Marrëveshja amerikane me Iranin e kastron Netanjahun, shkruan Esther Solomon për gazetën izraelite Haartez. Trumpi mund t’i mbijetojë poshtërimit për shkak të marrëveshjes iraniane, por Netanjahu nuk mundet, nënvizon The Guardian.
Donald Trumpi e pranon edhe vetë se është treguar dinak që ka dërguar JD Vance në negociata për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare të luftës me Iranin. “Nëse ka sukses, do të marr meritat”, tha Trumpi mbi marrëveshjen paqesore. “Nëse nuk ka sukses, do të fajësoj DJ-në”. Trumpi nënqeshi teksa po thoshte këtë, por gjithsesi kjo nuk ishte shaka, shkruan The Atlantic. Duke gjykuar sipas mesazheve që vinë nga e tërë partia republikane, strategjia e tyre është t’ia lënë presidnetit të shpallë fitoren, ndërsa zëvendëspresidenti të detyrohet të shpallë kushtet përfundimtare- atë që në realitet duket si humbje e qartë.
Plani A i administratës është pohimi se lufta ishte një sukses i plotë “vlerësimi 10/10, do ta bëja përsëri” është parulla që përsëritet. Megjithatë, në thelb pati vetëm një grusht skifterësh që u treguan të gatshëm për të përsëritur këtë frazë. Argumenti primar është se bombardimi e befasoi shumë aftësitë ushtarake konvencionale dhe bërthamore të Iranit gjë që justifikon çmimin që paguan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Është fakt se programi raketor është gërmadhë, njëlloj si edhe programi i armëve bërthamore”, deklaron Hugh Hewit-i drejtues konservator radioje.
Ky racionalizim nuk parashikon edhe disa “imtësira”, si puna e asaj se programi raketor iranian nuk është gërmadhë. Shërbimi amerikan i informimit muajin e kaluar vlerësoi se Irani ka ruajtur 70 përqind të raketave dhe platformave të hedhjes dhe ka rinovuar 33 lokacione raketore. Vetë Trumpi pohon tani se Irani duhet të ruajë raketat balistike. (“Duhet të kenë diçka”, tha ai, “sepse edhe të tjerët i kanë”). Për më shumë, marrëveshja e Trumpit do t’i sjellë Iranit shuma të mëdha parash nëpërmjet heqjes së sanksioneve ekonomike pas dekadash të tëra, krahas ofrimit të qindra miliardë dollarëve të asaj që Irani i quan reparacione. Këto para do t’i mundësojnë Iranit të rindërtojë kapacitetet e tij ushtarake mbi nivelin momental, shkraun The Atlantic.
“Bye bye Bibi”
Marrëveshja me Iranin nëse do të finalizohet në bisedimet që kanë nisur në Zvicër – meqënëse Ngushtica e Hormuzit është mbyllur përsëri për shkak të bombardimit nga ana e izraelitëve të Libanit, gjë që duhej të ishte pika e parë nga 14 pikët e marrëveshjes – është lajm i tmerrshëm për Benjamin Netanjahun. “Bye bye Bibi”, është titulli i Newswek-ut. Marrëveshja e Trumpit me Iranin e tredh Netanjahun, por për më shumë është edhe katastrofale për Izraelin, shkruan Esther Solomon pëer gazetën izraelite Haaretz.
JD Vance deklaroi para nisjes së bisedimeve në Zvicër se synimi i marrëveshjes me Iranin është “transformimi” i Lindjes së Afërt. Shtoi se, nëse Irani do të jetë i gatshëm për të hequr dorë në mënyrë afatgjatë nga ambicjet e lidhura me armët bërthamore, ShBA-të do të jenë të gatshme të transfromojnë në mënyrë themeloire raportet me Iranin.
“Ky është takim historik, i cili kurrë nuk është mbajtur më parë jashtë Islamabadit, ndërsa në muajt e fundit udhëheqja amerikane dhe ajo iraniane nuk janë takuar në nivel kaq të lartë”- tha ai.
I pyetur për vazhdimin e shkeljes së arfmëpushimit nga ana e Izraelit, ai tha: “kemi parë përparim në disa ditët e fundit në sigurimin e asaj që armëpushimi të mbijetojë edhe në Liban. Këto gjëra janë përherë disi kaotike dhe nëse ktheheni prapa shihni se çfarë ka ndodhur para tre muajsh, dhe krahasojeni këtë me periudhën para tri javësh”.
