• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Mbi trashëgiminë politike të Merkel!

25 Prill, 2023
in Kryesore, Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Jorgji KOTE

 Më 17 Prill, Presidenti gjerman Frank – Walter Steinmeier nderoi ish Kancelaren Angela Merkel me Urdhërin  “Kryqi i Hekurt” i nivelit më të lartë për liderët e shtetit.  Në ceremoninë e rastit në Pallatin Presidencial në Berlin ishin Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, personalitete të tjera dhe bashkëpuntorët më të afërt të Merkelit.

Ky dekorim, 18 muaj pas largimit nga skena politike ka ndezuar diskutimet dhe debatet lidhur me vlerësimin historik të kontributit të Kancelares Merkel, e cila udhëhoqi disa koalicione qeveritare, aq sa Kohl dhe më gjatë se Adenauer.

Padyshim që Merkel ka shfaqur një personalitet të rrallë të lidershipit politik  në Gjermani, Europë dhe më tej. Kjo falë shumë cilësive të spikatura – maturia, qetësia, durimi, modestia, mungesa e bujës dhe ndarja e jetës zyrtare nga ajo private, gjithsesi tejet modeste. Shquhej për “higjienën” në të folurit publik; i pastër nga batutat, kunjat, insinuatat, sulmet, referencat personale te kundërshtari, duke u përqëndruar siç thoshte ajo te “ Sachen” ose gjërat thelbësore. Këto cilësi i nxorri në pah dhe Presidenti Steinmeier, ku veçoi artin e saj të negociatave, mjeshtërinë e rrallë si “ makinë kompromisesh” siç njihet në Europë,  njohjen e imtë të fakteve, menaxhimin brilant të krizave të shumta që përfshinë kontinentin – bankare, financiare, terrorizmi, azili, korona e deri te lufta në Ukrainë.

Ndërkohë, Merkel e reformoi rrënjësisht CDU-në, veç të tjerash, duke e kthyer nga një parti “ burrash të fortë” në një forcë politike ku mbizotërojnë personalitete gra. Eshtë e para Kancelare në historinë gjermane me origjinë nga ish lindja që triumfoi në  të gjitha betejat zgjedhore mbi “dinosaurët”politikë të  CDU-së dhe të SPD-së!

Padyshim që në autoritetin e saj të padiskutueshëm kanë ndikuar integriteti i saj absolut moral, qytetar dhe politik:  pa asnjë aferë, skandal, madje as thashethem për korrupsion apo shpërdorim posti! Gjithashtu, ndryshe nga paraardhësit e saj emblematikë siç ishin, Adenauer dhe Kohl, që nuk iknin nga pushteti deri sa humbën, megjithë popullaritetin e madh, Merkel u dorëhoq nga CDU-ja dhe dy vjet përpara fundit të mandatit, ajo njoftoi se nuk do kandidonte më si Kancelare.

Ndaj, pavarësisht nga ndonjë vërejtje dhe rezervë, nderimi i saj me “ Kryqin e Madh” të nivelit  më të lartë  konsiderohet i drejtë dhe i merituar. Këtë e ka pohuar dhe liderja  social-demokrate, Sasia Eskens, me të cilët Merkel qeverisi 12 vite dhe lideri i të Gjelbërve, Omid Nouripour; ky i fundit pohon se “ Merkel ka ndikuar te vendi ynë si pakkush, por nuk është e nevojshme të jesh dakord me të gjithë veprimtarinë e saj që të vlerësosh shërbimet  saj të mëdha”

Po ashtu, ambasadori emblematik Wolfgang Ischinger dhe historiani i mirënjohur Paul Nolte shprehen se “ për këtë dekorim mjafton fakti që ajo ka drejtuar vendin më gjatë se askush tjetër pas Adenauerit dhe Kohl”. Megjithatë, nisur nga faktoret që shpjegohen më poshtë, të dy këta dhe historianë të tjerë kanë sugjeruar se do të ishte më mirë që ky dekorim të  bëhej në një situatë më të mëvonshme.

Gjithsesi, debatet dhe diskutimet më të shumta  në rrethet partiake, shkencore dhe mediatike janë përqëndruar te çështja nëse Merkel mund të quhet  “Kancelare e Madhe” dmth a renditet në të njëjtin  rang me paraardhësit e saj – Adenauer, Brandt dhe Kohl? Nëse po, cila është ajo vepër apo “ gjurmë “  madhore me të cilën Merkel mund të hyjë në histori? Se Adenaueri udhëhoqi integrimin perendimor, Brandt “Ostpolitik-ën” e famshme, Schmidt vendimin e dyfishtë në vitet 80 ndaj ish BS-së, dmth dialog me të dhe vendosjen e raketave “ Pershing” që u bë dhe doktrina e NATO-s, ndërsa Kohli kulmoi me ribashkimin epokal gjerman dhe europian. Mirëpo, Merkel, veç jetëgjatësisë politike rekord 16 vjeçare si Kancelare,  nuk është se ka lënë ndonjë motiv dhe vepër madhore të këtij formati.

