• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Kryeministri Rama nuk i do shqiptarët.

9 Korrik, 2025
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

FOKUS

Kryeministri Edi Rama nuk i do shqiptarët. Kjo nuk është një fjali e nxituar, por një përfundim i bazuar në fakte, në realitetin që shqiptarët e ndershëm jetojnë çdo ditë. Në çdo mandat të tij qeverisës, ai ka treguar se për të, qytetari i zakonshëm është një problem, jo një pasuri.

Në vend që të jetë përkrahës dhe mbrojtës i qytetarëve të thjeshtë, ai ka zgjedhur rrugën e dhunës institucionale, keqtrajtimeve dhe asimilimit të shqiptarëve në vendin e tyre.

Mandati i parë i qeverisë së Edi Ramës solli përndjekjen penale dhe, në disa raste, tragjikisht çoi drejt vetëflijimit disa kryefamiljarë, të cilët akuzoheshin për vjedhje të energjisë elektrike.

Edi Rama ndërmori një fushatë të ashpër për të “disiplinuar” sektorin e energjisë, duke vendosur gjoba të mëdha dhe duke ndjekur penalisht qytetarë që për vite kishin përfituar energji elektrike pa pagesë, shpesh me dijeninë dhe heshtjen e punonjësve të institucioneve shtetërore nën qeverisjen Berisha.

Në fakt, kjo e ashtuquajtur ‘vjedhje’ nga ana e qytetarëve nuk qëndron, pasi mungesa e plotë e infrastrukturës energjetike i detyroi banorët në zonat informale të gjenin zgjidhje alternative vetë.

Ky ishte një problem i përhapur në atë kohë, jo si pasojë e papërgjegjshmërisë së qytetarëve, por si pasojë e kaosit shtetëror dhe mungesës së një sistemi të drejtë e funksional. Në shumë raste, punonjësit e institucioneve shtetërore, në vend që të zbatonin ligjin, vendosnin gjoba të padrejta ndaj familjeve ose kërkonin ryshfet për të mos vendosur matësin e energjisë elektrike.

Ndryshe nga vende të tjera, ku borxhet e prapambetura të qytetarëve janë falur në situata të ngjashme, në Shqipëri kjo nuk ndodhi. Qeveria Rama nuk tregoi mëshirë. Me urdhër të saj, mijëra familje u gjobitën, u arrestuan dhe u trajtuan si kriminelë, edhe pse shumica e tyre ishin kryefamiljarë të papërfshirë më parë në asnjë veprim të jashtëligjshëm.

Në disa raste, përballja me arrestin dhe trajtimin si kriminelë ka çuar deri në vetëvrasje, një pasojë tragjike e një politike ndëshkuese të pamëshirshme nga qeveria Rama1.

Rasti më i rëndë i asaj kohe ishte një aksident tragjik që përfshiu një nënë dhe tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa ajo po udhëtonte drejt Rrogozhinës për të vizituar bashkëshortin e saj, i cili ndodhej në burg për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Ngjarja ndodhi në maj të vitit 2016 dhe përfundoi në mënyrë fatale, duke i marrë jetën dy prej fëmijëve, të saj të mitur.

Pa dyshim, shteti ligjor duhet të funksionojë. Ligji duhet të zbatohet për të gjithë dhe në mënyrë të barabartë. Por një qeveri, mbi të gjitha, duhet të kujdeset për popullin e vet, jo ta poshtërojë, dhunojë apo të sillet ndaj tij me arrogancë dhe shpërfillje, siç ka ndodhur shpesh gjatë mandateve të qeverisë Rama.

Edhe gjatë mandatit të dytë, qytetarët u përballën me dhunë institucionale. Shumë prej tyre u tërhoqën zvarrë nga shtëpitë e ndërtuara pa leje, ndonëse vetë kryeministri kishte premtuar se ky problem do të zgjidhej dhe se procesi i legalizimeve do të përmbyllej. Në realitet, kemi parë fëmijë të traumatizuar dhe madje ka pasur edhe një rast humbjeje jete nga infarkti, si pasojë e një tronditjeje të fortë psikologjike. Është e paimagjinueshme të përballesh me makina të rënda që shembin shtëpinë të ndërtuar me vite sakrifice dhe djersë.

