• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Bosnjë Hercegovina: “Konflikt i ngrirë me paqe të papërfunduar”

6 Maj, 2021
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aida Cama

Bosnjë Hercegovina diskutohet në Këshillin e Sigurimit. Qëndrimi i SHBA-së: Asnjë etnitet nuk ka të ardhme jashtë Bosnjë Hercegovinës.

Kur flitet për Bosnjën në Këshillin e Sigurimit e marrin fjalën shumë palë: Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, ata të përhershmit Rusia dhe SHBA, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina dhe 8 të përkohshmit, Përfaqësuesi i Lartë që raporton për gjendjen. Pastaj flet për gjendjen edhe ambasadori i Bosnjë Hercegovinës. Por flasin edhe ambasadorët e Kroacisë dhe të Bosnjës. Flet edhe përfaqësuesi i Bashkimit Europian. Të gjithë me retorikën për paqe e stabilitet, por përpjekjet për to çdo palë i sheh me mënyrën e vet. Pjesëmarrja e disa grave folëse shmang idenë e folësve nga “klubi i burrave”.

Në një konflikt të ngrirë kërkohet “shpërbërje paqësore”

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë Hercegovinë, Valentin Inzko, që e mban këtë post që nga viti 2009, flet për herë të fundit para (04.05) Këshillit të Sigurimit. Inzko iu kushtua gjendjes së pandemisë, 182 mijë të infektuarve dhe 7250 vetëve që kanë humbur jetën nga pandemia, nuk i kanë ndihmuar politikanët e Bosnjë Hercegovinës të kapërcejnë ndarjet politike. Përkundrazi, “Pandemia ka vazhduar të tregojë mosfunksionimin e vendit, ku liderët dhe autoritetet nuk kanë pasur qasje të unifikuar për të luftuar pandeminë,” thotë Vladimir Inzko, që shpjegon se në pjesë të ndryshme të vendit janë marrë masa të ndryshme për të luftuar pandeminë. Por kjo nuk është më e keqja. Për atmosferën politike në vend ai thotë se është “helmuese dhe progresi i reformave i pakët”. Valentin Inzko shpreh shqetësimin “për sfidat që autoritetet e Republika Srpskas, drejtuar faktikisht nga pala serbe…krijojnë për marrëveshjen e paqes, për vendimet e marra nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë si dhe për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë Hercegovinës”. Fjalimi që ai mban para Këshillit të Sigurimit është përmbledhje nga raporti 33 faqesh dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, mbi gjendjen në Bosnjë Hercegovinë nga tetori i kaluar deri në prill të këtij viti.

Në raport thuhet se në muajn mars, Asambleja Kombëtare e Republika Srpksas, ka kërkuar “t’i jepet fund komponentit ushtarak të misionit ndërkombëtar në Bosnjë.” Por më shqetësuese, thuhet më tej, është thirrja që i bëhet aktorëve lokalë për të diskutuar për të ardhmen e Bosnjë Hercegovinës, duke kërcënuar se nëse kjo çështje nuk futet menjëherë në axhendë, atëherë”duhet të fillojnë bisedime për shpërbërjen paqësore”.

Përmendja e “shpërbërjes paqësore” në një kohë kur bëhen thirrje për t’i dhënë fund prezencës ndërkombëtare ushtarake mund të interpretohet si kërcënim ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë Hercegovinës, thuhet në raportin që tregon se shumica e qytetarëve e kuptuan si të tillë. “Unë duhet të përsëris se Bordi drejtues i Këshillit për zbatimin e paqes, ka konfirmuar vazhdimisht angazhimin ndaj integritetit territorial dhe strukturës fundamentale të Bosnjë Hercegovinës, si shtet i vetëm, sovran, i përbërë nga dy pjesë,” thotë Valentin Inzko. Ai shkruan se “Nuk do të ketë korrigjim të hartës së Bosnjë Hercegovinës”. Por raporti vëren se Federata ka mbetur jofunksionale, dhe qeveria federale nuk është emëruar ende që me zgjedhjet e 2018.

