Akademik Dr. Adamir Jerkoviç*-
Beteja për përfaqësuesin e ri të lartë të bashkësisë ndërkombëtare zbuloi më shumë se betejë mes dy kandidatëve: ajo hapi përsëri problemin e fatit të Marrëveshjes së Dejtonit, raportet mes Amerikës dhe Europës dhe aftësinë e forcave politike vendore për të përcaktuar ato vetë të ardhmen e shtetit.
Bosnjë e Hercegovina sot gjendet në një prej udhëkryqeve më të rëndësishme që nga përfundimi i luftës së fundit. Në shikim të parë, diskutimi rreth zgjedhjes së përfaqësuesit të lartë duket si njëri prej sërës së përplasjeve mes aktorëve ndërkombëtarë. Megjithatë, pas emrit trë kandidatit për përfaqësues të lartë fshihet shumë pyetje serioze: çfarë Bosnjë e Hercegovine duan fuqitë e mëdha dhe cili vend i mbetet qytetarëv e të saj në tërë këtë histori.
Seanca e fundit e Këshillit për implementimin e paqes, e cila merret me përzgjedhjen e njeriut të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (ZPL), tregoi se uniteti i Perëndimit në lidhje me Bosnjë e Hercegovinën i përket së kaluarës. U formuan dy blloqe. ShBA-të të cilët mbështesin fuqishëm diplomatin italian Antonio Zanardi Landi, ndërsa Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe qëndrojnë pas kandidatit francez René Troccaza. Pas konfliktit nuk qëndrojnë vetëm kandidatë të ndryshëm. Në thelb bëhet fjalë për përplasje mes dy vizionesh, dy këndvështrime të ndryshme mbi të ardhmen e Bosnjë e Hercegovinës. Fuqitë europianë, megjithëse pak të entuziazmuara me ekzistencën e ZPL-së, vazhdojnë të mendojnë se prania e tij gjithsesi është e nevojshme në mënyrë që të ruhet stabliteti i vendit dhe të parandalohet ndonjë krizë eventuale. Nga ana tjetër, administrata e re amerikane po shfaq gjithnjë e më pak interes për politikën tradicionale të ruajtjes së rendit të Dejtonit dhe këmbëngul gjithnjë e më shumë për modelin sipas të cilit të gjithë aktorët vendorë të marrin mbi vete përgjegjësi të plotë, krahas dobësimit gradual të kontrollit ndërkombëtar.
Ky ndryshim nuk lindi rastësisht. Me ardhjen e Trumpit në pushtet, politika amerikane ndaj Bosnjë e Hercegovinës përjetoi ndryshim kursi. Politika e dikurshme e kundërvënies së fortë ndaj prirjeve secesioniste të aktorëve politikë të cilët kundërshtoni shtetin tani është zëvendësuar nga një qëndrim pragmatist, dhe në plan të parë kanë dalë aresye gjeopolitike dhe interesa ekonomike. Vend të veçantë në këtë histori zënë projektet energjetike, para të gjithëve interkonjeksioni Jugor. Për këtë nuk është e rastësishme që çështja e pronës shtetërore, përzgjedhja e përfaqësuesit të lartë dhe projektet energjetike shfaqen si pjesë të të njëjtit pazëll politik. Shumë veta në Bosnjë e Hercegovinë pyesin me të drejtë nëse pas retorikës mbi përgjegjësinë lokale, në të vërtetë, fshihet dëshira për të eleminuar pengesat institucionale në lidhje me realizimin e disa interesave ekonomike. Reaksionet e aktorëve politikë vendas vërtetojnë akoma më shumë thellësinë e krizës. Në Republikën Srpska përshëndeten mesazhet amerikane mbi rishqyrtimin e pranisë ndërkombëtare dhe përsëritet kërkesa për heqjen e bonusit të komptencave për përfaqësuesin e lartë. Qëllimi i një politike të tillë nuk është e vështirë të merret vesh. Kërkesa për heqjen e të gjithë vendimeve të përfaqësuesit të lartë përbën pozicion maksimalist nga i cili më vonë vazhdon përpjekja për të luftuar për atë që është vërtetë e rëndësishme – asgjësimi i vendimeve të cilët kufizojnë veprimet e udhëheqjes së tanishme politike të Republikës Srpska, dhe mbi të gjitha Millorad Dodikut.