Z. Rama nuk tregoi asnjë ndjeshmëri ndaj dhunës psikologjike, dëmit financiar dhe pasojave shkatërruese që këto veprime sollën mbi dhjetra-qindra familje. Ata u lanë në rrugë, pa një plan të qartë strehimi apo mbështetjeje, si pasojë jo e fajit të tyre, por e dështimeve të vetë shtetit.

Në të vërtetë, pavarësisht se cila forcë politike ishte në pushtet ajo e kampit “blu” apo “rozë”, shteti i ka lejuar këto ndërtime të ngriheshin, zyrtarë të korruptuar kanë marrë para nën dorë duke mbyllur sytë për vite me radhë. E më pas, këta qytetarë u përdorën si shembuj “suksesi” të reformës në urbanistikë.

Në mandatin e tretë, makineritë e rënda, Edi Rama ia faturoi bashkive. Për shembull, në Tiranë kemi parë vetëm germadha dhe familje të nxjerra dhunshëm në mes të rrugës. Në Lagjen 5 maj dhe te Zona e Astirit, u përdor dhunë fizike, psikolgjike dhe financiare. Pa diskutim që jam për zbatimin e ligjit, por vetëm kur ai vlen për të gjithë, jo sipas perzgjedhjes së qeverisë.

Në këtë mandat, fokusi kryesor i Ramës ishte politika e jashtme, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ofrimi i Shqipërisë si vend mikpritës për refugjatë, afganë, ukrainas, e deri emigrantët që zbresin në brigjet italiane. Shqipëria u hapi dyert dhe u vuri në dispozicion tokën të huajve, ndërsa brenda vendit, vetë qytetarët e saj nuk guxojnë të gëzojnë atë që kanë ndërtuar me mund dhe sakrificë

Ndërkohë, u shpenzuan fonde të shumta për reklama në media prestigjioze ndërkombëtare, që shkruanin për Shqipërinë si destinacion turistik që po lulëzon. Vetë Rama u bë zëri që thërriste shqiptarët të vinin e të investonin në vendlindje. Dhe kështu ndodhi. Emigrantët erdhën, ndërtuan me mund dhe sakrificë.

Derisa erdhi 11 maji dhe Rama fitoi bindshëm mandatin e katërt me 83 mandate, një fitore e frikshme që tregon se ai ka çdo pushtet të mundshëm në dorë.

Përpara kësaj, ai u ul “gju më gju” me popullin, sidomos në Malësi, në Dukagjin, në Theth, duke iu premtuar një “paketë për malet”. Në të vërtetë, ende nuk dihet çfarë përmban kjo paketë dhe kush do të përfitojë prej saj, sepse veprimet e sotme tregojnë se ajo nuk vlen për banorët që duan të investojnë në tokat e trashëguara brez pas brezi.

Gjithsesi, Rama zgjodhi si përfaqësuese një emër të njohur dhe të suksesshëm në fushën e turizmit malor, Marjana Koçekun, duke premtuar mbështetje për bujtinat dhe zhvillimin e zonës. Megjithatë, siç shkruam edhe në një editorial për Argumentum.al: “Çfarë do të ndodhë me Marjanën pasi ajo të ulet në karrigen e deputetes? Sa guxim do të ketë të kundërshtojë politikisht ‘kumbarin’ e saj? Sa do të mbrojë interesat e Malësisë, kur të vijnë investitorët strategjikë me makineri të rënda për të shkatërruar origjinalitetin e atij vendi epik?” Apo në rastin konkret, kur shteti dërgon makineritë për të shkatërruar atë që është ndërtuar?

Paralajmërimi ynë u vërtetua. Marjana u përdor si karrem për të siguruar votat në Malësi, pa pasur më pas asnjë ndikim real në mbrojtjen e interesave të komunitetit që e votoi.

