• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

OKB: 80 vjet nga dita e formimit të organizatës ndërkombëtare universale

25 Qershor, 2025
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Artikull i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri SHTZ. Alexey Zaytsev me rastin e 80-vjetorit të formimit të OKB-së

80 vjet më parë, më 26 qershor 1945, u nënshkrua Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky ishte rezultati kryesor i Konferencës së San Franciskos (prill-qershor 1945, SHBA), puna e së cilës kishte për qëllim zhvillimin e parimeve dhe strukturës së Organizatës së ardhshme Botërore. Dokumenti themelor ndërkombëtar, i cili në një formë detyruese vendosi parimet dhe normat themelore të sjelljes së shteteve në arenën botërore, rregulloi marrëdhëniet midis shteteve, aktivitetet e organeve të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare të përfshira në sistemin e saj, u mbështet nga 50 vende pjesëmarrëse në Konferencë, përfshirë BRSS-në, si dhe Republikën Sovjetike Socialiste të Ukrainës dhe Republikën Sovjetike Socialiste të Bjellorusisë që ishin pjesë e tij. Në emër të Bashkimit Sovjetik, Karta u nënshkrua nga Ambasadori i BRSS-së në SHBA A.A.Gromyko.

Krijimi i Kombeve të Bashkuara u bë i mundur falë Fitores në Luftën e Dytë Botërore, e cila u arrit me koston e bëmës së paparë të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe dhe miliona jetëve të qytetarëve të BRSS-së, si dhe shteteve të tjera që iu bashkuan koalicionit anti-hitlerian për të luftuar nazizmin dhe fashizmin.

Bashkimi Sovjetik, pasardhësi ligjor i të cilit është sot Rusia, dha një kontribut kryesor në hedhjen e themeleve të Organizatës Botërore. Pikërisht në Konferencën e Moskës të Ministrave të Punëve të Jashtme të BRSS-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe (Vyacheslav Molotov, Cordell Hull dhe Anthony Eden) në vjeshtën e 1943 u nënshkrua dokumenti i parë për krijimin në kohën më të shkurtër të mundshme të një organizate ndërkombëtare, që do të mbronte brezat e ardhshëm nga një konflikt tjetër global.

Marrëveshja përfundimtare për krijimin e OKB-së u arrit gjatë Konferencës së Jaltës me pjesëmarrjen e udhëheqësve të tre vendeve të koalicionit anti-hitlerian – Josif Stalin, Franklin Roosevelt dhe Winston Churchill, e cila u zhvillua në Krime nga 4 deri më 11 shkurt 1945. U ra dakord që aktiviteti i Organizatës Botërore do të bazohej në parimin e unanimitetit të fuqive të mëdha – anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, të cilët fituan të drejtën e vetos.

Më vonë, nën rolin udhëheqës të palës sovjetike, ideja e krijimit të OKB-së u përmirësua dhe përfundimisht u realizua gjatë Konferencës së lartpërmendur të San Franciskos të vitit 1945. Një pjesë aktive në punën e saj mori delegacioni i BRSS, ndër arritjet kryesore të të cilit ishte përfshirja në Kartën e ardhshme të OKB-së e dispozitave mbi nevojën për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare me mjete paqësore, si dhe të procedurës së votimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të bashkërënduar që në Konferencën e Jaltës. BRSS, së bashku me fuqitë e tjera fitimtare në Luftën e Dytë Botërore – Britaninë e Madhe, Kinën, SHBA-të dhe Francën – u bë një nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, organit që mban përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, vendimet e të cilit janë të detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare të Organizatës.

Karta e OKB-së, e nënshkruar më 26 qershor 1945, fiksoi normat themelore ligjore ndërkombëtare që formuan kodin e sjelljes për shtetet në arenën botërore. Para së gjithash, bëhet fjalë për barazinë sovrane të shteteve, mosndërhyrjen në punët e tyre të brendshme, të drejtat e barabarta dhe vetëvendosjen e popujve, detyrimin për të zbatuar vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për të forcuar OKB-në si një qendër për koordinimin e veprimeve.

SHTZ. Alexey Zaytsev

Vendimet e miratuara 80 vjet më parë në konferencën e San Franciskos demonstruan unitetin e komunitetit botëror në dëshirën e tij për të shpëtuar brezat e ardhshëm nga fatkeqësitë e luftës dhe konflikteve globale, duke hedhur themelet për një sistem të ri, më të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare – sistemin e Jalta-Potsdam-it. Te Organizata Botërore, njerëzimi gjeti, për nga legjitimiteti dhe përfaqësimi i saj, një platformë unike negociuese. U krijua një bazë e qëndrueshme institucionale për vendosjen e bashkëpunimit të barabartë shumëpalësh në interes të zgjidhjes së një game të gjerë problemesh që lidhen me ruajtjen e paqes dhe sigurisë, garantimin e zhvillimit progresiv social dhe ekonomik dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Më lejoni t’ju kujtoj se pikërisht në OKB, me rolin kyç të vendit tonë, u morën vendime historike që hodhën themelet për formimin e një rendi botëror shumëpolar, të drejtë dhe demokratik. Një nga shembujt është miratimi në 1960 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me iniciativën e BRSS-së, i Deklaratës për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonialë. Dhjetëra territore, të cilat më parë ndodheshin nën zgjedhën e metropoleve, fituan një shans për të ndërtuar shtetësinë e tyre dhe për t’u zhvilluar në mënyrë të pavarur. Me kalimin e dekadave, disa nga ish-kolonitë kanë arritur një përparim të konsiderueshëm, duke pretenduar tashmë rolin e qendrave të fuqisë në një botë shumëpolare.

