• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Një momentum i ri në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare Kinë-EQL

17 Maj, 2023
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Marjana Doda

Ekspozita e tretë Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) dhe Panairi Ndërkombëtar i Mallrave të Konsumit u hap të martën (16.05) në Ningbo, provincën Zhejiang të Kinës lindore, e cila do të zgjasë deri më  20 maj 2023, me rreth 22 ngjarje të rëndësishme.

Foto:VCG

Ekspozita e tretë Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (Foto:VCG)

Ekspozita e këtij viti ka tre fusha: Ekspozita e Evropës Qendrore dhe Lindore, Ekspozita Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit dhe Ekspozita e Përhershme e Mallrave të Importuara, me një sipërfaqe totale ekspozimi prej 220,000 metrash katrorë.

Rritja e qëndrueshme në tregtinë Kinë-EQL nënvizon potencialin e madh për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar Kinë-EQL, ndaj dhe ekspozita e këtij viti ka tërhequr më shumë se 3,000 ekspozues, një rritje prej 30 për qind krahasuar me ngjarjen e mëparshme dhe një rekord i ri, sipas zyrtarëve. Midis tyre, më shumë se 400 kompani të EQL po marrin pjesë, me rreth 100,000 njerëz që pritet të vizitojnë ekspozitën.

Kjo tregon plotësisht momentin e fortë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore”, tha organizatori i ekspozitës në një deklaratë për shtyp pas ceremonisë së hapjes të martën.

Ekspozita Kinë-EQL është bërë një nga platformat më të rëndësishme pragmatike nën kuadrin bashkëpunues midis Kinës dhe EQL-se ku Kina  kërkon të çojë përpara komunikimin dhe bashkëpunimin e gjithanshëm me vendet e EQL-së

Pra kjo ekspozite ka një rëndësi të veçantë pasi investitorë, liderë të kompanive kineze dhe europiane mund të takohen drejtpërdrejtë, duke firmosur kështu marrëveshje të menjëhershme bashkëpunimi tregtar.

Në një konferencë për shtyp në Pekin të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin tha se ekspozita dhe ngjarje të tjera të lidhura me të ndihmojnë në promovimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në një mënyrë të gjithanshme dhe Kina është të gatshëm për të ndarë dividentin e zhvillimit të Kinës me vendet e EQL-së, për të promovuar rezultate më praktike të bashkëpunimit dhe për të arritur përfitime të ndërsjella dhe rezultate të favorshme.

Që nga viti 2012, tregtia e Kinës me vendet e EQL-së është rritur mesatarisht me 8.1 për qind në vit, dhe importet e Kinës nga vendet e EQL-së janë rritur mesatarisht me 9.2 për qind në vit, sipas të dhënave zyrtare kineze. Në katër muajt e parë të vitit 2023, tregtia Kinë-EQL u rrit me 2.8 për qind nga viti në vit në 44.87 miliardë dollarë, me importet e produkteve bujqësore të Kinës nga EQL që u rritën me 43.1 për qind nga viti në vit.

Ekspozita e tretë Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (Foto:VCG)

Ekspozita e tretë Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (Foto:VCG)

Zhvillimi i Kinës në partneritet me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) ka sjellë rezultate të frytshme që kur mekanizmi u iniciua për herë të parë në vitin 2012. Bashkëpunimi  ekonomik ashtu edhe tregtar midis Kinës dhe vendeve të rajonit regjistrojnë rritje historike nën iniciativën “Një Brez një Rrugë” (BRI) që lidh Lindjen me Perëndimin, pavarësisht nga ndërprerjet e jashtme të lidhura me faktorë të shumtë, duke përfshirë situatën pandemike dhe gjeopolitikës

Me sytë nga Kina.

Hapja e Kinës pas pandemisë Covid-19  i ka dhënë një frymëmarrje ekonomike dhe politike pjesës tjetër të botës, veçanërisht kontinentit Europian.

Për muaj me radhe kemi parë një agjende diplomatike intensive e liderëve të vendeve më të mëdha europiane drejt Kinës e po ashtu nga zyrtarët kinezë në Evropë në javët e fundit. Kjo tregon parteneritetin e ngushtë ekonomik dhe gjeopolitik ndërmjet Kinës dhe Europës.