Pa u formuar ende zyrtarisht qeveria “Rama 4”, makineritë e rënda janë tashmë në Theth dhe në çdo cep të Shqipërisë, duke shembur strukturat e ngitura në kulmin e sezonit turistik, ato që Rama i quan “ndërtime pa leje që cenojnë hapësirat publike”. Por të gjithë pyesin sot: Ku ishte qeveria Rama këto muaj, kur këto struktura po ndërtoheshin? Pse nuk veproi një vit më parë për t’i ndaluar?

Në vend që ti parandalonte, Rama i la qytetarët të ndërtonin, i joshi me premtime se qeveria do t’i mbështeste, mjafton të investonin. Dhe ata investuan. Por pasi mori mandatin e katërt, në mënyrë të pabesë, ai ka nisur prishjen e bujtinave në mes të sezonit turistik, përpara syve të turistëve, ku dhjetëra familje thonë se po humbasin gjithçka.

Edi Rama nuk po lufton paligjshmërinë, ai po ndërton një sistem paligjshmërie të kontrolluar nga vetë qeveria, për ta përdorur si levë politike sa herë që i intereson. Kur ndërtojnë të afërmit e pushtetit, askush nuk i sheh. Kur ndërton qytetari i thjeshtë, vjen fadroma në mes të sezonit turistik. A është ky shtet ligjor? Apo është ligji i të fortit?

Kjo është dhunë ndaj popullit të vet. Dhe po, guxoj ta them: Kjo është mosmirënjohje, është urrejtje.

Ka mënyra shumë më të drejta dhe më ligjore për të ndërtuar një shtet ligjor.

Hapi i parë që duhet të kishte marrë z. Rama, ishte të evidentonte të gjithë zyrtarët lokalë që lejuan, sipas vetë atij “masakrën mjedisore”. Pastaj duhej tu jepej kohë  qytetarëve dhe investitorëve për të rregulluar situatën pas sezonit turistik. Kjo do të kishte qenë e drejtë, ligjore por dhe njerëzore.

Por realiteti është tjetër. Dhuna institucionale, përçmimi ndaj qytetarëve, mosmirënjohja dhe shkatërrimi janë bërë metodë qeverisëse. Dhe kjo nuk është më çështje ligji, është çështje arrogance.

Sot, qytetarët në Theth me të drejtë pyesin:

-Kush ka të drejtë të investojë në tokat tona?

-Cili investitor strategjik do të zëvendësojë banorët e alpeve?

-Kush përfiton nga “paketa e maleve”?

Ajo që sugjeroj për të gjithë qytetarët, në çdo cep të Shqipërisë, është të kërkojnë dëmshpërblim për këtë dhunë financiare në mes të sezonit turistik. Për faktin se janë lejuar me ndërgjegje të plotë të zhvillojnë dhe të ndërtojnë pa leje.

Zoti Rama, është e vërtetë që jeni Kryeministri i Shqipërisë dhe administratori i saj, por nuk jeni zot i tokave të shqiptarëve. Bëj shtet ligjor për të gjithë njësoj, jepi përparësi familjarit që të investojë, dhe jo investitorëve të ashtuquajtur “strategjikë” që vijnë me emra të panjohur për shqiptarët. Ata janë rreziku i asimilimit të këtij populli.

Në fakt, me gjithë këto veprime, mosveprime dhe qëndrime, tregon se Kryeministri Rama nuk e do popullin e tij, nuk i do shqiptarët. Ndaj druaj se mandati i katërt do të jetë zëvendësimi i tyre me të huaj. Ka filluar në fakt… por tashmë është e qartë se Shqipërinë rrezikojnë të mos e gëzojnë më shqiptarët.

Në vend që të godasë korrupsionin, ai po godet popullin. Në vend që të mbështesë familjarin që do të investojë në tokën e tij, ai po iu jep tokat “investitorëve strategjikë”, me interesa të paqarta. Këta janë pararendësit e një asimilimi të heshtur, të një Shqipërie që po zbrazet nga shqiptarët dhe po mbushet me shtetas të huaj.

Kjo që po ndodh nuk është një reformë, por një asimilim i mbështetur nga vetë shteti. Dhe nëse ka një moment për të ngritur zërin, është pikërisht tani.

m.doda

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Bota

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026
FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026
FOKUS

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.