Sot Rusia vazhdon të marrë pjesë aktive në punën e OKB-së, në drejtimet politike, ekonomike e sociale, humanitare, mjedisore dhe jep një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për të nxitur zhvillimin ndërkombëtar. Kështu, vendi ynë është një nga donatorët më të mëdhenj të Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së, duke mbështetur punën e tij në shumë vende të botës. Që nga viti 2003 Qeveria e Rusisë ka ndarë më shumë se 430 milionë dollarë në mbështetje të misioneve humanitare dhe projekteve të zhvillimit të WFP-së.

Gjatë 80 viteve të historisë së saj, OKB-ja ka përjetuar shumë periudha të vështira. Por, edhe gjatë Luftës së Ftohtë shtetet themeluese ditën të gjenin kompromise dhe të punonin së bashku për të gjetur përgjigje për sfidat dhe kërcënimet globale. “Momenti njëpolar” në marrëdhëniet ndërkombëtare në vitet 1990 ndikoi negativisht në pozicionet e OKB-së. Pas shpërbërjes së BRSS-së “Perëndimi kolektiv” e konsideroi veten fitues të Luftës së Ftohtë, mori rolin e arbitrit të fateve të të gjithë njerëzimit dhe filloi të injoronte gjithnjë e më shumë trashëgiminë e etërve themelues të OKB-së, duke marrë një kurs për të zëvendësuar Kartën e Organizatës Botërore me një “rend të bazuar në rregulla”, pa qenë e qartë nga kush të hartuara dhe të miratuara. Në thelb, bëhej fjalë për një politikë të standarteve të dyfishta, e cila në fund u shndërrua në një seri operacionesh ushtarake të Perëndimit kundër shteteve sovrane, në një zgjerim të vazhdueshëm të NATO-s në Lindje me injorimin e plotë të interesave të vendeve të tjera në fushën e sigurisë, në një politikë të sanksioneve të paligjshme, shkatërrimin e Traktatit ABM, Traktatit INF, Traktatit për Qiejt e Hapur, Traktatit për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE), që garantuan për disa dekada një stabilitet global strategjik.

Sot, shohim vazhdimisht se si vendet perëndimore keqpërdorin platformat e OKB-së për të hartuar axhendën e tyre, larg problemeve reale botërore, përpiqen të vënë nën kontrollin e tyre Organizatën Botërore. Po në këtë drejtim vërehet një shpërfillje e rregullt e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të detyrueshme për zbatim, si edhe një “privatizim” i Sekretariatit të OKB-së, shumë prej përfaqësuesve të të cilit ndjekin një qasje selektive ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës.

Në të njëjtën kohë, në kushtet e formimit të një rendi botëror shumëpolar, detyra e reformimit të Organizatës Botërore, adaptimit të saj ndaj realiteteve të reja ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më e mprehtë. Pala ruse merr pjesë aktive në këtë proces, duke mbështetur, në veçanti, zgjerimin e Këshillit të Sigurimit, dhënien e një karakteri më demokratik këtij organi, duke përfshirë në përbërje të tij vende të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine. Çështja e një formimi më të drejtë të Sekretariatit të Organizatës Botërore, ku perëndimorët ende dominojnë në të gjitha pozicionet kyçe, gjithashtu prej kohësh ka fituar aktualitet. Kriteret, që prej shumë vitesh janë në fuqi, nuk pasqyrojnë peshën reale të shteteve në çështjet botërore dhe sigurojnë në mënyrë artificiale dominimin e tepërt të qytetarëve të vendeve të NATO-s dhe BE-së.

Megjithatë, pavarësisht të gjitha kritikave ndaj Organizatës, OKB-ja mbetet platforma ndërkombëtare më e madhe dhe më universale në historinë e njerëzimit, në të cilën mund të kërkohen përgjigje kolektive për shumë nga sfidat e kohës sonë. Rusia i është përmbajtur vazhdimisht kursit në mbështetje të rolit qendror koordinues të OKB-së në çështjet botërore. Vendi ynë vazhdimisht niset nga përparësia e dispozitave të Kartës së Organizatës Botërore, normat dhe parimet e të cilave duhet të respektohen jo në mënyrë selektive, por në të gjithë plotësinë, tërësinë dhe ndërlidhjen e tyre në interes të rregullimit të drejtë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zgjidhjes efektive të problemeve globale. Ne jemi të bindur se është e mundur të përparojmë drejt arritjes së qëllimeve të larta të OKB-së, vetëm përmes koordinimit të përpjekjeve të të gjitha shteteve anëtare mbi bazën e bashkëpunimit të barabartë, respektit të ndërsjellë, ekuilibrit të interesave, me kusht heqjen dorë nga pretendimet për ekskluzivitet.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

Në 80 Vjetorin e Konferencës së Paqes në Paris !

21 Gusht, 2026
Kryesore

65 Vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit

13 Gusht, 2026
Retrospektive Diplomatike

Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

22 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.