Një rivitalizim i këtij mekanizmi bashkëpunimi për nxitjen e zhvillimit ekonomiko-tregtar Kine-EQL, po ashtu merr rëndësi të veçantë ndërsa dy superfuqitë ekonomike Kinë-SHBA kanë hyrë në një periudhe të vështirë diplomatike.

Kujtojmë se bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore është një mekanizëm bashkëpunimi ndër-rajonal i cili u iniciua dhe u promovua nga Kina për t’iu përgjigjur një situate ndërkombëtare në zhvillim dhe njëkohësisht për të marrë parasysh nevojat e vendet e EQL

11 vite më parë, kur nisi për herë të parë Bashkëpunimi Kinë-EQL, shumë vende evropiane po përballeshin me probleme ekonomike, nisur nga kriza evropiane e borxhit, dhe vlerësuan perspektivat pozitive të zhvillimit të Kinës.

Edhe sot, njëmbëdhjetë vite pas lançimit të Bashkëpunimit të Kinës dhe EQL-së, jemi në një situatë të trazuar globale me sfida dhe të panjohura e cila nisi që në vitin 2020 me Pandeminë Covid-19, dhe më pas me një luftë në Europen Lindore, ndaj ky bashkëpunim ekonomik Kinë-EQL është në një momentum të ri për një ringritje në të gjitha nivelet të këtij mekanizmi duke krijuar një qëndrueshmëri ekonomike në vendet e EQ-së.

Sfidat e rrugëtimit ekonomik Kinë-EQL

Duhet thënë se që nga lançimi i këtij projekti ekonomik 11- vite më parë, rrugëtimi i tij ka qenë sfidues.

Ekspozita e tretë Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (Foto:VCG)

Vizitorë provojnë produkt në Ekspozitën e tretë Kinë-Vendet të Evropës Qendrore dhe Lindore (Foto:VCG)

Bashkëpunimi Kinë-EQL ka kapërcyer vështirësi të ndryshme që në fillim. Kur ndërmarrjet kineze u përpoqën për herë të parë të hynin në tregun e EQL-së në vitin 2012, ato u përballën me një mjedis në të cilin vendet e EQL-së duhej të ndiqnin politika të ashpra shtrënguese dhe Bashkimi Evropian ishte në kushte të këqija ekonomike. Në të njëjtën kohë, ndërmarrjet kineze në vend iu desh të arrinin normalitetin e ri të transformimit të modelit të rritjes dhe rregullimit të strukturës ekonomike.

Pavarësisht rritjes së qëndrueshme në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar Kinë-EQL, disa forca anti-Kinë në Evropë dhe SHBA vitet e fundit kanë kërkuar të minojnë një bashkëpunim të tillë fitues, si pjesë e strategjisë së tyre më të gjerë të kontrollit kundër Kinës.

Vende të tilla si Lituania, Letonia dhe Estonia janë tërhequr nga ky mekanizëm bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të EQL-së. Politikanët në Republikën Çeke po ashtu thuhet se po bëjnë thirrje për tërheqjen e vendit nga mekanizmi. Lëvizje të tilla vijnë pasi shumë në Evropë janë ndikuar shumë nga qëndrimi i SHBA-së kundër Kinës në vitet e mëparshme.

Edhe Shqipëria është pjesë e këtij mekanizmi dhe padyshim herë pas here e ka ndjerë presionin ndërkombëtar.

Në vizitën e fundit të Kryeministrit Rama në Berlin, ndërsa ishte në konference për shtyp me kancelarin gjerman Scholz u pyet nga gazetarët: A vazhdon Shqipëria të jetë pjesë e vendeve bashkëpunëtore me Kinën? Ka vende që janë larguar, a do të vazhdoni të jeni aktivë dhe pse ngulni këmbë për një bashkëpunim kaq të ngushtë me Kinën?

Kryeministri Rama iu përgjigj duke thënë se nuk kemi ndërmend të largohemi nga mekanizmi Kine-EQL, megjithatë shprehu një kritikë se  Shqipëria nga të gjitha vendet e tjera të këtij formati nuk ka përfituar as edhe një investim.

Pra sikundër e shohim ndonëse “Bashkëpunimi Kinë-EQL është një degezim i lidhjeve të përgjithshme ekonomike Kinë-Evropë, disa vende të EQL kanë politizuar integrimin normal ekonomik nën presionin e SHBA-së”.

