ishte në të ardhmen në të gjitha ministritë e qeverisë shqiptare; se Italia do të marrë kontrollin e ushtrisë shqiptare – duke përfshirë fortifikimet e saj; se oficerët britanikë që po stërvitnin xhandarmanin e Shqipërisë u zëvendësuan nga oficerë italianë; dhe se Shqipëria duhet të anulojë të gjitha traktatet tregtare ekzistuese me vendet e tjera dhe të mos bëjë marrëveshje të reja pa miratimin e qeverisë italiane; dhe se Shqipëria nënshkruan një konventë tregtare që do ta bënte Italinë vendin “më të favorizuar” në Shqipëri . Në vitin 1934, kur Shqipëria nuk dha pagesën e planifikuar të një kredie për në Itali, anijet luftarake italiane arritën në brigjet e Shqipërisë për të frikësuar Shqipërinë që t’i nënshtrohej qëllimeve italiane në rajon, megjithatë britanikët kundërshtuan veprimet e Italisë dhe nën presion, Italia u tërhoq dhe pohoi se ushtrimi detar ishte thjesht një “vizitë miqësore”.

Më 25 gusht 1937, në ditën e tij të marrëdhënieve të Italisë me Shqipërinë, shkruajti në ditën e tij të marrëdhënieve të Italisë me Shqipërinë: “Ne duhet të krijojmë qendra të qëndrueshme të influencës italiane atje, kush e di se çfarë mund të ketë në të ardhmen, ne duhet të jemi gati për të kapur Mundësitë që do të paraqiten, nuk do ta tërheqim këtë kohë, siç bëmë në vitin 1920. Në jug [të Italisë] ne kemi absorbuar disa qindra mijë shqiptarë. Pse nuk duhet të ndodhë e njëjta gjë në anën tjetër të hyrja në Adriatik “.Më 26 mars 1938, Ciano shkruante në ditarin e tij të aneksimit të Shqipërisë, siç bëri Gjermania me Austrinë pak përpara: “Një raport nga Jacomoni mbi situatën në Shqipëri, depërtimi ynë është duke u bërë vazhdimisht më intensiv dhe më organik. vizita po kryhet pa probleme. Po pyes veten nëse gjendja e përgjithshme – veçanërisht Anschluss [me Austrinë] – nuk na lejon të bëjmë një hap përpara drejt dominimit më të plotë të këtij vendi, i cili do të jetë i yni “. dhe ditë më vonë më 4 prill të atij viti shkroi “Duhet të theksojmë gradualisht elementin protektorat të marrëdhënieve tona me Shqipërinë”

Shqiperia nen Mreterine Italiane                                       

Më 12 prill, parlamenti shqiptar votoi për ta zhvendosur Zogun dhe për të bashkuar kombin me Italinë “në bashkim personal” duke ofruar kurorën shqiptare Mbretit italian, Viktor Emmanuel III. Parlamenti zgjodhi pronarin më të madh të Shqipërisë, Shefqet Vërlaci, si Kryeministër. Vërlaci shërbeu si kreu i përkohshëm i shtetit për pesë ditë derisa Viktor Emmanuel III zyrtarisht pranoi kurorën shqiptare në një ceremoni në pallatin e Quirinale në Romë. Viktor Emmanuel III emëroi Francesco Jacomoni di San Savino, ish-ambasador në Shqipëri, për ta përfaqësuar në Shqipëri si “Gjeneral-Lejtnant i Mbretit” (në fakt një viceroi). Suksesi relativisht i lehtë i pushtimit italian ishte kryesisht për shkak të rezistencës së dobët shqiptare.

Flamuri i Shqipërisë, gjatë sundimit italian

Më 15 prill 1939, Shqipëria u tërhoq nga Lidhja e Kombeve, nga e cila Italia dha dorëheqjen më 1937. Më 3 qershor 1939, ministria e jashtme e Shqipërisë u fut në ministrinë e jashtme italiane dhe ministri i Jashtëm shqiptar Xhemil Dino iu dha rangu i ambasadorit italian në Shqipëri. Pas kapjes së Shqipërisë, diktatori italian Benito Mussolini shpalli krijimin zyrtar të Perandorisë Italiane dhe mbreti Victor Emanuel III u kurorëzua mbreti i shqiptarëve.

