Treguesi i çmimeve të prodhimit (PPI) i Kinës, i cili mat kostot e mallrave në dalje nga fabrikat, u rrit me 3.5 për qind në korrik krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi të dielën Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS) e Kinës.
Në bazë mujore, PPI-ja ra me 0.7 për qind muajin e kaluar, treguan të dhënat e NBS-së.
Foto nga VCG
Duke analizuar ndryshimet mujore, statisticienia e NBS-së, Dong Lijuan, tha se faktorët e jashtëm ndikuan në çmimet në disa industri. Ndërkohë, sipas saj, faktorët sezonalë, përfshirë temperaturat e larta, reshjet e dendura dhe tajfunet, ngadalësuan aktivitetin e ndërtimit dhe ulën çmimet në sektorë të caktuar, ndërsa transformimi industrial dhe përmirësimi i konsumit rritën kërkesën dhe çuan në rritjen e çmimeve në sektorë të tjerë.
Foto nga VCG
Të dhënat e publikuara të dielën treguan gjithashtu që treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) i Kinës, një tregues kryesor i inflacionit, u rrit me 0.5 për qind në korrik krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.-cgtn



























































