Të dielën u mbyllën në Nagoya të Japonisë Lojërat e 20-ta Aziatike.
Në Lojërat Aziatike të këtij viti, Kina fitoi gjithsej 169 medalje të arta, 89 medalje të argjendta e 83 të bronzta, duke qenë e para në renditjen e medaljeve të arta dhe në atë të numrit të përgjithshëm të medaljeve për 12 lojëra aziatike me radhë që nga viti 1982. Kjo arritje shënoi gjithashtu rezultatin më të mirë të delegacionit kinez në numrin e medaljeve të arta në Lojërat Aziatike jashtë Kinës. Japonia u rendit në vendin e dytë me 83 medalje të arta dhe Koreja e Jugut në të tretin me 39 medalje të arta.
Në ceremoninë e mbylljes, sportisti i uindsërfit me hidrofoil Bi Kun ishte flamurmbajtësi i delegacionit kinez. Në Lojërat Aziatike të këtij viti, Bi Kun fitoi medaljen e artë në garën e uindsërfit me hidrofoil për meshkuj, duke arritur fitoren e tretë radhazi në Lojërat Aziatike.
Lojërat e ardhshme Aziatike do të mbahen në Doha të Katarit në vitin 2030./cgtn




















































