Forumi i Boaos për Azinë, i mbajtur në fillim të periudhës së Planit të 15-të 5-vjeçar, ka tërhequr vëmendje të gjerë. Në një sfond të ndërlidhur të pasigurisë globale, Kina — e cila ka qenë gjithmonë e fokusuar në zhvillim — po shihet gjithnjë e më shumë si një burim më i sigurt, më i besueshëm dhe më i qëndrueshëm i pritshmërive. Plani i 15-të 5-vjeçar siguron më tej drejtim të qartë për përmbushjen e këtyre pritshmërive.
Një sondazh i kryer nga CGTN-i mes përdorues të internetit në mbarë botën tregon se 94.9 % e të anketuarve besojnë që qëndrueshmëria dhe vijueshmëria e politikave janë bërë përparësi të dukshme të zhvillimit cilësor të Kinës.
Duke promovuar zhvillimin cilësor për të përmirësuar efikasitetin ekonomik dhe duke çuar përpare hapjen e nivelit të lartë ndaj botës, Kina po zbulon mundësi zhvillimi bazuar në përfitimin e ndërsjellë. Plani i 15-të 5-vjeçar i Kinës i ofron botës një kornizë të re dhe praktike për bashkëpunim. 87.8 % e pjesëmarrësve në sondazh besojnë që tregu i madh i Kinës do të ofrojë mundësi të rëndësishme për të gjitha vendet dhe 91.2 % thonë se zgjerimi i vazhdueshëm i hapjes së nivelit të lartë i Kinës tregon vendosmërinë dhe besimin e saj në ruajtjen e globalizimit ekonomik.
Vlen të theksohet që gjatë periudhës së Planit të 15-të 5-vjeçar, Kina do ta vendosë më shumë theksin në inovacionin teknologjik të pavarur, me “inteligjencën artificiale” që është bërë një term i përmendur shpesh. Në këtë drejtim, 94.2 % e të anketuarve thanë se pozicionimi i teknologjisë në Kinë është zgjeruar nga një industri e izoluar në përfshirjen e shumë fushave, si prodhimi dhe transformimi digjital. Ndërkohë, 94.1 % besojnë që forcimi i pavarësisë teknologjike në nivel të lartë nuk është më një masë e përkohshme e Kinës për të përballuar konkurrencën ndërkombëtare, por një zgjedhje strategjike afatgjatë për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm ekonomik.
Nga përfundimi i suksesshëm i Planit të 14-të 5-vjeçar te nisja e fortë e Planit të 15-të 5-vjeçar, Kina ka shndërruar në mënyrë të qëndrueshme vizionin e saj të zhvillimit në realitet nëpërmjet planifikimit të qëndrueshëm e konsisent afatmesëm dhe afatgjatë. Sipas sondazhit, 93 % e të anketuarve mendojnë që promovimi i vazhdimësisë dhe i zhvillimit afatgjatë nga Kina nëpërmjet planifikimit strategjik ofron një referencë të dobishme për komunitetin ndërkombëtar. Ndërsa pasiguria në komunitetin ndërkombëtar rritet, qëndrueshmëria dhe siguria e Kinës përbëjnë si forcë, ashtu edhe besim. Në këtë kontekst, 89.8 % e pjesëmarrësve në sondazh bien dakord që një ekonomi kineze e shëndetshme, e qëndrueshme dhe në zhvillim të vazhdueshëm do të vijojë të rrisë besimin dhe forcën nxitëse për rimëkëmbjen globale që po has vështirësi.
Sondazhi u publikua në platformat në gjuhën angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse të CGTN-it, me 11 493 përdorues interneti që votuan dhe shprehën opinionet e tyre brenda 24 orëve./cgtn





























































