• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Qeveria e re gjermane dhe Ballkani Perëndimor

6 Dhjetor, 2021
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dragan Biseniç- [i]

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

Olaf Sholci gjatë fushatës zgjedhore të kësaj vere i’u drejtua zgjedhësve gjermanë me mesazhin e thjeshtë: “Nëse ju pëlqen kancelarja Anxhela Merkel, votoni për mua”. Ishte propozim i besueshëm. Ai bën pjesë në një parti tjetër, por grupi i tij majtist ishte në koalicion me Unionin Kristjan-demokrat të djathtë. Dhe, ndërsa kandidatët e tjerë bënin gabime, Sholci kanalizoi aurën e vetëbesimit të qetë të Anxhela Merkelit. Madje edhe kopjoi gjestin e saj me duar dhe “trekëndëshin e rrëfimtarit”.

Dhe arriti të fitojë. Autsajderi u bë fitimtar. Udhëhoqi me sukses tri parti në bisedime të ndërlikuara koalicioni. Marrëveshja e propozuar e koalicionit u bë publike javën e kaluar. Kësisoj Sholci që të hënën me 6 dhjetor do të bëhet zyrtarisht kancelari i ri gjerman që nga viti 2005.

Megjithëse për shkak të kompleksitetit të qeverisë gjermane, në të cilën ekzistojnë kontradikta inherente mes partnerëve, të gjelbërve, liberalëve dhe socialdemokratëve, priteshin bisedime më të ndërlikuara, ata përfunduan relativisht shpejt, harmonia mes partnerëve u arrit të sigurohej, por kjo nuk do të thotë se u zhdukën dallimet në qëndrime. Mbetet çështje e hapur nëse ato do të pasqyrohen dhe sa do të pasqyrohen në vetë politikën e ardhshme.

RISI HISTORIKE: të gjelbërit, të cilët bazohen në ide të kundërta me ato të kancelarit, këmbëngulën më shumë për një  përcaktim të saktë dhe me shkrim të raporteve në koalicionin e ardhshëm. Ndërsa Sholci dëshiron të vazhdojë të ecë në rrugët e sigurta të Merkelit, atje ku është e mundshme dhe e nevojshme, të gjelbërit ia kanë frikën pikërisht kësaj prirje të tij për të rimarrë në përdorim këto metoda tashmë të provuara të Merkalit.

Në mënyrë që të konkludohet se në cilin drejtim duhej të ecte politika e qeverisë së re, po studiojmë dhe analizojmë marrëveshjen e koalicionit që nënëshkruan  tri partitë. Vetë procesi i hartimit të marrëveshjes ishte një eksperiment politik tejet i madh në të cilin u përfshinë 300 ekspertë nga të tri palët. Ata diskutuan për10 ditë të ndarë në 22 grupe pune në mënyrë që të përcaktonin politikën ne koalicionit të ri qeveritar. Secili grup pune duhej të hartonte propozimin e tij në pesë faqe të shkruara dhe madje, sipas pedantizmit gjerman, përcaktohej edhe madhësia e germave 11, tipi i tyre Calibri, hapësira mes rreshtave 1,5. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve ishte 15 nëntori ora 18:00.

Qeveria gjermane do të ketë 15 ministra, nga të cilët gjashtë do të jenë nga radhët e PSD, pesë të Gjelbërit dhe pesë Liberalët. Sholci do të ketë dy Zëvendëskancelarë, gjë që është risi historike: njëri bazohet në kushtetutë dhe ky është lideri i të Gjelbërve Robert Habok, ndërsa tjetri është lideri i liberalëve Kristian Lindner pozita e të cilit do të përcaktohet me vendim qeverie. Haboku do të udhëheqë edhe superministrinë e ekologjisë dhe ekonomisë, ndërsa Lindneri do të trashëgojë Sholcin në postin e ministrit të financave.

Qeveria e re do të duhet të përballet që në nisje me sfida të cilat dotë kërkojnë prej saj vëmendje të plotë dhe gatishmëri për veprim. E para është situata gjithnjë e më e vështirë dhe alarmante me koronën në Gjermani, ndërsa e dyta është kriza në Lindje të Europës e cila në njërin krah përfshin Poloninë, Bjellorusinë dhe Rusinë, ndërsa në tjetrin ashpërsimi i ri për shkak të Ukrainës në të cilën janë përfshirë NATO-ja dhe Rusia.

Në të dy rastet Gjermania ka rol të madhe dhe që të dyja krizat janë potencialisht ndëzëse.

