• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Michael Roth: Askush në Evropë nuk mund të jetë pro fantazive për ndryshimin e kufijve

21 Prill, 2021
in KOSOVA, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Intervistë ekskluzive e Deutsche Welle-s me Ministrin Gjerman të Shtetit për Evropën, Michael Roth (SPD) për debatet e kohëve të fundit rreth ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Deutsche Welle:  Zoti ministër, po flitet sërish për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Flitet për një dokument të përhapur nga qeveria sllovene. Çfarë di qeveria federale për këtë?

Michael Roth: Ndryshimi i kufijve nuk zgjidh asnjë problem në Ballkanin Perëndimor. Përkundrazi, do të ishte shumë i rrezikshëm dhe do të kërcënonte rihapjen e Kutisë së Pandorës, e cila është plot konflikte. Kjo nuk kërkon ndonjë profeci. E tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është tek pajtimi, tek bashkëpunimi i ngushtë rajonal, tek distancimi përfundimtar nga nacionalizmi dhe revanshizmi. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe mbeten vende të shoqërive shumëfetare dhe shumëetnike. Ky është parakushti për paqe, prosperitet dhe demokraci. Prandaj jam i qetësuar që qeveria sllovene është distancuar qartazi nga fantazitë për ndryshimin e kufijve. Sepse askush në Evropë nuk mund të ketë interes për këtë.

Pra, e përjashtoni që propozimi të vijë një ditë në tryezën e negociatave?

Ne jetojmë në një demokraci të lirë dhe natyrisht të gjithë janë të lirë të fillojnë debate me propozimet e tyre. Por kjo nuk e ndryshon refuzimin tonë të qartë ndaj ideve të tilla. Përsëri: ndryshimi  i kufijve është një rrugë e gabuar e rrezikshme për rajonin, askush në Ballkanin Perëndimor dhe BE nuk mund të ketë një interes serioz për atë sot. Kujtimet e luftërave të Ballkanit në vitet 1990, të cilat e kthyen ish-Jugosllavinë në një fushë të madhe beteje, duhet të jenë paralajmërim i mjaftueshëm për të gjithë ne. Pozicioni im është i qartë: fantazitë për zhvendosjen e kufijve më në fund i përkasin njëherë e përgjithmonë një të kaluare të dështuar.

A ka kolegë në BE që janë në favor të zgjidhjeve të tilla?

Strategjia e zgjerimit dhe strategjia të BE-së dhe ajo ndaj Ballkanit Perëndimor nuk parashikojnë asnjë demarkacion të kufijve. Kjo është një gjë e mirë, dhe duhet të qëndrojë kështu!

Procesi i Berlinit jep një kontribut drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal. Në verë pritet të ketë një takim përfundimtar të krerëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Si duhet të vazhdojë iniciativa?

Procesi i Berlinit i ka dërguar një sinjal të rëndësishëm rajonit: që ne të qëndrojmë pranë njerëzve në rajon dhe, pavarësisht nga anëtarësimi, të bëjmë gjithçka që mundemi për të promovuar stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Dhe këtë ta bëjmë që tani! Dhe ne jemi ende duke bërë përpjekje të veçanta për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal, për të siguruar perspektiva për të rinjtë, për të fituar punësim dhe kohezion social. Çështjet e shëndetit, infrastrukturës dhe digjitalizimit  gjithashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Prandaj është mire që ta vazhdojmë me përkushtim Procesin e Berlinit. Tani për tani po ndiejmë se sa e rëndësishme është që Bashkimi Evropian të vazhdojë të perceptohet si një partner i afërt, i besueshëm dhe i mençur i Ballkanit Perëndimor – jo vetëm në sytë e politikanëve, por mbi të gjitha në perceptimin e qytetarëve lokalë. Për shkak se ka edhe zhgënjime, qoftë për shkak të reformave të pamjaftueshme për të forcuar shtetin e ligjit ose luftën kundër korrupsionit. Por edhe sa i përket luftës me pandeminë e koronës, disa shtete mendojnë se BE-ja nuk i mbështet aq mirë sa duhet. Prandaj jam i kënaqur që Bashkimi Evropian po dërgon një sinjal të qartë solidariteti: Nga maji përsëri do të shpërndajmë 650,000 doza vaksinash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit gjithmonë duhet të mbështetet me projekte konkrete dhe të prekshme që perceptohen pozitivisht nga njerëzit në rajon. Ato duhet të jenë të dukshme për qytetarët e rajonit dhe të përmirësojnë në mënyrë të qëndrueshme kushtet e jetesës.

