• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Freedom House: Bota pa udhëheqje Demokratike.

4 Mars, 2020
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Freedom House thotë se demokracitë e konsoliduara janë në rënie, ndërsa bota për të 14-in vit radhaz përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive civile.

Raporti thotë se jemi në një botë pa udhëheqje demokratike.

Freedom House e arrin këtë përfundim në raportin e përvitshëm për lirinë në vit që analizon zhvillimet në 195 vende. 83 vende apo 43 për qind, radhiten në mesin e vendeve të lira, 63 apo 32 për qind janë me liri të pjesshme dhe 49 apo 25 për qind radhiten në mesin e vendeve jo të lira.

Që nga shtypja e demonstruesve në Hong Kong, tek ajo turmave në Iran, raporti tregon se regjimet përdorin forcë brutale për të ruajtur kontollin.

Reporti vë në dukje edhe prirje shqetësuese në disa nga demokracitë e zhvilluara.

“Demokracia është në pozitë të vështirë. Këtë vit kemi parë, sulme ndaj të drejtave të barabarta dhe të drejtave të grupeve të brishta si nën demokraci, ashtu edhe nën regjime brutale”, thotë Sarah Repucci, zëvendës presidente për studime dhe analizë në Freedom House.

Ajo thotë se më shumë qeveri kanë vënë në shënjestër pakicat fetare dhe etnike.

Në raport vihet re se hendeku mes përkeqësimeve dhe përmirësimeve është thelluar.

Duke vënë në dukje rolin tradicional të Shteteve të Bashkuara si frymëzim dhe mbështetje për demokracinë, raporti thotë se Kongresi ka vazhduar të financojë programe për këtë qëllim.

“Megjithatë deri sot, administrata e presidentit Trump nuk ka treguar një angazhim të vazhdueshëm ndaj një politike të jashtme që mbështetet në parimet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, thotë raporti.

25 nga 41 demokracitë e konsoliduara pësuan rënie, vitin e kaluar.

Raporti thotë se është tashmë një botë pa udhëheqje demokratike.

Ballkani Perëndimor

Ballkani Perëndimor sjell një tablo të përzier.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut, patën përmirësime vitin e kaluar. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, shënuan rënie, Bosnja mbeti në të njëjtin vend”, i tha Zërit të Amerikës Noah Buyon, koordinator i kërkimeve për Evropën dhe Euroazinë për raportin Freedom in the World.

Për Kosovën përmirësimi me dy pikë (duke e çuar numrin e pikëve në 56 nga 54 vitin e kaluar) është kryesisht falë zgjedhjeve ku fitoi Vetëvendosja dhe LDK-ja pas saj.

“Votimet në Kosovë sollën partinë nacionaliste të opozitës Vetëvendosje, e cila ka një shans të ndryshojë kulturën e korrupsionit në vend”, thotë raporti.

Maqedonia Perëndimore kanë shënuar një rritje prej katër pikësh nga 59 në 63, falë zgjedhjeve presidenciale, përmirësimit të gjendjes së medias, dhe përmirësimit të situatës së sigurisë.

Shqipëria ka humbur një pikë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67.

“Kjo i atribuohet në pjesën më të madhe përplasjeve të fuqishme politike që ndodhën gjatë vitit në vend”, thotë zoti Buyon.

Në përgjithësi thotë ai për rajonin, nuk mund të thuhet “as se gjendja po përkeqësohet, por as po përmirësohet.”

Kolegia Keida Kostreci intervistoi Naoah Buyon, koordinator i kërkimeve për Evropën dhe Euroazinë për raportin Freedom in the World, për përfundimet e raportit për Ballkanin.

Zëri i Amerikës: Cilat janë përfundimet e raportit të fundit të Freedom House për gjendjen e demokracisë në Shqipëri dhe si radhitet në krahasim me një vit më parë?

Noah Buyon: Ne regjistruam një rënie të lehtë në cilësinë e qeverisjes demokratike në Shqipëri në vitin 2019. Kjo i atribuohet në pjesën më të madhe përplasjeve të fuqishme politike që ndodhën gjatë vitit në vend. Opozita doli nga parlamenti, e bojkotoi dhe dorëzoi mandatet. Në këto kushte zgjedhjet lokale u mbajtën nën hijen e këtij zhvillimi në qershor, të cilat opozita i bojkotoi duke sjellë si rezultat fitoren e partisë në pushtet në një numër bashkish dhe komunash në gjithë vendin. Si rezultat i këtyre prirjeve, efektivisht është vetëm një parti politike që drejton vendin dhe ne jemi të shqetësuar se kjo do të kufizojë aftësinë që legjislacione të debatueshme, si paketa anti-shpifje që të shqyrtohen dhe sfidohen ashtu siç duhet.