Memorandumi mbi mirëkuptimin mes ShBA-ve dhe Iranit, i nënshkruar më parë, nuk është mënyra me të cilën Netanjahu planifikonte të përfundonte luftën- duke kodifikuar fitoren e Izraelit dhe poshtërimin e Iranit – por pikërisht e kundërta. Që poshtërimi të jetë akoma më i madh, Izraeli gjoja ka kërkuar projektin përfundimtar të Memorandumit mbi mirëkuptimin, por i është refuzuar, shkruan gazetarja e lartpëmrndur e Haaretz-it. Njëlloj sikur Irani dhe Izraeli dalin nga konflikti në forma të ndryshme, po ashtu del edhe Lindja e Afërt, me një strukturë rajonale tejet të papërshtatshme për Izraelin. Nuk është çudi që analistët izraleitë, që nga Amos Hareli nga gazeta Haaretz (“pamja e përgjithshme është e varfër”) deri te eksperti për sigurinë kombëtare Danny Citrinovicz (“fiasko diplomatike me përmasa historike për Izraelin”), bien dakord se Memorandumi për mirëkuptimin edhe katastrofal. Gazetari shumëvjeçar nga Uashingtoni Ron Kampaes e përshkroi në thelb: “Nuk mund ta besoj se sa e shkatërron Izraelin kjo marrëveshje”.
Njeriu që shkatërroi Lindjen e Afërt
Ose sikur shkruante të dielën në mëngjez gazetari i Guardian-it, Simon Tisdall: “Trumpi mund t’i mbijetojë poshtërimit për shkak të marrëveshjes iraniane. Netanjahu nuk mundet”. Anketat e kohëve të fundit flasin për një përmbysje mbresëlënëse. Për herë të parë, më shumë amerikanë ndjehen më afër palestinezëve sesa izraelitëve.
Benjamin Netanjahu, i cili është humbësi më i madh i marrëveshjes preleminare mbi ndalimin e luftës mes ShBA dhe Izraelit kundër Iranit, do të kujtohet – edhe mallkohet – si njeriu që shkatërroi Lindjen e Afërt. Qoftë sikur “problemi” të jetë Hamasi në Gaza, marrja ilegale e tokave në Bregun perëndimor, kolonat e pesta izraelito-arabe, flotiljet për ndihmën e aktivistëve të paqes, Hejzbollau në Liban, milicitë armiqësore në Siri, Irak dhe Jemen, apo regjimi kokëfortë në Teheran, “zgjidhja” e liderit izraelit përherë ka qënë e njejta: dhunë ekstreme, shpesh ilegale e cila i përkeqësoi gjërat në mënyrë të paevitueshme.
Lufta e kotë kundër Iranit ishte shprehja e skajshme e doktrinës së Netanjahut – forcë brutale në mënyrë të shpërpjestuar. E parashikueshme, ai edhe dështoi. Donald Trumpi pohon me dëshpërim se memorandumi mbi ndërperjen e zjarrit të cilin e nënshkroi në Versajë (nga gjithë vendet e tjera të mundshme, pikërisht këtu!) nuk është kapitullim, megjithëse duket qartë se i tillë është. Por, megjithëse presidenti amerikan ndoshta i mbijeton këtij poshtërimi – edhe përkundër skepticizimit global dhe përqeshjeve – ndërsa pasojat e këtij debakli për Netanjahun, vëllain e tij në punë të këqija, janë serioze dhe mund t’ia shkatërrojnë karrierën. Në shumë aspekte, kryeministri më jetëgjatë izraelit tashmë është beteja e djeshme, shkruan Tisdalli për Guardian-in.
Marrëveshja e Trumpit me Iranin shkatërron mitin qendror për Benjamin Netanjahun. Tri dekada, kryeministri më jetëgjatë izraelit ka shitur vetëm një pohim: se është vetëm ai që di si të sillet me Amerikën. Tani ky mit i Bibit po shembet, ndërsa instrumenti i asgjësimit të tij është pikërisht presidenti për të cilin Netanjahu pohonte se e drejton ai, shkruan Newswek. Memorandumi mbi mirëkuptimin tingëllon më pak si kusht diktuar armikut të mundur dhe më shumë si paqe mes të barabartëve, dhe kjo është gjëra kryesore të cilën Izraeli nuk mund t’a përballojë.