Ndaj, një ndër liderët kryesorë të CDU-së, ish President i Bundestagut, Wolfgang Schäuble e thotë “ copë” se Merkel “nuk hyn te Kancelarët e mëdhenj”. Të këtij mendimi janë dhe historianët e mirënjohur Paul Notke, Michael Wolffsohn e të tjerë. Sipas historianit tjetër,  Rolf Steininger, ndryshe nga parardhësit, Merkel nuk bëri dhe nuk shkroi histori, madje nga kjo pikpamje ajo nuk i afrohet as Brandt-it dhe Schmidt-it, duke shprehur habinë se pse këta të dy si Kancelarë të mëdhenj nuk janë nderuar me Kryqin e Madh! Ndërkaq Michael Wolffsohn vjen në përfundimin se “ Merkel filloi shumë, por përfundoi pak punë të mëdha”. Më tej, Me këtë rast citohet Lideri i Partisë së Majtë, Martin Schirdewan kur thotë “ bilanci i Merkel është i dyanshëm, ai më tepër meriton një përpunim se sa një dekorim”

Këto rezerva dhe kundërshtime vijnë për shkak të këtyre 3-4 shqetësimeve madhore gjeopolitike, të cilat e errësojnë jo pak trashëgiminë politike të Merkel.

E para dhe kryesorja,  politika e saj e gabuar ndaj Rusisë dhe Putinit, e cila ndryshoi nga pasardhësi i saj, Olaf Scholz. Një politikë e dështuar e paqtimit ( appeasement policy) e udhëhequr nga ideja naive “ Wandel durch Handel” ose “ ndryshim nëpërmjet tregtisë”. Ideja këtu ishte që nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, tarifave të lira të blerjes së naftës, gazit dhe drithrave  nga Rusia mund të shmangeshin dhe konfrontimet ushtarake, të sigurohej paqja, siguria, detyrimisht në bashkëpunim ME,  por JO PA Rusinë!.

Dihen tashmë pasojat e kësaj politike katastrofale sidomos në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë energjitike, për Gjermaninë dhe vendet e tjera europiane. Veç të tjerash, Gjermania u bë kryeqendra e “ Putin Verstehers” dmth të “ mirëkuptuesve dhe simpatizantëve të politikave pro Putinit”  me 17 forume dhe komitete dypalëshe, të drejtuara nga liderë kryesorë gjermanë. Për të ardhur te ndërtimi i dy gazsjellësve gjigandë, kur i dyti “ Nord Strean II “ filloi fill pas aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2015 dhe përfundoi në prag të agresionit të saj ndaj Ukrainës. Megjithë thirjet amerikane dhe europiane, Merkel nuk pranoi të hiqte dorë prej “Nord Stream II”, çka ndodhi vetëm mbas agresionit rus më 24 Shkurt. Bashkë me Steinmeier, ministrin e saj të jashtëm të asaj kohe, President i Republikës që e dekoroi Merkelin konsiderohen si rusofilët më elitarë gjermanë. Por, ndryshe nga Steinmeier, i cili i pranoi gabimet politike gjermane ndaj Rusisë, Merkel nuk dihet ende nëse do të distancohet ndonjëherë prej tyre.

Për pasojë, u nënvleftësua ndjeshëm mbrojtja dhe siguria e vendit, duke ulur ndjesh ndjeshëm  shpenzimet për mbrojtjen e duke e lënë pas dore modernizimin e Bundesvehrit, se demek Rusia nuk kishte interes të sulmonte ndonjë vend. Vërtet që shkurtin e kaluar Berlini zyrtar shpalli “Zeitwende” ose “ ndryshimi epokal, shumë pozitiv, mirëpo ky Ndryshim historik do shumë kohë për t’u zbatuar.

Rezerva tjetër që shprehet me këtë rast është se dekoratën e lartë e dha Presidenti Steinmeier, i cili  ka qenë për dy mandate Ministër i Jashtëm nën Merkel,  më 2005 – 2009 dhe 2013 – 2017; ai është dhe arkitekti i politikave të gabuara me Rusinë dhe i Marrëveshjes së Minskut dukshëm në favor të Moskës.

Aspekti i dytë i debatueshëm është pranimi në vitin 2015 i mbi 1 milion refugjatëve, me pohimin tingëllues të Merkel “ Ne do t’ia dalim” ( Wir Schaffen Das!); por, shqetësimi madhor ishte se nuk ishin marrë masat për ruajtjen e kufijve dhe se nuk u bënë konsultime me aleatët e tjerë europianë , sepse Merkel veproi vërtet  “ në kokë të vet”. Për pasojë, qysh atëhere migracioni i paligjshëm, nga “ mollë sherri” brenda BE-së me vende të tjera lindore mund të kthehet në “ minë me sahat”!