POLITIKA E JASHTME: Politika e jashtme është një nga fushat ku priten ndryshime të rëndësishme, meqënëse ministrja e re e punëve të jashtme do të jetë shefja e të Gjelbërve Analena Berbok. Bisedimet për politikën e jashtme të koalicionit zgjatën  më shumë për shkak të një sërë çështjesh ku nevojitej dakordësim  i thellë dhe në krye të grupit të punës ishte ministri i deritanishëm i punëve të jashtme Haiko Mas, i cili është kandidat potencial për ministër të mbrojtjes. Liberalët i përfaqëesonte Aleksandër Graf Lambsdorf, ndërsa dialoguesit e Gjelbër ishin Agnjeshka Bruger dhe Omid Nuripur.

Në këtë grup bisedohej për tri fusha: politikën e jashtme, mbrojtjen dhe politikën zhvillimore. Dallimet u shfaqën edhe këtu, madje edhe për faktin nëse ishte e mundur që gjithçka të përmblidhej në pesë faqe? Socialdemokratët pohonin se në politikën e jashtme nuk është e nevojshme që të përcaktohet gjithçka paraprakisht, por nevojitet “mirëkuptim i përbashkët” dhe krijimi paraprakisht i një “plani kuadër” dhe të përcakohen “parimet udhëheqëse”. Propozimet e të tri palëve ishin shënuar me ngjyra si edhe simbolet e partive- të kuqe, gjelbër dhe të verdhë (koalicioni “semafor”. Shën. i përkth). Kur biseduesit binin dakord, atëherë pasusi në fjalë shndërrohej në ngjyrë të zezë.

Dallime kishte jo vetëm mes partive, por edhe mes rrymave të ndryshme brenda vetë partive. Te të Gjelbërit këto ishin realistët dhe rryma e majtë e partisë, në radhët e SDP dallimet ishin mes shefit të grupit të deputetëve Rolf Mitcenih dhe pragmatistëve mbështetës të Sholcit si Haiko Masi.

Problemi më i ndjeshëm ishte ai i raportit ndaj raketave me mbushje bërthamore që gjenden në truallin e Gjeërmanisë. Mes NATO-s dhe Gjermanisë është në fuqi ndarja e “detyrimeve bërthamore”. NATO-ja ka stacionuar 20 raketa me mbushje bërthamore në Bihel të Gjermanisë Perëndimore, ndërsa Gjermania ka flotë ajrore me destinacion të dyfishtë i cili mund ti transportojë dhe ti lëshojnë këto raketa. Ka shenja se Gjermania ndoshta do ti bashkohet Marrëveshjes për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore. Në favor të kësaj teze janë edhe sentimentet pacifiste të të Gjelbërve, por edhe disa deklarata që janë bërë gjatë bisedimeve.

Mitcenihu, i cili dialogoi në emër të SDP-së, është kundërshtar i madh i këtij aranxhimi dhe dëshiron tërheqjen e  armëve bërthamore nga Gjermania. Dialoguesit e PDS-së theksojnë kontinuitetin sipas të cilit bazat e politikës së jashtme gjermane nuk janë të  diskutueshme në raportet me ShBA-të, Francën dhe Poloninë. Liberalët dhe të Gjelbërit dëshirojnë një dallim të qartë dhe të fortë si dhe ndryshime në raportet ndaj regjimeve autoritare.

Berboku ka paralajmëruar linjë të ashpër ndaj Kinës, por e gjitha kjo ishte tejet e vështirë dhe e ndërlikuar për tu hedhur në marrveshjen e koalicionit, sepse rryma e Sholcit nuk dëshiron kurrfarë ndryshimesh në këtë problem. Bashkëpuntorët që kanë qëndruar gjatë pranë Sholcit pohojnë  se ai,  në gjërat thelbësore, do tu përmbahet drejtimeve të politikës së jashtme të Merkelit. Dy partnerët e rinj të SDP-së nuk janë prej kohësh në qeverisje dhe shumë shpejt kanë për ta kuptuar se në raportet me Kinën duhet të kenë parasysh para së gjithash interesat gjermane.

Ndryshime mund të ketë vetëm në nuanca, pohojnë bashkëpuntorët e afërt të kancelarit të ardhshëm.

BALLKANI PERËNDIMOR: Ndoshta edhe në Ballkanin Perëndimor do të jenë të dukshëm këto  “dyzime” të qeverisë së re, të cilët përfshijnë qëndrimin e vazhdimsisë së SPD-së, theksin e qëndrimit realist dhe pragmatist që karakterizonte qeverisjen e Merkelit dhe politika e jashtme gjermane e cila do të jetë në duart e lideres së të Gjelbërve, Analenë Berbokut, me theksim  dominues në “politikën e jashtme të paqes dhe të të drejtave të njeriut”.