Një politikë e këtillë është e pranishme edhe te partitë politike kroate. Historia mbi entitetin e tretë ose rinovimin e Herceg-Bosnjës ndoshta vërtetë nuk është e realizueshme, por shërben si mjet presioni nëpërmjet të cilit këmbëngulet të fitohen lëshime mbi çështje të tjera, para së gjithash në lidhje me ligjin zgjedhor. Praktika shumëvjeçare ka treguar se strategjia e kërkesave maksimaliste shpesh sjell rezultate të caktuara politike. Pikërisht për këtë tërheqin vëmendjen kërkesat e zëshme që edhe partitë politike proboshnjake të braktisin pozitën e deritanishme mbrojtëse. Me vite të tëra politika është reduktuar në pritmërinë që bashkësia ndërkombëtare të marrë vendime dhe të mbronte shtetin. Një qëndrim i tillë ndoshta kishte kuptim menjëherë pas luftës, por rrethanat e tanishme janë krejt ndryshe. Interesat e shtetit duhen mbrojtur qartë dhe me zë të lartë, me forcën e argumentave, me dije dhe vendosmëri politike. Pa marrë parasysh dallimet partiake, mesazhi që dërgohet në lidhje me Bosnjë e Hercegovinën duhet të përcillet: për shtetin nuk mund të vendoset pa atë vetë. Krijohet përshtypja se edhe qytetarët e kuptojnë më mirë dhe e njohin nevojën për ato gjëra të cilat mungojnë prej kohësh – gatishmërinë që pozitat shtetërore të përfaqësohen haptazi dhe pa komplekse ndaj cilësdo qendër të fuqisë. Në këtë kontekst është interesante edhe inicitiva e Sabina Çudiçit (Nasha Stranka) që çështja e Interkonjeksionit Jugor të lidhet me përcaktimin e qartë të politikës amerikane ndaj të ardhmes së Bosnjë e Hercegovinës dhe pronës shtetërore. Pa marrë parasysh motivet e ndryshme politike, një qëndrim i tillë tregon se edhe brenda spektrit politik proboshnjak gjithnjë e më shpesh po shfaqet vetëdija se Bsonjë e Hercegovina duhet të fillojë përdorimin e aduteve të saj negociuese.
Problem të veçantë përbën fakti se vitet e fundit koncepti i integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës është shndërruar një një parullë diplomatike të llojit te vet. Zyrtarët e huaj e përsërisin pothuajse në mënyrë rituale, por njëkohësisht hapen procese të cilët mund të dobësojnë në mënyrë afatgjatë funksionalizimin e shtetit. Integriteti territorial pa institucione efikase shumë shpejt mund të bëhet formë e zbrazët. Për këtë edhe beteja e vërtetë sot zhvillohet rreth sasj nëse dëshiron të mbetet në hartën e botës Bosnjë e Hercegovina. Problemi i vërtetë është nëse do të mbesë shtet funksional apo do të bëhet hapësirë politike në të cilin do të drejtojnë interesat e jashtme dhe bllokadat e brendshme. Kërcënimi amerikan me rishqyrtimin e mundshëm të rolit të tyre në Bosnjë e Hercegovinë, mbi të gjitha duket si presion ndaj aleatëve europianë. Vështirë të mendohet se Uashingtoni do të heqë dorë plotësisht nga projekti për të cilin ishte arkitekti kryesor që në Dejton. Megjithatë, vetë fakti se një mesazh i tillë është dhënë, tregon se raportet në radhët e aleancës perëndimore tashmë kanë ndryshuar.
Ku po shkon pra Bosnjë e Hercegovina?
Përgjigja e kësaj pyetje sot më shumë se kurrë varet nga vetë boshnjakët dhe hercegovasit. Koha në të cilën të gjithë vendimet kyçe vinin ekskluzivisht nga ambasadat e huaja dalngadalë po kalon. Në rrethanat e reja gjeopolitike askush nuk ka për ta ruajtur Bosnjë e Hercegovinën më shumë se qytetarët e saj. Nëse forcat politike vendore nuk do të jetë të afta të artikulojnë qartësisht interesat shtetërore dhe të luftojnë për ato, të tjerët do të përpiqen t’a bëjnë një gjë të tillë në vend të tyre. E atëherë Bosnjë e Hercegovina nuk do të humbasë vetëm kufinjtë e saj por shumë më tepër se kaq- aftësinë për të vendosur vetë për të ardhmen e saj.
https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/kuda-ide-bosna-i-hercegovina-1130425
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA





























































