• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

IBAR? ”Mjaftueshëm”! Shumë zhurmë për asgjë! Kontraste të mëdha në Pekin! Po dalja ku është?

1 Qershor, 2026
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

REAL POLITIK NR. 126

1 – 31 MAJ  2026

Komente “ flash” mbi  4 ngjarjet kryesore diplomatike, shqip dhe shkurt, vetëm me 1000 fjalë nga analisti i njohur,  Mjeshtër i Madh në Diplomaci

DR. JORGJI KOTE

1.IBAR? ”Mjaftueshëm! Pas 4 muajsh debatesh dhe skepticizmi nga disa vende, COELA, Grupi i Punës i Këshillit të BE-së i vuri notën ” mjaftueshëm” IBARIT ose raportit të Komisionit Europian mbi vlerësimin e piketave të ndërmjetme për Shqipërinë. Për rrjedhojë, më 26 Maj u zhvillua në Bruksel Konferenca e tetë Ndërqeveritare me BE-në, e cila shënoi mbylljen  paraprake të Grupkapitullit të parë ” Themeloret” çka i çel rrugën mbylljes së pesë grupkapitujve të tjerë, me shpresë që kjo të përfundojë brenda vitit 2027. Vetëm se më përpara do të na duhet sërish të kalojmë ” në vrimën e gjilpërës”  te COELA për Themeloret ose ” Thembra e Akilit” për ne. Me  32 kushte, kritere dhe kërkesa shtesë që u vunë me këtë rast. Por, shyqyr gjeopolitikës, se mund ta kishim pësuar akoma më keq. Ndaj, tani boll më me refrene, retorika dhe  romantizma qeveritare; ajo çka  kërkohet për të realizuar objektivin madhor ”Shqipëria në BE 2030”  janë reforma dhe rezultate konkrete dhe pa përsëritur raste dhe incidente që bien nesh me frymën/gërmat e BE-së, sidomos lidhur me pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë.

2. Shumë zhurmë për asgjë! Nuk e kemi fjalën për komedinë e famshme të Shakesperit por për  disa sinjale  inkurajuese që kanë ardhur këto dy javët e fundit për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perendimor. 

Pas paketës me 6 propozime të Ministrit të  Jashtëm gjerman Johann Wadephul dhe propozimeve të ministrave të Jashtëm të pesë vendeve ish lindore, më 20 Maj Kancelari gjerman Friedrich Merz i dërgoi  një Letër  me rekomandime konkrete për reformimin e brendshëm dhe zgjerimin e BE-së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidentit të Këshillit Europian Antonio Costa dhe liderëve të tjerë të BE-së.

Për vendet e Ballkanit Perendimor në të tria këto propozime rekomandohet integrimi shkallë shkallë drejt anëtarësimit në BE. Ideja themelore këtu është  njohja  e reformave në sektorë të ndryshëm dhe shpërblimi i vendeve aspirante me përfitime të ndryshme fondesh, sidomos një akses më i shpejtë  në tregun e përbashkët të BE-së; po ashtu,  shtimi i pranisë së tyre me statusin e vëzhguesit në Këshillin dhe Parlamentin Europian, etj. Këto dhe të tjera masa tashmë të njohura konsiderohen si hapa të ndërmjetëm për t’i  inkurajuar vendet kandidate në intensifikimin e reformave, që anëtarësimi në BE të mos jetë  “rrugë e shkurtër” por me merita individuale. 

Në fakt, propozime të tilla janë sugjeruar disa  vite më parë nga një grup ekspertësh të shquar të BE-së mbi bazën e kërkesës së kësaj të fundit dhe tani së fundi nga Fondacioni prestigjioz gjerman ’Shkenca dhe Politika’.  

Ja pse, siç shprehet Barbara Lipert, drejtore e Studimeve në këtë fondacion, e cila ka mbi 35 vite që merret me kërkime dhe botime kushtuar integrimit europian dhe Ballkanit Perendimor, kjo paketë propozimesh tingëllon  “si një këngë/ avaz i vjetër por me melodi të re dhe ndonjë instrument më shumë në orkestrën e integrimit.”