Mund të supozohet se Ballkani Perëndimor do të jetë prioritet në muajt e parë të qeverisë së re. Vetë përmendja e Ballkanit Perëndimor në Marrëveshjen për koalicionin ndërkohë dëshmon për rëndësinë strategjike që  i jep këtij rajoni qeveria e re gjermane. Mund të supozohet se ministrja e re e punëve të jashtme do të vendosë shumë shpejt kontakte me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në programet zgjedhore vetëm të Gjelbërit kanë shqyrtuar me seriozitet problemet ballkanike, duke theksuar se “politika e jashtme e të Gjelbërve” do të bazohet te “paqa dhe të drejtat e njeriut”. Të Gjelbërit kanë theksuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe “mbrojtja e arkitekturës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut” përfshin “respektimin e Konventave mbi të drejtat e njeriut, sigurinë e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe vëniën para drejtësisë të kriminelëve të luftës”.

Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, në kuadrin e raporteve më të gjëra ndaj “fqinjëve në Lindje”, ata paralajmërojnë mbështetjen e “shoqërive demokratike qytetare dhe reformave” ndërsa theksojnë në mënyrë specifike mbështetjen për “hapjen e bisedimeve për antarsim me Shqipërië dhe Maqedoninë e Veriut dhe integrimin e mëtejshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Në Marrëveshjen  e koalicionit gjenden edhe paragrafe kushtuar Ballkanit Perëndimor të cilët duken qartë se janë hartuar sipas kërkesës se të Gjelbërve. Në këtë dokument thuhet ekzaktësisht: “Ne mbështesim procesin e antarsimit në Bashkimin Europian të gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e domosdoshme për plotësimin e të gjithë kritereve të Kopenhagenit”. Më tej: “Në këtë kontekst dëshirojmë të forcojmë shoqërinë civile dhe mbështesim hapat e mëtejshme për antarsim. Hapi i radhës duhet të jetë hapja e kapitujve të parë mbi antarsimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zgjidhja e problemit të liberalizimit të vizave me Kosovën dhe vazhdimi i bisedimeve me Malin e Zi dhe Serbinë. Mbështesim dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e BE-së dhe këmbënguljet që të arrihet paqe e qëndrueshme në Bosnjë e Heërcegovinë e bazuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe tejkalimit të ndasive etnike. Paralelisht me bisedimet për antarsim, BE-ja duhet të përmirësojë kapacitetin e saj absorbues”.

Parimisht mund të thuhet se bëhet fjalë për vazhdim të politikës së Anxhela Merkelit. Por, theksi dhe rendi i veprimeve janë tërësisht ndryshe. Në njërën anë thuhet se Gjermania do të veprojë nëpërmjet BE-së, ndërsa në tjetrën se do të veprojë edhe në mënyrë direkte, mbi baza bilaterale. Vend kryesor në prioritetet e politikës së jashtme gjermane zë edhe “forcimi i shoqërisë civile” i cili i paraprin “hapave të pranimit” të mëtjeshëm në integrimet europiane. Që në shikim të parë bie në sy se prioritet në integrimin euroian janë ata të cilët janë më larg BE-së- hapja e kapitujve të parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimi i vizave me Kosovën, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi që janë disi më larg në statusin  e kandidatit, janë krejtësisht në fund të radhës. Megjithëse kjo mund të ngjasë si inkurajim për integrimet europiane, dekurajuese është se praktikisht konstatohet “kapaciteti i dobët absorbues i BE-së”, ose më mirë të themi mungesa momentale e gatishmërisë dhe e predispozicionit për zgjerimin e BE-së.

Disa të gjithë këtë e konsiderojnë vetëm si një “lëshim verbal” për liberalët, sepse kur shqyrtohen raportet reale brenda BE-së ndaj vëendeve të Ballkanit Perëndimoir, është e qartë se ekzistojnë probleme të cilët janë pothuajse të pakapërcyeshëm. Këtu bën pjesë përshembull edhe bllokimi i disa shteteve siç ishte rasti i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut apo sikurse dihen disa bllokime kroate ndaj Serbisë. Në këto raste e vetmja rrugëdalje mund të ishte braktisja e parimit të unanimitetit në vendimmarrjen e BE-së gjë që është pothuajse e pamundur të supozohet.

Gjithsesi, qeveria e re gjermane do të fillojë me ambicje të reja europiane drejt Ballkanit Perëndimor, ndërsa semafori i politikës së jashtme (aluzion për koalicionin e ri qeverisës gjerman të quajtur edhe “koalicioni semafor”. Shën. përkth.) më gjatë ka për të qënë i ndezur në dritën e gjelbër.

[i] https://www.danas.rs/nedelja/nove-nemacka-vlada-i-zapadni-balkan/

Tags: ballknai perendimorgermanygermnayolafqeveria

Related- Posts

FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026
FOKUS

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026
FOKUS

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.