• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

76-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës/ Ambasadorja Pang Chunxue: Miqësia me Shqipërinë gjithnjë më e fortë

26 Shtator, 2025
in JO VETEM LAJM, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e 76-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, Ambasada e Kinës në Shqipëri organizoi një pritje solemne, ku morën pjesë përfaqësues të qeverisë shqiptare, trupi diplomatik, personalitete nga fusha e ekonomisë, kulturës dhe medias, si dhe anëtarë të komunitetit kinez në Shqipëri.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, znj. Pang Chunxue, vlerësoi arritjet e mëdha që Kina ka realizuar gjatë këtyre 76 viteve, duke theksuar se Partia Komuniste e Kinës ka udhëhequr vendin në një transformim historik nëpërmjet reformave të thella dhe zhvillimit të qëndrueshëm

Ambasadorja vlerësoi rrugëtimin e Kinës që nga themelimi i Republikës Popullore në vitin 1949, duke theksuar se nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, vendi ka kaluar nga një shtet i prapambetur në një fuqi të madhe ekonomike dhe teknologjike. Vetëm në vitin 2024, ekonomia kineze arriti një PBB prej 134.9 trilionë RMB, duke ruajtur statusin si ekonomia e dytë më e madhe në botë.

“Edhe përballë sfidave të rendit ekonomik global, Kina mbetet e qëndrueshme, inovative dhe e hapur ndaj botës”, theksoi ajo.

Në fokus ishte edhe suksesi i jashtëzakonshëm i Kinës në reduktimin e varfërisë. Sipas ambasadores, vendi ka eliminuar varfërinë ekstreme dhe ka përmirësuar ndjeshëm mirëqenien e qytetarëve të saj, një model që po tërheq vëmendjen ndërkombëtare.

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, znj. Pang Chunxue,

Miqësia tradicionale me Shqipërinë, gjithnjë më e fortë

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu kushtua marrëdhënieve dypalëshe. Ambasadorja vlerësoi kontributin historik të Shqipërisë në rikthimin e vendit legjitim të Kinës në Kombet e Bashkuara përmes Rezolutës 2758, duke e cilësuar këtë si një akt miqësor që nuk do të harrohet.

Sot, sipas saj, marrëdhëniet mes dy vendeve janë duke u forcuar ndjeshëm në fusha të ndryshme si tregtia, bujqësia, energjia e re, sporti dhe turizmi. Nga janari deri në korrik të vitit 2025, tregtia dypalëshe ka arritur në 69.7 miliardë lekë, me një rritje prej 18.71%. Kina është aktualisht partneri i dytë më i madh tregtar i Shqipërisë.

Gjithashtu, ajo përmendi rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve kinezë në Shqipëri, që ka kaluar shifrën prej 26,000 për vitin 2024 – një rritje prej 107%.

Mbështetje për zhvillimin e Shqipërisë

Ambasadorja Pang shprehu mbështetjen e Kinës për synimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, siç parashikohet në programin e qeverisë së Kryeministrit Rama. Ajo theksoi se Kina është e gatshme të bashkëpunojë në kuadër të Nismës “Një Brez, Një Rrugë” dhe iniciativave të tjera ndërkombëtare për të kontribuar në zhvillimin ekonomik e social të Shqipërisë.

Në kontekstin ndërkombëtar, Ambasadorja Pang rikujtoi se ky vit shënon 80-vjetorin e fitores së Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër agresionit japonez. Ajo përmendi iniciativat e fundit të Presidentit Xi Jinping për qeverisje globale, duke bërë thirrje për multilateralizëm, respekt për ligjin ndërkombëtar dhe bashkëpunim gjithëpërfshirës.

Kina, sipas saj, mbështet ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, dhe është e gatshme të bashkëpunojë me Shqipërinë për të promovuar paqen, sigurinë dhe zhvillimin në nivel global.

Fjala e Ambasadores Pang Chunxue në Pritjen me rastin e 76-vjetorit të Themelimit të Republikës Popullore të Kinës

I nderuar Zv.Ministër Yzeiraj,

Të nderuar të ftuar, bashkatdhetarë, Zonja dhe zotërinj, të dashur miq,

Mirëmbrëma!

Jam shumë e gëzuar që jemi mbledhur së bashku për të kremtuar 76-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Në emër të Ambasadës Kineze në Shqipëri, dëshiroj t’ju përcjell mirëseardhjen më të ngrohtë. Gjithashtu, dua t’u shpreh mirënjohjen time më të sinqertë të gjithë miqve që për një të gjatë kanë ndjekur me interes dhe kanë mbështetur zhvillimin e Kinës dhe miqësinë Kino-Shqiptare. Gjithashtu, dua t’u përcjell urimet e festës bashkatdhetarëve tanë kinezë që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri!