Zëri i Amerikës: Si ndahet përgjegjësia mes dy forcave kryesore politike, për situatën e krijuar?

Noah Buyon: Mendoj se të gjithë aktorët politikë në Shqipëri kanë një përgjegjësi për të ofruar qeverisjen më të mirë të mundshme për qytetarët e tyre, pavarësisht nëse janë në pushtet ose jo. Pra për partinë në pushtet, kjo do të thotë që të sigurojnë që ligjet të miratohen në mënyrë të drejtë, që të zbatohen në një mënyrë transparente, që opozitës po i dëgjohet zëri dhe që qytetarëve po u plotësohen nevojat. Për opozitën kjo do të thotë që të luajnë një rol aktiv në qeverisje, edhe pse nuk janë në pushtet, çka do të thotë ta sfidojnë qeverinë kur është e nevojshme dhe me mjetet e përshtatshme, në mënyrë që të mos vendoset një pushtet njëpartiak në vend. Pavarësisht nga përkatësia partiake në Shqipëri, është e qartë që vitin e kaluar pati një paralizë politike dhe në fund të fundit kjo nuk u shërben qytetarëve të Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: A pati shqetësime të tjera që vutë re në raport, lidhur me median ose çështje të tjera?

Noah Buyon: Shifrat në kategoritë e tjera nuk pësuan rënie, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi shqetësime lidhur me zhvillimet në vend. Po ndjekim me shumë kujdes ecurinë e paketës së ligjeve të ashtuajtur anti-shpifje. Po ashtu po presim të shohim se si do të shkojë procedura e nisur për shkarkimin e presidentit. Ka shqetësime që kjo procedurë mund të bëhet në mënyrë të politizuar.

Zëri i Amerikës: Një nga problemet kryesore që ka qenë i pranishëm pë vite në Shqipëri, përsa i takon korrupsionit, ka qenë pandëshkueshmëria. Në një situate ku ka shumë probleme me korrupsionin dhe paratë e papastra, shtrohet pyetja e mund të lulëzojnë ato pa mbështetje politike. Cili është mendimi juaj?

Noah Buyon: Shumë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, kanë pasur probleme në këtë drejtim. Ne jemi veçanërisht të përqendruar tek masat për të luftuar korrupsionin, të cilat në Shqipëri dhe vende të tjera kanë munguar. Shpesh ato gjyqe që bëhen për raste korrupsioni të profilit të lartë, bëhen për arsye politike dhe jo për të vënë drejtësinë në vend. Korrupsioni si në nivele të larta, edhe të ulëta shpesh nuk hetohet dhe nuk ndiqet penalisht. Krimi i organizuar vazhdon të jetë një sfidë e përhapur, pra nuk po shohim atë nivel përparimi që duam të shohim për këto çështje. Kjo vazhdon të mbetet një pike kyçe në përpjekjet e disa prej këtyre vendeve për të hapur bisedimet me Bashkimin Evropian. Ne besojmë se stimujt nga jashtë ekzistojnë, besojmë se qytetarët e meritojnë një klasë politike dhe një qeveri që të mos jetë e përzierë me interesa të veçanta, korrupsion apo kapje shteti. Prandaj jemi thellësisht të shkurajuar që kjo sfidë vazhdon të mbetet në pjesën më të madhe e pazgjidhur në disa drejtime në gjithë rajonin. Rezultati për shumë nga këto vende në këtë kategori, lë shumë për të dëshiruar dhe ka shumë hapësirë për të rënë edhe më shumë.

Zëri i Amerikës: Kosova ka shënuar përmirësim, falë zgjedhjeve që sollën ndryshimin e qeverisë, me fitoren e Vetëvendosjes. Mund të flisni më hollësisht?

Noah Buyon: Kosova ishte një nga dy vendet e rajonit, që shënoi përmirësim në radhitje, falë faktit që dy parti opozitare – Vetëvendosja dhe LDK-ja – fituan zgjedhjet dhe ato rrjedimisht formuan qeverinë, megjithëse u desh një farë kohe. Gjithashtu ne përmirësuam vlerësimin për lirinë e lëvizjes brenda vendit, sepse sipas analizës sonë skema e integruar e dokumentave të identifikimit, fakti që Serbët e Kosovës po përdorin targa të vendit, janë proba për një nivel të caktuar lirie lëvizjeje në vend. Kufijtë ndërkombëtarë vazhdojnë të kenë më pak qasje për qytetarët.