DW Interview Valentin InzkoValentin Inzko

Ajo që duhet bërë këtë vit është: Përshtatja e amendamenteve të Kushtetutës së Bosnjë Hercegovinës dhe e ligjit për zgjedhjet duke i dhënë fund ndarjeve me bazë etnike dhe diskriminimit në bazë të vendit të banimit.

Duke bërë bilanc të punës së tij 12 vjeçare Valentin Inzko thotë, se Bosnjë Hercegovina mbetet “konflikt i ngrirë me paqe të papërfunduar” ku udhëheqësit politikë vazhdojnë të ndjekin synimet që kanë pasur gjatë luftës, për përçarje dhe axhenda nacionaliste që flasin për shpërbërje shteti.

Qëndrimi amerikan: Asnjë etnitet nuk ka të ardhme jashtë Bosnjë Hercegovinës

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas- Greenfield deklaroi që në fillim se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar. “Ne i përmbahemi parimeve të Dejtonit, sipas të cilave Bosnjë Hercegovina është një shtet demokratik, multietnik, sovran dhe i pavarur, integriteti territorial i të cilit nuk diskutohet”, theksoi ajo dhe duke shtuar se “për asnjë nga etnitetet nuk ekziston e ardhme jashtë Bosnjë Hercegovinës”. Ambasadorja shprehu mbështetje për rolin e Përfaqësuesit të Lartë në monitorimin dhe zbatimin e aspekteve civile të marrëveshjes së Dejtonit. Ajo kërkoi që Bosnjë Hercegovina të plotësojë kriteret e vendosura nga Këshilli për implementimin e paqes, Axhenda 5+2. “Ka ardhur koha për të ndryshuar fokusin dhe aktivitetet për plotësimin e kësaj axhende”, tha ajo, duke e quajtur luftën kundër korrupsionit prioritetin kryesor për Bosnjë Hercegovinën, sepse ai lulëzon për shkak të politikanëve të korruptuar, drejtësisë të vendosur nën influencën politike, zyrave publike që promovojnë interesat personale dhe institucioneve shtetërore që i japin përparësi patronazhimit. Pas korrupsionit, pengesa tjetër më e madhe për Bosnjë Hercegovinën janë politikanët që fokusohen vetëm tek qëllimet etno- nacionaliste. Ambasadorja kërkon krijimin e qeverisë federale dhe reformimin e procesit zgjedhor dhe legjislacionit para zgjedhjeve të 2022. “Ka ardhur koha që Bosnjë Hercegovina t’i afrohet më shumë standardeve të BE,” tha ambasadorja amerikane Linda Thomas- Greenfield.

BE: Reformat zgjedhore dhe konstitucionale e afrojnë Bosnjë Hercegovinën me Bashkimin Europian

Edhe Ambasadori Olof Skoog kërkoi afrim të Bosnjë Hercegovinës me standardet e BE-së. Ambasadori i BE-së pranë OKB foli në emër të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 4 vendeve kandidate Turqisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ai i kujtoi Bosnjë Hercegovinës 14 prioritetet e vendosura nga Komisioni në dhjetor të 2019. Ai vlerësoi pozitivisht zgjedhjet e para të mbajtura në Mostar pas vitit 2008, përshtatjen e strategjisë kombëtare për krimet e luftës dhe reformimin e administratës publike. Ambasadori i BE-së u bëri thirrje autoriteteve të Bosnjë Hercegovinës “të angazhohen tek reformat për të treguar se Bosnjë Hercegovina është e gatshme të bëjë atë që duhet për t’u bërë anëtare e BE”. Ai tha se BE pret që Bosnjë Hercegovina “të sigurojë mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve europiane dhe të bëjë transparencën e financimit të partive politike”. Ai kërkoi më tej reforma konstitucionale dhe reforma të procesit zgjedhor për të mos diskriminuar qytetarët.