Së treti, i gabuar ishte vendimi i Merkel mbi të ardhmen e  centraleve bërthamorë, mbas cunamit në Japoni më 2011 dhe dështimi i “ ndryshimit epokal energjitik ”( Energie Wende)

Problemi tjetër i madh te Merkel ëshë se gjatë 16 viteve të saj në pushtet, megjithë rolin dhe ndikimin e saj në BE, demokracia atje dhe në përgjithësi në Europë nuk shënoi asnjë asnjë përparim, por rënie dhe gërryerje, duke përfshirë dhe të djathtën e qendrës. Kjo ndodhi dhe në vetë Gjermaninë e Merkelit, ku gjatë qeverisjes së saj AfD-ja hyri dhe shtoi numrin e deputetëve në 16 parlamentet e landeve dhe në Bundestag, ndërsa në disa vende europiane kanë ardhur në pushtet forca të ekstremit të djathtë, duke përfshirë Italianë, Suedinë, Finlandën e ku ato po bëhën gati për pushtet dhe në Francë!.

Nga ana tjetër, megjithë nismat dhe demarshet personale të vlerësuara të Merkelit, duke përfshirë dhe “Procesin e Berlinit” që vazhdon të jetë larg pritshmërive të fillimit, nuk pati përparim as në Ballkanin Perendimor; vetëm Kroacia, Rumania dhe Bullgaria, që në fakt ishin bërë gati qysh përpara se Merkel të vinte në pushtet, por të shtyra për shkak të problemeve dhe dyshimeve të shumta u antarësuan në BE. Ndërkohë, Serbia dhe Mali i Zi kanë 10 vjet që kanë ngecur në vend, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me shumë peripeci çelën negociatat korrikun e kaluar, por dhe kjo më tepër pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

Ca më keq akoma, Merkel njihet për miqësinë personale me liderët e Ballkanit Perendimor,  duke e “mbajtur mirë” me ta, në emër dhe në favor të stabilitetit, dhe në dëm të demokracisë, duke u kujdesur më shumë për interesat e biznesit gjerman dhe europian. Tregojnë se kur i thanë për një lider ish lindor që ajo e mbronte me fanatizëm se “ është bir bushtre” ajo u përgjigj me qetësinë e saj tipike “ po vërtet, por ama ai është biri ynë i bushtrës”.

Nisur nga këto konsiderata që nuk janë shteruese, Kryetari i një Komisioni të rëndësishëm në CDU, Andreas Roedder, e quan gabim dekorimin e Merkel. Ndërsa Zv.Kryetari i CDU-së, Carsten Linnemann thotë se në planin ndërkombëtar, Merkel ka kryer shërbime të shquara, por ka bërë dhe gabime, madje të mëdha”

Së fundi,  vetëkuptohet se nga të tilla ngjarje dhe vlerësime mund e duhet të mësojmë dhe ne për vlerësimin e drejtë të liderëve tanë politikë të 30 viteve të fundit. Për fat të keq, deficitet e mëdha në kulturën e vlerësimit të tyre po kërkojmë t’i kompensojmë duke kopjuar metodat e shëmtuara të së kaluarës; duke i adhuruar në kulm, me urrah dhe  brohoritje edhe kur thonë broçkulla, dhe deri te improvizimi i bejteve, tallavave dhe këngëve polifonike, si dikur për Udhëheqësin!! E çuditshme sepse në asnjë vend tjetër europian nuk gjen një vjershë apo një këngë kushtuar liderëve të tyre më emblematikë. Atje kjo konsiderohet e turpshme dhe fyese, sepse liderët janë kryeshërbëtorë të popullit, që vinë dhe ikin, zgjidhen për aq kohë sa bindin shumicën dhe largohen mbas ezaurimit të alternativave në pushtet. Atje askush nuk “ shenjtërohet”,  duke e krahasuar me vetë Zotin, me urime “ T’u bëftë dita një mijë” “Marrsh nga ditët tona”, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën demokratike perendimore.

Apo kur i cilësojmë liderët “ historikë” ndonëse  këto 30 vjet dëshmojnë  se ata i kanë bërë më shumë dëm se sa mirë demokracisë. Kujdes, jetëgjatësia në politikë nuk të bën automatikisht historik, madje në vendet tona ku lulëzon korrupsioni, ai bëhet problematik. Sepse, siç e ka shprehur britaniku brilant, Lord Acton “ pushteti tenton të korruptojë, ndërsa pushteti absolut të korrupton absolutisht”. ( Power tends to corrupt, absolute power corrupts absolutely!)

 /Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS
Kryesore

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026
Bota

Marco Rubio në Greqi: SHBA e quan Athinën shtyllë të pranisë së saj në rajon

7 Tetor, 2026
FOKUS

Komisioni Evropian përgatit BE-në për zgjerimin: Rregulla të reja për anëtarët e ardhshëm

6 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.