Neni i parë i marrëveshjes i jep fund luftës “në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin” dhe detyron të dyja palët për integritetin territorial dhe sovranitetin e Libanit – pikërisht atë të cilën Izraeli e hedh poshtë, duke këmbëguluir se nuk do ta lëshojë jugun derisa Hezbollahu të çarmatoset. Klauzola e dytë i sugjeron Uashingtonit dhe Teheranit të respektojnë “sovranitetin dhe integritetin territorial” reciprokisht dhe të heqin dorë nga përzierjet; ky është “deal” i dy shteteve normale të cilët i barazojnë llogaritë, dhe jo regjimi të cilin Netanjahu është betuar se do t’a shkatërrojë.
Rënia e fuqisë dhe vartësia nga Uashingtoni
Që gjërat të jenë akoma më keq për Netanjahun, zgjedhjet parlamentare izraelite janë caktuar të mbahen në muajin tetor 2026, ndërsa anketat parazgjedhore tregojnë se koalicioni i udhëhequr nga Netanjahu po humbet shumicën, edhe sikur partia e tij Likud të fitojë më shumë vota. Atë vazhdon ta ngarkojë edhe më tej skandali korruptiv i cili i papariu humbjes së tij në vitin 2021, si dhe akuzat për mënyrën sesi veproi me luftën pas 7 tetorit. Lideri i opiztës Yair Lapid synon pikërisht në këtë pikë të dobët. E quajti marrëveshjen “katastrofale”, duke deklaruar se Netanjahu nuk arriti të mundë Iranin dhe Hejzbollahun, dhe quajti “absurde” atë që Izraeli nuk arriti të ketë një vend në tryezën e negociatave. Lapidi paralajmëroi se, nëse lajmet vërtetohen, “do të jetë një prej mossukseseve më shokuese të politikës së jashtme dhe të sigurisë izraelite”.
Kjo i sjell dëm të madh Netanjahut. Marrëveshja tregon se fuqia e tij përherë ka qënë e varur nga presientti të cilit i është afruar, ka lobuar dhe ka bërë presion – por asnjëherë nuk e ka urdhëruar. Netanjahu e ka ndërtuar karrierën e tij me premtimin se di sesi të përballet me Amerikën. Por kjo marrëveshje zbulon një të vërtetë të rrezikshme të cilën rivalët do t’ia përsërisin gjithnjë e më haptazi para zgjedhjeve: Amerika përherë ka qënë forca që e ka drejtuar atë, nënvizon Newswek-u.
Përsa i përket çështjes bërhamore- synimit të shpallur të luftës – marrëveshja i jep shumë pak Izraelit. Irani përsërit përsëri se “nuk do të blejë dhe as do të zhvillojë armë bërthamore”, premtim të cilin e ka dhënë edhe më parë dhe e ka shkelur. Megjithatë, memorandumi i lë sasitë e uraniumit të pasuruar në truallin iranian. “Metodologjia minimale” nënkupton uljen e emetimit në vendet që janë nën kontrollin e IAEA-së, dhe jo largimin ose asgjësimin, të cilën e ka kërkuar Izraeli. I detyron të dyja palët që në marrëveshjen përfundimtare “të bisedojnë mbi çështjen e pasurimit” dhe “nevojat bërthamore” iraniane, duke i hapur rrugë soje pasurimit të cilin Netanjahu për dhjetëvjeçarë të tërë e ka quajtur të papërballueshëm.
Edhe ekonomia parqet të njejtin problem. Përjashtimi nga Ministria e financave e lejon eksportin e naftës bruto iraniane me t’u nënshkruar marrëveshja; Uashingtoni merr detyrimin që të çlirojë mjetet finaciare të ngrira të Iranit për çdo përdorues që do të emërojë banka e tyre qendrore, ndërsa marrëveshja përfundimtare parashikon më së paku 300 miliardë dollarë për rinovimin.