Këto propozime po riaktivizohen tani mbasi Berlini dhe Parisi si liderët e BE-së po  kërkojnë rrugët dhe formatet për të ngushtuar  hendeqet e  mëdha midis këtyre tre aktorëve dhe faktorëve madhorë: deficiteve dhe nevojës ulëritëse të BE-së për reformimin e saj të brendshëm, që të ketë mundësinë nesër ose pasnesër të akomodojë 35 apo 37 vende anëtare, kur sot me 27 po has në shumë vështirësi; nevoja e madhe për përparim cilësor të vendeve kandidate me reformat me qëllim të përshpejtimit të anëtarësimit të tyre në BE, ama kryesisht me meritë dhe reforma dhe jo vetëm për hatër të gjeopolitikës; dhe të gjitha këto në kushtet e një trysnie të shtuar nga Rusia dhe luftës hibride që ajo zhvillon kudo, duke përfshirë vendet  e Ballkanit Perendimor; që këto të fundit, duke mos parë ende dritën e zgjerimit në fund të tunelit europian, të mos  rrëshqasin drejt Moskës.

Nga ana tjetër, pa këto bonuse dhe masa motivuese dhe përshpejtuese, koha në dispozicion për të gjithë, për BE-në dhe vendet kandidate, sidomos viti 2030  është tejet e  vogël.

Mirëpo, nisur edhe nga përvoja e kaluar, megjithë zhurmën, bujën dhe samitet, vështirë të pritet diçka konkrete së shpejti për “përkthimin” e këtyre ideve dhe propozimeve në vendime, për shkak të mungesës së kohezionit mes vendeve anëtare, pengesave dhe interesave të ndryshme dhe nevojës urgjente për reformimin e brendshëm të BE-së, pa të cilin as zgjerimi nuk do të funksiononte.

3. Kontraste të dukshme në Pekin! U vunë re gjatë vizitës së Presidentit amerikan Donald Trump më 14 – 15 Maj dhe atij rus Vladimir Putin më 19 – 20 Maj në Pekin. Gjithçka gjatë vizitës së Putinit, ceremoniali, deklarata e përbashkët dhe 40 marrëveshje të nënshkruara në të gjitha fushat, plus deklarimet e tyre entusiazte  që munguan me Trump nxuarrën në pah dallimet dhe kontrastet e dukshme midis aleancës strategjike dhe të qëndrueshme kino-ruse dhe marrëdhënieve të tensionuara me SHBA-të, megjithë një farë afrimi me të, sidomos nga ana e Rusisë pas agresionit kundër Ukrainës. Nga ana tjetër, nëse Presidentët Xi dhe Putin rikonfirmuan aleancën e tyre tradicionale anti-perendimore,  Trump vazhdon ta godasë dhe dobësojë aleancën  historike me Europën. Ndaj synimi amerikan për ta ndarë Moskën nga Pekini duket i dështuar qysh tani; kësisoj, shqetësimi mbetet si të shpëtohet aleanca parendimore, si me  Trumpin tani ashtu edhe pa atë më vonë. 

4. Po dalja ku është? Kjo pyetje lind  kur shehgjendjen « as luftë as paqe » me Iranin. Me paralajmërime, kërcënime dhe ultimatume të përditshme nga  Trump por që tani vështirë se ua ve veshin njeri. Irani vazhdon ta marrë vehten duke zhvilluar një luftë nervash “ tërhiq e mos e këput”, ku deri tani i ka ecur, sepse Trump nuk ka ende një plan “ dalje” Madje ka të dhëna se dëmtimet e një viti më parë në bazat raketore iraniane pas sulmeve amerikane nuk ishin aq shkatërruese sa paraqiten. Trump nuk shkoi as në dasmën e djalit të madh, që të ishte në krye të detyrës, por më kot. Po flitet edhe tani për një marrëveshje të re kornizë, por pa asnjë garanci, me përjashtim të shtyrjes së armëpushimit” nga “halli e jo nga malli”. Është trinomi i frikshëm – uraniumi i pasuruar, Hormuzi dhe kthimi i pasurive të ngrira Iraniane që askush nuk e di se si do të kalohen. Trump premton për një marrëveshje më të mirë se ajo e vitit 2015, por deri tani kjo nuk po duket.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

25 Tetor, 2026
Kryesore

Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

24 Tetor, 2026
Kryesore

Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

23 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Gjermania do të marrë pjesë në stërvitjen e parë ushtarake të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” në mbështetje të Ukrainës

25 Tetor, 2026

Serbi, mbahen zgjedhjet pas dy vitesh protestash studentore; Vuçiçi përballë sfidës politike

25 Tetor, 2026

Turqia dhe Greqia: Mosmarrëveshje e re për të drejtën detare në Mesdhe

25 Tetor, 2026

Vuçiçi para rënies, mund të shkaktojë kaos të rëndë. Shikoni se çfarë informojnë mediat e tij – a është përgatitur plani?

25 Tetor, 2026

Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

25 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.