• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

    Kosovë, dita e fundit për presidentin: Kurti-PDK pa marrëveshje, Specialja bllokon kompromisin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI MAQEDONI

A do të hyjë Maqedonia në BE pa të drejtë vote?

5 Mars, 2026
in MAQEDONI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski foli për dy skenarë të mundshëm që po diskutohen në Bruksel. Sipas tij, një nga opsionet është që Ukraina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian në fillim të vitit 2027, por pa të drejtë vote, duke marrë pjesë në institucionet dhe mekanizmat e BE-së

Ersan PAJAZITI

Shkup, 5 mars – Në një kohë kur Bashkimi Evropian po shqyrton mënyra të reja për ta përshpejtuar procesin e zgjerimit në një realitet gjithnjë e më kompleks gjeopolitik, në Bruksel po zhvillohen diskutime intensive për modele të reja të integrimit të vendeve aspirante. Mes tyre është edhe Maqedonia e Veriut, e cila prej vitesh mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane dhe pret hapa konkretë drejt anëtarësimit të plotë në BE, por sfida mbetet ndryshimet kushtetuese. Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së janë ftuar në një darkë të organizuar në Këshillin Evropian, ku pritet që Bjorn Seibert, shefi i kabinetit dhe bashkëpunëtori më i afërt i Ursula von der Leyen, t’i prezantojë idetë më të fundit të Komisionit Evropian për reformimin e procesit të zgjerimit. Takimi zhvillohet në një moment kur Bashkimi Evropian po përballet me sfidën se si ta përshtatë procesin e tij tradicionalisht të ngadaltë të zgjerimit me realitetin e ri gjeopolitik, veçanërisht pas luftës në Ukrainë dhe nevojës për integrim më të shpejtë të disa vendeve në strukturat evropiane.

Sipas raportimeve të fundit, Komisioni Evropian po shqyrton një reformë të mundshme që do të mundësonte anëtarësimin e disa vendeve në BE pa të drejtë të plotë vote në fazën fillestare. Ky model njihet si “anëtarësim i kundërt” ose “integrim gradual”, ku vendet mund të bëhen pjesë e Unionit edhe para përfundimit të plotë të reformave të brendshme në fusha si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit. Megjithatë, sipas informacioneve të publikuara nga media evropiane “Euractiv”, shumë qeveri të vendeve anëtare nuk tregojnë gatishmëri për një qasje të tillë të përshpejtuar. Edhe nëse një model i ri do të pranohej, çdo marrëveshje për anëtarësim do të duhej të ratifikohej njëzëri nga të gjitha vendet anëtare.

Hungaria, për shembull, pritet të mbetet skeptike ndaj anëtarësimit të Ukrainës, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 12 prillit në atë vend. Ndërkohë në Francë mund të kërkohet edhe referendum për zgjerimin. Për idenë e integrimit të përshpejtuar kanë shprehur interes më të madh Shqipëria, Serbia, Moldavia dhe Ukraina, ndërsa Maqedonia e Veriut ende nuk ka ndërtuar një qëndrim zyrtar për këtë model.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi javën e kaluar se për këtë ide kishte dëgjuar nga raportuesi evropian Tomas Vajc, por shtoi se propozime të ngjashme janë dëgjuar edhe më parë. Ajo theksoi se sipas traktateve aktuale të BE-së, vendet anëtare gëzojnë status të plotë dhe të drejtën e vetos. Sipas saj, duke pasur parasysh gjithçka që ka bërë vendi në rrugën drejt integrimit evropian, është e arsyeshme që edhe Maqedonia e Veriut të pyetet për modalitetet e mundshme të pranimit në BE.

Presidentja theksoi gjithashtu se integrimi i plotë dhe i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian mbetet garancia më e madhe për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Duhet t’i japim fund arsyeve artificiale dhe atyre me karakter identitar që pengojnë anëtarësimin në BE dhe të fokusohemi te kriteret e Kopenhagës”, deklaroi ajo gjatë një konference për shtyp. Edhe kryeministri Hristijan Mickoski foli për dy skenarë të mundshëm që po diskutohen në Bruksel. Sipas tij, një nga opsionet është që Ukraina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian në fillim të vitit 2027, por pa të drejtë vote, duke marrë pjesë në institucionet dhe mekanizmat e BE-së. Një skenar tjetër parashikon që këtij grupi t’i bashkohen edhe vende të tjera të rajonit si Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Moldavia.

