Të martën pasdite, Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, President i Republikës Popullore të Kinës dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, u takua me përfaqësues nga të gjitha grupet etnike dhe sektorët e ndryshëm në Xinjiang. Në emër të Komitetit Qendror të Partisë, ai shprehu përshëndetje të sinqerta dhe urime të përzemërta për njerëzit e të gjitha grupeve etnike në Xinjiang, duke shpresuar se ata do të bashkohen dhe do të përpiqen për progesin, për të ndërtuar sa më mirë një Xinjiang të bukur, në procesin e modernizimit të stilit kinez.
Gjatë takimit, Xi Jinping shëmbeu përshëndetje të përzemërta me përfaqësuesit dhe bëri foto me ta.
Foto nga CMG
Foto nga CMG
Xi Jinping u takua gjithashtu edhe me zyrtarët dhe përfaqësuesit e veteranëve nga Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgur dhe departamentet përkatëse, prefekturat dhe qytetet. Xi u takua me anëtarët e ekipit udhëheqës të Korpusit të Prodhimit dhe Ndërtimit të Xinjiang-ut dhe zyrtarët përkatës. Xi u takua me përfaqësues të kuadrove që ndihmojnë Xinjiangun, përfaqësues të oficerëve të policisë, figurat patriotike nga komuniteti fetar dhe përfaqësues të kuadrove të punës fetare në nivel bazë.
Atë pasdite, Xi Jinping u takua përzemërsisht edhe me kuadro udhëheqëse të trupave të stacionuara në Urumqi, si dhe me disa figura shembullore të bazës. Në emër të Komitetit Qendror të Partisë dhe Komisionit Qendror Ushtarak, Xi u shprehu përshëndetje të sinqerta të gjithë oficerëve dhe ushtarëve të trupave të stacionuara në Xinjiang./cgtn