Gjatë 76 viteve të fundit, Partia Komuniste e Kinës ka udhëhequr një transformim të madh shoqëror nëpërmjet vetëreformimit të brendshëm. Që nga Kongresi i 18-të i Partisë Komuniste të Kinës, Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping ka bashkuar dhe udhëhequr Partinë në thellimin e qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe të rreptë të Partisë, duke filluar me hartimin dhe zbatimin e tetë rregullave të Komitetit Qendror, dhe duke  vazhduar përpjekjet kundër formalizmit, burokracisë, hedonizmit dhe ekstravagancës, ka zhvilluar një luftë të pashembullt kundër korrupsionit dhe ka arritur fitore dërrmuese, duke ofruar një garanci të fuqishme për të çuar përpara arritjet historike të kauzës së Partisë dhe të shtetit. Partia Komuniste e Kinës nëpërmjet vetëreformimit të saj, ka rrezatuar në vazhdimësi një vitalitet të fuqishëm, duke bashkuar dhe udhëhequr popullin kinez në përpjekjet e tij të pandërprera për të ndërtuar një vend të fuqishëm dhe për të arritur rilindjen kombëtare.

Gjatë 76 viteve të fundit, Kina ka promovuar modernizimin kinez përmes zhvillimit me cilësi të lartë. Në vitin 2024, PBB-ja e Kinës arriti në 134.9 trilionë RMB (afërsisht 18.7 trilionë dollarë amerikanë), një rritje prej 5% nga viti në vit, duke ruajtur fort pozicionin e saj si ekonomia e dytë më e madhe në botë. Në gjysmën e parë të këtij viti, pavarësisht goditjeve të rënda në rendin ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar, ekonomia e Kinës iu përball sfidës, duke arritur një rritje prej 5.3%. Kjo rritje u nxit nga zhvillimi i përshpejtuar i produktivitetit me cilësi të re, me vlerën e shtuar të prodhimit të teknologjisë së lartë mbi madhësinë e caktuar që u rrit me 9.5% nga viti në vit, prodhimin e automjeteve të energjisë së re që u rrit me 36.2% nga viti në vit, dhe shkallën e industrisë së inteligjencës artificiale që tejkaloi 700 miliardë RMB. Hapja në nivel të lartë vazhdoi të përparonte, importet dhe eksportet me 190 vende dhe rajone u rritën , dhe tregtia e mallrave tejkaloi 20 trilionë RMB, gjëja e cila shënon një rekord të ri. Faktet kanë vërtetuar se ekonomia kineze është e qëndrushme dhe ka potencial të madh, dhe trendi i saj themelor pozitiv afatgjatë mbetet i pandryshuar. Investimi në Kinë është investim në të ardhmen, dhe ecja me Kinën është ecja me mundësi.

Gjatë këtyre 76 viteve , arritjet e Kinës në luftën për zbutjen e varfërisë, kanë krijuar mirëqenie për qindra milionë njerëz. Që nga Kongresi i 18-të i Partisë Komuniste të Kinës, Kina ka hyrë në rrugën e reduktimit të varfërisë me karakteristika kineze, duke arritur një fitore të plotë në luftën për zbutjen e varfërisë, duke zhdukur historikisht varfërinë absolute si dhe duke realizuar 10 vjet para afatit objektivin e reduktimit të varfërisë të Axhendës të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030. Jeta e popullit kinez është përmirësuar në të gjitha aspektet, jetëgjatësia mesatare ka arritur në 79 vjeç dhe të ardhurat e disponueshme për frymë që janë rritur në 41,314 juanë. Kina ka ndërtuar sistemet,  sigurimet shoqërore dhe shëndetësi, ndërsa ndjenja e përfitimit, lumturisë dhe sigurisë së popullsisë po rritet vazhdimisht.

Zonja dhe zotërinj, të nderuar miq,

Miqësia tradicionale midis Kinës dhe Shqipërisë është rrënjosur thellë në zemrat e popujve tanë. Më shumë se gjysmë shekulli më parë, në bazë të projekt-rezolutës së paraqitur nga Shqipëria dhe Algjeria, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën 2758 me shumicë dërrmuese votash, duke i rikthyer me sukses vendin legjitim të Kinës në Kombet e Bashkuara. Parimi i një Kine është bërë një konsensus i gjerë në komunitetin ndërkombëtar dhe një normë themelore e respektuar universalisht në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kina gjithmonë e ka mbajtur në mendje  aktin e drejtë të Shqipërisë në atë kohë.

Vitet e fundit, marrëdhëniet Kinë-Shqipëri kanë ruajtur një zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Liderët e të dyja vendeve mbajnë komunikime dhe shkëmbime të shpeshta. Procedurat për hyrjen e produkteve bujqësore shqiptare në Kinë po përparojnë vazhdimisht,  ndërsa bashkëpunimi në fushën e energjisë së re, siç janë automjetet elektrike, po shfaq perspektiva të gjera. Nga janari deri në korrik të këtij viti, tregtia dypalëshe arriti në 69.7 miliardë lekë (rreth 830 milionë dollarë amerikanë), me një rritje prej 18.71% krahasur me vitin e kaluar.  Kina vazhdon të jetë partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Këtë vit, Administrata e Përgjithshme e Sportit e Kinës nënshkroi një memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin sportiv me Komitetin Olimpik Shqiptar. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për heqjen reciproke të vizave dhe memorandumit të mirëkuptimit mbi bashkëpunimin e turizmit, shkëmbimet mes qytetarëve kinezë dhe shqiptarë janë bërë më të shpeshta. Në vitin 2024, numri i turistëve kinezë në Shqipëri kaloi 26,000, me një rritje prej 107% nga viti i kaluar. 