Të njëjtin qëndrim shprehu në fjalën e saj edhe Ambasadorja e Irlandës, Byrne Nason, vendi i të cilës është anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit. Përveç të tjerave ajo përshëndeti ndihmën prej 80 milionë eurosh që BE i ka dhënë Bosnjë Hercegovinës për të luftuar pandeminë e COVID-19. Ambasadorja Nason vlerësoi progresin që ka bërë Bosnja në përshtatjen e Strategjisë për Krimet e Luftës, duke forcuar të drejtat e viktimave të dhunës gjinore gjatë luftës. “Sot, tha ajo, dhuna gjinore e përdorur gjatë konflikteve vazhdon të mbetet ende plagë. Është inkurajuese të shohësh hapat e ndërmarra më në fund për dëmshpërblimin e grave të Bosnjë Hercegovinës, të cilat kanë vuajtur nga krime kaq të poshtra”.

Mbretëria e Bashkuar: Retorikat për shpërbërjen paqësore kërcënojnë paqen

Kur dëgjon fjalën e përfaqësueses së Mbretërisë së Bashkuar, zëvendëskordinatore politike Alice Jacobs, nuk mund të të shkojë në mendje se vendi është larguar nga BE. Qëndrimi që shpreh ajo është i njëjtë me atë të BE. Por, ajo flet edhe për retorikat e politikanëve të Bosnjë Hercegovinës që kërkojnë ndarjen. “Retorikat politike të tanishme për “shpërbërjen paqësore” të Bosnjë Hercegovinës, nuk ndihmojnë askënd dhe janë në fakt kërcënim real për paqen dhe stabilitetin… duke minuar marrëveshjen e paqes,” tha Alice Jacobs. Ajo theksoi më tej se “ne riafirmojmë angazhimin tonë të qartë ndaj integritetit territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës si një shtet sovran i vetëm, i përbërë nga dy pjesë, në të cilin të tre grupet popullore dhe çdo njeri tjetër është qytetar i barabartë.” Alice Jacobs siguron mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në përpjekjet për pajtim të Bosnjë Hercegovinës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. Duke kujtuar viktimat e luftrave në Ballkan ajo thotë se “trashëgimia e dhimbshme e së kaluarës mund të kapërcehet vetëm me pajtimin e komuniteteve”. Ajo bëri thirrje t’i jepet fund glorifikimit të krimeve të luftës dhe mohimit të genocidit të Srebrenicës. “Mohimi i genocidit i shërben ndarjes edhe më të madhe të shoqërisë, i cili ka bllokuar progresin në Bosnjë Hercegovinë”.

Kurse Mona Juul, ambasadorja e Norvegjisë pranë OKB, përshëndeti vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave të Bosnjë Hercegovinës për të krijuar komisionin për bashkëpunim me NATO-n. “Duke miratuar programin e ri me NATO-n për 2021, Bosnjë Hercegovina do të arrijë progresin e duhur në reformimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e aktiviteteve me Aleancën”, tha ambasadorja Juul.

Das Präsidium von Bosnien und HerzegowinaPresidiumi i Bosnje-Hercegovinës – nga e majta – Zeljko Komsiç, Milorad Dodik, Sefik Xhaferoviç

Çfarë thotë Rusia?

Rusia nuk luan nga istikami. Anna Evstigneeva, është zëvendësambasadore e Rusisë në OKB dhe e deklaron kështu qëndrimin e vendit të saj: Raporti i Përfaqësuesit të Lartë është i pabalancuar, nuk reflekton situatën reale në Bosnjë Hercegovinë, por është përpiluar duke zgjedhur elementë tendenciozë. Ajo propozon që në vend të raportit të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të lexohet raporti i qeverisë së Republika Srpskas. Ajo thotë se raporti i Vladimir Inzkos ua vë fajin serbëve të Bosnjës dhe kroatëve për vështirësitë në pajtimin kombëtar duke e bërë forcimim e autoriteteve qendrore të vetmen rrugë për të arritur pajtimin. Raporti i Vladimir Inzkos, thotë ajo, reflekton tendencën që ka pasur Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, për të ndërhyrë tek çështjet lokale dhe tek interpretimi i ngjarjeve historike. “Kjo shihet qartë në direktivat që Zyra e Përfaqësuesit të Lartë i jep autoriteteve boshnjake dhe në insinuatat që përdor kur flet për përgjegjësinë kolektive të serbëve gjatë ngjarjeve tragjike të konfliktit të armatosur”, thotë Evstigneeva.