Polen Westbalkan-Konferenz | Merkel & Zaev & Borisov & MorawieckiKancelarja gjermane Angela Merkel me krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë në korrik 2019

Procesi i Berlinit njihet gjithashtu si një dhomë pritjeje për anëtarësimin në BE. A mund të shpresojnë këto vende që nën Presidencën Sllovene të Këshillit të BE në gjysmën e dytë të këtij viti do të arrihet ai progres i zgjerimit që nuk mund të arrihej gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së?

Ne kemi punuar shumë fort në Presidencën Gjermane të Këshillit të BE-së dhe nuk lamë gur pa lëvizur. Por parakushti për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një konsensus në Këshill. Nuk e arritëm atë vetëm për shkak të bllokadës së një vendi të vetëm. Kjo ishte e hidhur, por nuk po dorëzohemi! Unë i jam shumë mirënjohës Presidencës Portugeze për vazhdimin e këtij procesi. Për shembull, dje në Këshillin e Ministrave Evropianë patëm një informim mbi situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor. Në maj dhe qershor tema e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi do të jenë në fokus të takimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm dhe Evropianë. Atëherë do të na duhet “drita jeshile” për fillimin e negociatave të pranimit. Sidoqoftë, unë do të bëj maksimumin. BE duhet të mbajë fjalën dhe nuk duhet ta shtyjë procesin e pranimit për këto vende. Na duhen urgjentisht më shumë sinjale pozitive për rajonin! Është në rrezik jo më pak se besueshmëria e BE-së. Dhe sidomos dymbëdhjetë muajt e fundit  kanë treguar se BE ka rivalë të sistemit në Ballkanin Perëndimor të cilët po plotësojnë boshllëqet që po u lëmë ne. Është në interesin tonë të mirëkuptuar të lidhim rajonin gjithnjë e më pranë nesh.

Megjithatë, çështjet ndëretnike mbeten të pazgjidhura, si në rastin e Kosovës ose Bosnjë-Hercegovinë. Çfarë duhet bërë, sipas mendimit tuaj, për të mënjanuar përfundimisht fantazi të tilla?

Roth: Unë e pres me gëzim bashkëpunimin me qeverinë e re të Kosovës. Qeveria Kurti ka prezantuar një program shumë ambicioz në luftën kundër korrupsionit dhe për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ky është një sinjal i fortë dhe qeveria mund të llogaris  me mbështetjen tonë. Përveç kësaj, Gjermania do  të angazhohet edhe më tej me vendosmëri për liberalizimin e regjimit të vizave me qytetarët kosovarë. Unë shpresoj që ne në BE së shpejti do të arrijmë një vendim për këtë dhe do ta realizojmë sa më shpejt. Mbi të gjitha, një qëllim që vazhdon të largohet gjithë e më shumë kërcënon të kthehet në mirazh – dhe kështu të humbasë fuqinë e tij  tërheqëse dhe transformuese Dhe sa i përket Bosnjë-Hercegovinës, një gjë është e qartë: pavarësisht nga ndasitë shoqërore, një shumicë dërrmuese e popullsisë boshnjake mbështet një qëllim të përbashkët: një të ardhme në BE. Por është po aq e qartë se vendi tani duhet të trajtojë me vendosmëri reformat që janë kaq të nevojshme për të bërë përparim më të shpejtë në rrugën “nga Dejtoni në Bruksel”. Për shembull, reforma e ligjit zgjedhor duhet të projektohet në mënyrë të tillë që të kontribuojë në pajtimin dhe bashkëpunimin dhe jo në ndarjen e mëtejshme. /DW

Tags: ballksnikufijteroth

Related- Posts

NGJARJE

Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

24 Tetor, 2026
NGJARJE

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026
KOSOVA

PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

23 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Nga Beogradi në Tiranë: A po paralajmërojnë protestat studentore një ndryshim rajonal dhe fundin e një cikli politik?

25 Tetor, 2026

Vuçiçi: I humbëm këto zgjedhje, fitoi lista e studentëve

25 Tetor, 2026

Gjermania do të marrë pjesë në stërvitjen e parë ushtarake të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” në mbështetje të Ukrainës

25 Tetor, 2026

Serbi, mbahen zgjedhjet pas dy vitesh protestash studentore; Vuçiçi përballë sfidës politike

25 Tetor, 2026

Turqia dhe Greqia: Mosmarrëveshje e re për të drejtën detare në Mesdhe

25 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.