Megjithatë, kjo qasje e ndarjes së vendeve në grupe dallon disi nga diskutimet që zhvillohen aktualisht në kryeqytetet evropiane dhe në Bruksel. Sipas “Euractiv”, Komisioni Evropian do të duhet të bëjë përpjekje të mëdha për të bindur vendet anëtare për një reformë të tillë të zgjerimit, pasi disa kryeqytete evropiane tashmë kanë shprehur dyshime për ndryshime kaq të thella.

Ekspertja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë në Berlin, Engjellushe Morina, deklaroi se aktualisht nuk duket se ekziston një strategji e qartë për zgjerimin. “Të jem e sinqertë, nuk mendoj se ekziston një strategji e mirëfilltë. Përveç kësaj ideje gjysmë të përgatitur, nuk shoh propozime të tjera që mund të funksionojnë”, tha ajo. Ndërkohë, komisionerja e BE-së për zgjerim, Marta Kos, ndodhet në Berlin ku pritet të përballet me pyetje të vështira lidhur me procesin e zgjerimit dhe përfshirjen e Ukrainës në këtë koncept.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur skepticizëm për mundësinë që Ukraina të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2027, ndërsa edhe Austria, Suedia dhe Franca kanë theksuar se zgjerimi duhet të bazohet në përmbushjen e kushteve dhe jo në shpejtësi. Edhe kryeministri i ri i Holandës, Rob Jetten, gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel pas zgjedhjes në këtë post, theksoi se vendi i tij është i hapur për diskutime rreth zgjerimit, por paralajmëroi se një proces shumë i shpejtë nuk do të ishte zgjidhje e mirë. “Ne jemi të hapur për të shqyrtuar mbështetje më të gjerë, por lëvizja shumë e shpejtë nuk është mënyra e duhur për të ecur përpara”, deklaroi ai.

Jetten shtoi se qeveria e re holandeze mbështet reduktimin e vendimmarrjes me unanimitet në BE, një qasje që do ta dobësonte të drejtën e vetos që shpesh përdoret nga disa vende anëtare.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërkohë ka hedhur poshtë publikisht kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për anëtarësim të vendit të tij në BE deri në vitin 2027. Megjithatë, Komisioni Evropian vazhdon të shqyrtojë mënyra për t’u ofruar vendeve kandidate një formë të integrimit të shpejtë në strukturat evropiane, edhe pa të gjitha të drejtat dhe përfitimet e anëtarësimit të plotë.

Në të njëjtën kohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç publikuan një artikull të përbashkët në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ku kërkuan përshpejtimin e integrimit të vendeve të përgatitura kandidate në tregun e përbashkët evropian dhe në zonën Shengen. Ata kujtuan se që nga viti 2013, kur Kroacia u bë anëtare e BE-së, asnjë vend tjetër nuk i është bashkuar Unionit. Sipas tyre, edhe pse kjo nuk do të thotë se angazhimi për zgjerim është zvogëluar, procesi është bërë më kompleks për shkak të reformave të brendshme, tensioneve gjeopolitike dhe shqetësimeve të vendeve anëtare. Rama dhe Vuçiç paralajmëruan se nëse vendeve aspirante u kërkohet të presin reformimin e vetë BE-së përpara se të anëtarësohen, kjo do të ishte një mënyrë indirekte për të mbyllur derën e zgjerimit. Ata theksuan se një qasje e tillë do të ishte e gabuar, kundërproduktive dhe madje e rrezikshme në kontekstin aktual gjeopolitik. 

/koha.mk

Related- Posts

MAQEDONI

Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

7 Tetor, 2026
MAQEDONI

Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

4 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kina dhe Evropa: dy qendra të ekonomisë globale, një hapësirë e përbashkët

7 Tetor, 2026

FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

7 Tetor, 2026

“Drejtësia” Greke dhe Bashkëpunëtorët (Çamë) të Pushtuesit

7 Tetor, 2026

Gjermani, ish-shefi i inteligjencës përballet me akuza për spiunazh

7 Tetor, 2026

Marco Rubio në Greqi: SHBA e quan Athinën shtyllë të pranisë së saj në rajon

7 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.