Ajo rekomandon që Zyra e Përfaqësuesi të Lartë të mos merret me axhendën Euroatlantike, sepse “kjo zyrë nuk e ka mandatin për bashkëpunim të Bosnjë Hercegovinës me NATO-n dhe Bashkimin Europian”. Ajo e quan gjendjen në Bosnjë Hercegovinë të qendrueshme, pa rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Për të shqetësim real përbëjnë përpjekjet e disa politikanëve për të unifikuar vendin. Ajo kërkon që për të zgjidhur sfidat të zhvillohet dialog brenda për brenda Bosnjë Hercegovinës dhe të mos ndërhyhet nga jashtë. Sidoqoftë, Anna Evstigneeva kërkon mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, po ashtu siç ka bërë Parlamenti i Republika Srpskas disa javë më parë. Edhe Rusia mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë Hercegovinës. “Marrëveshja e Paqes të 1995 është relevante edhe sot, sepse shpreh balancën e interesave që janë edhe sot efektive, ” thotë rusja Anna Evstigneeva që e do marrëveshjen aq shumë saqë e mbyll fjalimin e saj me “nëse bëhen përpjekje për ta prishur marrëveshjen, atëherë kjo do të ketë pasoja të mëdha si për Ballkanin ashtu edhe për Europën”.

Po Kina?

Edhe Kina kërkon qëndrim të balancuar të komunitetit ndërkombëtar dhe shpreh besimin “se njerëzit në Bosnjë Hercegovinë janë aq të aftë dhe të mençur sa të merren vetë me çështjet e tyre”. Ambasadori kinez Geng Shuang, vendi i të cilit mban presidencën e radhës në Këshillin e Sigurimit, përshëndet stabilitetin në Bosnjë Hercegovinë dhe angazhimin për procesin e paqes së Dejtonit. Ai kërkon promovimin e harmonisë etnike për krijimin e kombit, proces që është duke hasur vështirësi. Kina inkurajon të gjitha palët të bashkohen për të mbrojtur interesat dhe shëndetin e gjithë etnive. Kina ka dhuruar pajisje mbrojtëse dhe ka krijuar grupe ekspertësh për të ndihmuar kolegët në Bosnjë Hercegovinë që luftojnë COVID 19, duke dhuruar edhe vaksina të prodhuara nga Kina./DW

Tags: bosnja-hercegovinakeshilli i sigurimit

Related- Posts

Bota

Rrjedhat e naftës në Ngushticën e Hormuzit në rrezik për shkak të tensioneve Izrael-Iran

18 Qershor, 2025
JO VETEM LAJM

Draftraporti i KE për Shqipërinë: SPAK, rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit

17 Qershor, 2025
TOPSHOT - US President Donald Trump (R) meets with Israel's Prime Minister Benjamin Netanyahu in the Oval Office of the White House in Washington, DC, on February 4, 2025. (Photo by ANDREW CABALLERO-REYNOLDS / AFP)
Bota

Përse ndjek Trump një kurs zik zak në konfliktin Izrael-Iran

17 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ajatollah i përgjigjet Trumpit: ‘Beteja filloi’

18 Qershor, 2025

Izraeli pajtoi Trumpin dhe Putinin; Kina sheh shansin e saj duke ndihmuar Iranin; mjerë Ukraina dhe BE-ja

18 Qershor, 2025

Rrjedhat e naftës në Ngushticën e Hormuzit në rrezik për shkak të tensioneve Izrael-Iran

18 Qershor, 2025

Trump: SHBA-ja nuk do ta vrasë Khamenein tani për tani

17 Qershor, 2025

Draftraporti i KE për Shqipërinë: SPAK, rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit

17 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.