Pushtimi italian i Shqipërisë, edhe pse formalisht ekzistonte si protektorat i Mbretërisë së Italisë, dhe de jure ishte një bashkim midis Italisë dhe Shqipërisë, i udhëhequr zyrtarisht nga Mbreti Victor Emmanuel III, de facto ishte një pushtim që zgjati nga 1939 në 1943. Shqipëria u udhëhoq nga guvernatorët italianë, pasi u pushtua ushtarakisht nga Italia, nga viti 1939 deri më 1943. Gjatë kësaj kohe Shqipëria pushoi së ekzistuari si një vend i pavarur dhe mbeti si një pjesë autonome e Perandorisë Italiane të drejtuar nga zyrtarë të qeverisë italiane, të cilët synonin ta bënin Shqipërinë pjesë të një Itali të Madhe duke asimiluar shqiptarët si italianë dhe duke kolonizuar Shqipërinë me kolonët italianë nga Gadishulli Apenin për ta transformuar gradualisht në një Tokë italiane.

Në Traktatin e Londrës gjatë Luftës së Parë Botërore, Antantja Tripale i kishte premtuar Shqipërinë qendrore dhe jugore Italisë, si një shpërblim për të luftuar përkrah Antantës. Në qershor 1917, pasi ushtarët italian morën kontrollin e zonave të konsiderueshme të Shqipërisë, Italia deklaroi zyrtarisht një protektorat mbi Shqipërinë qendrore dhe jugore; megjithatë kjo u përmbys në shtator të vitit 1920 kur Italia u vu nën presion për të hequr ushtrinë e saj nga Shqipëria. Italia u tërbua me fitimet minimale që ajo mori nga negociatat e paqes, të cilat ajo konsideroi se kishin shkelur Traktatin e Londrës. Fashistët italianë pohuan se shqiptarët ishin të lidhur etnikisht me italianët nëpërmjet lidhjeve me italianët prehistorikë, popullsitë ilire dhe romake dhe se ndikimi kryesor i ushtruar nga perandoritë romake dhe Veneciane mbi Shqipërinë justifikonte të drejtën e Italisë për ta zotëruar atë. Italia justifikoi edhe aneksimin e Shqipërisë në bazë të faktit se disa qindra mijëra njerëz me origjinë shqiptare tashmë ishin përfshirë në shoqërinë në Italinë jugore, që inkorporimi i Shqipërisë ishte një masë e arsyeshme që do të bashkonte njerëzit me prejardhje shqiptare në një shtet.Italia mbështeti irredentizmin shqiptar, të drejtuar kundër Kosovës me popullsi kryesisht shqiptare në Jugosllavi dhe Epir në Greqi, veçanërisht në zonën kufitare të Çamërisë, të banuar nga pakica çame shqiptare

/argumentum.al-wikipedia/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndajeni këtë me të tjerët:

  • Twitter
  • Facebook

Të afërta

Tags: 7 prill 1939italia fashistepushtimi italianretrospektive diplomatike

Related Posts

Kryesore

Diplomaci dhe paqe vetëm pas luftës fitimtare!

22 Shkurt, 2023
Retrospektive Diplomatike

A mund të shmangej marrja e pushtetit nga Hitleri më 1933?

2 Shkurt, 2023
Retrospektive Diplomatike

MBI JUBILEUN E 60 TË TRAKTATIT TË ELIZESË!

20 Janar, 2023

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Konflikti midis NATO-s dhe Rusisë do të çojë në Luftën e Tretë Botërore, thotë ministri i Jashtëm i Hungarisë

21 Mars, 2023
Press conference by NATO Secretary General Jens Stoltenberg for the release of his Annual Report for 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s prezanton Raportin e tij Vjetor për vitin 2022

21 Mars, 2023

Rama në Athinë, merr pjesë në forumin e organizuar nga “DELPHI Economic Forum”

21 Mars, 2023

Në 24 orë 40% e totalit të aplikimeve të 2022-shit, ministrja Krifca: Rritje e besimit të fermerëve tek Skema Kombëtare

21 Mars, 2023

Escobar: Marrëveshja Kosovë – Serbi, historike dhe duhet të zbatohet menjëherë

20 Mars, 2023
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.