Aktualisht, Shqipëria ndodhet në një fazë kyçe të zhvillimit kombëtar. Kryeministri Rama i paraqiti Parlamentit programin e qeverisë së tij, i cili duke pasur si objektiv bazë “integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030”, fokusohet në tre fusha kryesore: Shqipëria evropiane, rritje e qëndrueshme ekonomike dhe mirëqenie e popullit. Programi identifikoi rreth 300 prioritete kryesore për qeverinë e re, duke paraqitur një vizion të bukur për Shqipërinë. Ambasada kineze dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi për të mbajtur kontakte të ngushta me të gjitha palët, për të forcuar shkëmbimet në të gjitha nivelet midis dy vendeve, për të thelluar bashkëpunimin pragmatik midis Kinës dhe Shqipërisë në kuadër të Nismës “Një Brez, një Rrugë” dhe bashkëpunimit Kinë-Evropë Qendrore e Lindore, si dhe për të vazhduar zgjerimin e shkëmbimeve njerëzore e kulturore, për të kontribuar në zhvillimin ekonomik social të Shqipërisë, në mënyrë që miqësia Kinë-Shqipëri të zhvillohet brez pas brezi në epokën e re.

Zonja dhe Zotërinj, të nderuar Miq,

Ky vit shënon 80-vjetorin e Fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez Kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Botërore Antifashiste. Kina ka mbajtur një ceremoni solemne përkujtimore dhe një paradë të madhe ushtarake për të kujtuar historinë, për të nderuar dëshmorët, për të çmuar paqen dhe për të ecur përpara drejt së ardhmes. Aktualisht, bota po përballet me ndryshime shekullore të përshpejtuara, trazirat rajonale janë  shpeshtuar, zhvillimi ekonomik po has në pengesa, dhe deficiti i qeverisjes është duke u përkeqësuar. Duke pasur parasysh të ardhmen dhe fatin e njerëzimit, Presidenti Xi Jinping paraqiti Nismën e Qeversjes Globale, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë barazinë sovrane, të respektojë ligjin ndërkombëtar, të praktikojë multilateralizmin, të promovëjë parimin “njeriu në qendër” dhe të fokusohet tek veprimi. Ai gjithashtu artikuloi parimet, metodat dhe qasjet e nevojshme për të reformuar dhe përmirësuar qeverisjen globale. Konceptet kryesore të Nismës së Qeverisje Globale janë në harmoni të plotë me qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, duke kontribuar edhe më tej me mençurinë kineze dhe duke propozuar zgjidhje kineze për forcimin dhe përmirësimin e qeverisjes globale. Kina do të mbështesë parimin e konsultimit të gjerë, kontributit të përbashkët dhe përfitimeve të përbashkëta në qeverisjen globale, dhe do të forcojë koordinimin dhe komunikimin me vendet në të gjithë botën, duke përfshirë Shqipërinë, për të zbatuar së bashku Nismën e Zhvillimit Global, Nismën e Sigurisë Globale, Nismën e Qytetërimi Global dhe Nismën e Qeverisjes Globale, duke promovuar një sistem qeverisjeje globale më të drejtë dhe të barabartë dhe për tu ecur së bashku drejt ndërtimit të Komunitetit me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Zonja dhe zotërinj, miq,

Së fundmi, dua t’ju ftoj të ngremë një dolli së bashku,

Për 76-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës,

për miqësinë e qëndrueshme Kino-Shqiptare,

dhe për shëndetin dhe lumturinë e të gjithë mysafirëve tanë.

Gëzuar!

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Kush është Elvis Lila, drejtuesi i komanduar i SHISH? Nga kundërzbulimi në krye të Inteligjencës Shqiptare

28 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Përtej debatit për KSK-në, Shqipëria ka nevojë për reformë të sistemit të sigurisë

28 Shtator, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

28 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026

Kush është Elvis Lila, drejtuesi i komanduar i SHISH? Nga kundërzbulimi në krye të Inteligjencës Shqiptare

28 Shtator, 2026

Eric Wendt në Tiranë: Një mandat amerikan në një pikë kthese për Shqipërinë dhe Ballkanin

28 Shtator, 2026

Përtej debatit për KSK-në, Shqipëria ka nevojë për reformë të sistemit të sigurisë

28 Shtator, 2026

Çmimi i psikozës së luftës

28 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.