Zëri i Amerikës: Si parashikoni që çështjet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, të ndikojnë tek niveli i lirisë dhe demokracisë në vend?

Noah Buyon: Indeksi ynë nuk lidhet domdosdoshmërisht me procese të tilla. Ne sigurisht që jemi për dialog për zgjidhjen e çështjeve që e vështirësojnë jetën e qytetarëve. Nëse bisedimet rezultojnë në përmirësim lidhjesh, që qytetarët të qarkullojnë më lehtësisht përtej kufijve, ose përmirësime të tjera të cilësisë së jetës që të dalin nga bsiedimet, atëherë ka gjasa që vlerësimi të përmirësohet për të dyja vendet, por dialogu në vetvete nuk është i mjaftueshëm për të ndryshuar vlerësimin.

Zëri i Amerikës: Maqedonia e Veriut shënoi përmirësime. Cilat ishin ato?

Noah Buyon: Ishim të inkurajuar nga Maqedonia e Veriut vitin e kaluar, me një vlerësim katër pikë më të lartë se sa vitin e mëparshëm. Së pari kjo ishte falë zgjedhjes së Presidentit të ri, në votime që ishin përgjithësisht të lira dhe të drejta, në kontrast me votimin e mëparshëm për këtë pozicion. Po ashtu në vitin 2019 pati një zbutje të tensioneve politike. Po ashtu vlerësuam se situata e medias u përmirësua. Është bërë një gazetari e lëvdueshme investigative për të ekspozuar abuzimin me pushtetin. Po ashtu gjendja e sigurisë, stabiliteti është përmirësuar që nga sulmi i përgjakshëm në parlament në vitin 2017.

Zëri i Amerikës: Cilat janë në përgjithësi prirjet që patë për Ballkanin Perëndimor?

Noah Buyon: Është e vështirë të përgjithësohet. Kosova dhe Maqedonia e Veriut, patën përmirësime vitin e kaluar. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, shënuan rënie, Bosnja mbeti në të njëjtin vend. Nuk mund të thuhet se në përgjithësi gjendja po përkeqësohet, por as po përmirësohet. Mendoj se qeverisja demokratike vazhdon të mbetet një ideal i debatueshëm në këto vende. Ka forca politike në parlament, ose jashtë tij, disa që po punojnë për t’i bërë këto vende më të lira dhe disa për t’i bërë më pak të lira. Pra gjendja mbetet pezull për momentin. Dhe nuk është ende e qartë nëse viti 2020 do të sjellë më shumë qartësi. Por fakti që politika vazhdon të jetë aq dinamike, është burim inkurajimi për ne. Ne përmendëm veçanërisht protestat e shumta në këtë rajon vitin e kaluar, që ne mendojmë se tregojnë dëshirën universale dhe të thellë për qeverisje të mirë.

Zëri i Amerikës: Raporti vë në dukje rënien e demokracisë në përgjithësi, përfshirë vendet perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara. Si ndikon kjo tek aftësia për të pasur një autoritet moral për të nxitur përmirësime demokratike në vende si ato të Ballkanit Perëndimor?

Noah Buyon: U takon demokracive perëndimore të udhëheqin me shembullin e tyre. Kur këto demokraci të konsoliduara nuk e ruajnë standardin e tyre, kjo përcjell sinjalin tek ato vende që nuk e kanë arritur atë nivel, se ndoshta ky mund të mos jetë sistemi më i mirë. Kështu dobësohet autoriteti moral i vendeve të perëndimit dhe kjo e bën demokracinë më pak tërheqëse dhe më pak të besueshme për njerëzit në gjithë botën. Së dyti, kur demokracitë e konsoliduara tërhiqen nga roli i tyre tradicional udhëheqës, shpesh kjo përkthehet në ndryshime politike në terren, me fjalë të tjera diplomatët dhe udhëheqësit e këtyre vendeve nuk bëjnë aq shumë përpjekje për të ndihmuar vendet në Ballkanin Perëndimor dhe rajone të tjera, në mënyrë që ata të bëjnë përmirësimet e duhura që qytetarët të kenë zërin e tyre në qeverisje. Pra ka shqetësime konkrete, përveç shqetësimeve morale kur bëhet fjalë për degradimin e demokracisë në shumë vende ku ka qenë tradicionalisht shumë e fortë./voa

Related- Posts

KOSOVA

Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

4 Tetor, 2026
KOSOVA

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026
NGJARJE

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026

SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Trump kërcënon me çmontimin e saj

9 Tetor, 2026

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.