Madje edhe Ngushtica e Hormuzit është në pikëpyetje: po atij Irani që e ka mbajtur deri tani të mbyllur i mvishen meritat për “përpjekjet më të mira” të tij për t’a mbajtur të hapur. Këtu janë edhe raketat. Memorandumi nuk vendos kufizime për arsenalin balistik iranian; Trumpi tha në Paris se do të ishte “disi e padrejtë” që Irani të mos kishte “diçka” sikurse tashmë e kanë Arabia Saudite dhe Katari. Por, pikërisht zhvillimi i programit raketor iranian përbën rrezik direkt për Izraelin. Ky është komponenti kryesor i armatimit bërthamor, si për mbrojtje ashtu edhe për sulm, kështu edhe prodhimi i projektilëve që mund të mbartin ngarkesë bërthamore, nënvizon Newswek-u.
Trumpi: “Bibi nuk ka asnjë dreq vlerësimi”
Të gjithë këta Trumpi i shet si arësye e shëndoshë. Netanjahu mund t’i intepretojë si tradhëti, ndërsa kritikët e tij në gjithë këtë histori shohin treguesin se ka ardhur koha për t’u përshëndetur me Bibin. Trumpi tha se Netanjahu “nuk asnjë dreq vlerësimi të mirë’ pas sulmit izraelit në Bejrut, i cili ndodhi “një orë para se të duhej nënshkruar marrëveshja” dhe të cilën për pak e asgjësoi, transmeton Axios-i. Në fillim të këtij muaji, Trumpi e pranoi se i kishte thënë Netanjahut se “është tmerrsisht i çmendur” për shkak të sulmeve në Bejrut ndërsa vazhdonin bisedimet e brishta me Iranin. “Pa mua nuk do të kishte Izrael, sepse asnjë president tjetër nuk ka qënë i gatshëm të bëjë atë që kam bërë unë”, tha Trumpi në takimin e G7 në Francë. “Kam patur raport të shkëlqyer me Bibin. Tani Bibi duhet të jetë më i përgjegjshëm ndaj Libanit”. Trumpi e këshilloi Netanjahun se nuk është nevoja “të shkatërrojë tërë ndërtesën sa herë që dëshiron të sulmojë”. Për më shumë, Trumpit e ka poshtëruar edhe aleancën amerikano-izraelite duke e quajtur Izraelin “partner tejet të vogël”.
Një zyrtar i lartë amerikan tha për Axios-in se Trumpi ka deklaruar: “Kjo është marrëveshje. Kjo është marrëveshje e shkëlqyer dhe ka ardhur koha që kjo luftë të përfundojë” dhe se duket se Netanjahu “e kupton se nuk mund t’a pengojë Trumpin për t’a nënshkruar”. Ndërkohë, Likudi, hoqi dorë nga fushata e planifikuar në të cilën nënvizonte lidhjet me Trumpin mbasi vlerësoi se kjo lidhje nuk mund t’i ndihmonte, kjo sipas informacioneve në mediat izraelite. Netanjahu vazhdon të refuzojë tërheqjen e trupave izraelite “nga zona e sigurisë” në Liban madje edhe pas nënshkrimit të Memorandumit mbi mirëkuptimin. Zyrtarë izraelitë anonimë thanë për Reuters-in se Tel Avivi dhe Uashingtoni bëjnë bisedime “kokëforta” mbi Libanin.
Kurora mbi izraelitin e gjithëfuqishëm që tërheq fijet në Uashington për vite të tëra i ka ndjekurt të dy këta burra. Kësaj, me sa duket, ka ardhur fundi. Kritika e taktikës së tij të presionit është legjitime, por emërtimi i Netanjahut si njeri që kontrollonm Amerikën me siguri që nuk është i saktë. Ajo që zbulon kjo marrëveshje është shumë e zakonshme dhe e dëmshme: vartësia e plotë. Pikërisht, Natanjahu është vetëm klient i cili përpiqet të modelojë supefuqinë presidenti i së cilës ka ego-n e tij, ka rendin e tij të ditës, ka definicionin e tij të fitores. Nëse ndokush këtu është “zoti i kukullave” me siguri ky është Trumpi.
[i] https://bosna.hr/americki-deal-s-iranom-kastrira-netanyahua-moze-li-bibi-prezivjeti-trumpov-historijski-zaokret/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




























































