“Ende nuk i kemi rezultatet përfundimtare, por mbi bazën e kampioneve të startifikuara, është e qartë se këto zgjedhje i kemi humbur, ka fituar lista studento-bllokuese, do të kenë 135 deri në 140 mandate e ne afro 105 (parlamenti serb ka 250 deputetë. Shën. i përkth.), askush tjetër nuk, ka hyrë në parlament”, deklaroi Aleksandër Vuçiç.
Mbartësi i Listës “Serbia e Bashkuar” Aleksandër Vuçiç shkoi ndër të parët në shtabin zgjedhor të kësaj liste, sëbashku me të edhe Kryetari i partisë Millosh Vuçeviç si dhe Ana Brnabiç, Nemanja Staroviç. Marko Gjuriç dhe funksionarë të tjerë.

Interesimi për ndjekjen e natës zgjedhore nga Shtabi zgjedhor i Partisë përparimtare është jashtëzakonisht i madh, meqënëse janë akredituar më shumë se 110 media, jo vetëm nga vendi, jo vetëm nga rajoni, por edhe nga bota.
Në zgjedhjet paraardhëse parlamentare të vitit 2023, Partia përparimtare serbe fitoi 46,75 përqind të votave dhe kishte 129 vende deputetësh, transmeton Tahjugu.
IPSOS dhe Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (Cesid) publikuan një projeksion të shpërndarjes së mandateve për Asamblenë Kombëtare bazuar në 56 përqind të mostrës së përpunuar, sipas të cilës “Lista e Studentëve – Studentët Fitore” ka 139 mandate.
Siç u njoftua në llogarinë zyrtare të Cesid në rrjetin social X, lista “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar” fitoi 104 mandate, dhe lista “Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës – Balint Pastor” fitoi tre mandate.
Lista “Koalicioni Shqiptar – Koalicioni Shqiptar” ka dy mandate, dhe “Rasim Ljajiç – Ljudski (SDP-CDP)” dhe “SDA Sanxhak – Rojtarët e Sanxhakut” kanë nga një mandat secila.
/Argumentum.al





















