Që nga fillimi i bashkëpunimit Kinë-EQL, Kina dhe vendet e EQL-së kanë bërë përparim të madh në investimet, shkëmbimet mes njerëzve dhe ndërtimin e mekanizmave ekonomike. Ndaj Ekspozita Kinë-EQL dhe Panairi Ndërkombëtar i Produkteve të Konsumit në qytetin Ningbo riafirmon edhe njëherë rëndësinë që ka ky bashkëpunim ekonomik mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Ekspozita e tretë Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (Foto:VCG)

Ekspozita e tretë Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (Foto:VCG)

Me të drejtë nisur nga pragmatizmi ekonomik, kohët e fundit, ka pasur thirrje në rritje brenda Evropës për të kundërshtuar  të ashtuquajturën shkëputje me Kinën dhe për të refuzuar të ndjekë SHBA-në në mënyrë të pamatur për çështjet që lidhen me Kinën.

Këtë e kemi parë te qëndrimi i presidentit Macron, por dhe te Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Borrell i cili duke folur për marrëdhëniet mes BE-së dhe Kinës,  tha se evropianët edhe pse janë më afër me SHBA-në, duhet të kenë mënyrën e tyre të marrëdhënieve edhe me Kinën.

Rasti konkret është Hungaria, një anëtare e Bashkimit Europian ku mori pjesë në ekspozitën e tretë Kinë-EQL.

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm kinez Qin Gang të hënën, ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Peter Szijjarto tha se Hungaria e konsideron Kinën si një partner strategjik dhe një mundësi të rëndësishme zhvillimi. Hungaria mirëpret investimet kineze dhe kundërshton shkëputjen dhe shkëputjen e zinxhirëve, tha Szijjarto, duke shtuar se Hungaria është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme dhe mbështet fuqishëm bashkëpunimin Kinë-EQL dhe zhvillimin e marrëdhënieve BE-Kinë, sipas Xinhua.

Szijjarto erdhi në Kinë për të marrë pjesë në ekspozitën e tretë Kinë-EQL, ku Hungaria është vendi i vetëm i ftuar nderi. Delegacioni hungarez i kryesuar nga Szijjarto demonstron plotësisht mbështetjen e Hungarisë për bashkëpunimin Kinë-EQL dhe rëndësinë e madhe që i kushton lidhjeve dypalëshe, tha Qin.

Bashkëpunimi Kinë-EQL mbetet një pike kyçe për lidhjet ekonomike dhe tregtare pavarësisht ndërprerjeve të jashtme gjeopolitike. Ndaj kjo ekspozite merr një rëndësi të veçantë ndërsa situata gjeopolitike dhe ekonomike  është tejet e trazuar dhe gjithashtu përballet me shumë sfida të reja mes ndryshimeve të rëndësishme ne arenën globale.

Mos të harrojmë gjithashtu se shtylla kryesore e mekanizmit të bashkëpunimit Kinë-EQL, është koncepti kinez i multilateralizmit e cila zhvillon traditën e shkëlqyer te diplomacisë të Kinës. Ai pasqyron ndjekjen e Kinës për drejtësi ndërkombëtare dhe ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët, fokusi i së cilës është  ndërtimi i kapaciteteve  dhe partneriteti global.

Duhet theksuar se suksesi dhe jetëgjatësia e kësaj ure ekonomike do të jetë e garantuar  për sa kohë  nuk do të  paragjykohet bashkëpunimi ekonomik Kinë-EQL. Prandaj, është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të bashkëpunimit  Kinë- EQL të rishikohen arritjet konkrete ekonomike dypalëshe dhe sigurinë qe jep ky mekanizëm në këtë situatë ekonomike të pasigurt globale./Cri

Related- Posts

FOKUS

Turqia dhe Greqia: Mosmarrëveshje e re për të drejtën detare në Mesdhe

25 Tetor, 2026
FOKUS

Mundësia e fundit për një Serbi evropiane

24 Tetor, 2026
FOKUS

USHTARI I PANJOHUR SI DËSHMITAR I HESHTUR

24 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Gjermania do të marrë pjesë në stërvitjen e parë ushtarake të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” në mbështetje të Ukrainës

25 Tetor, 2026

Serbi, mbahen zgjedhjet pas dy vitesh protestash studentore; Vuçiçi përballë sfidës politike

25 Tetor, 2026

Turqia dhe Greqia: Mosmarrëveshje e re për të drejtën detare në Mesdhe

25 Tetor, 2026

Vuçiçi para rënies, mund të shkaktojë kaos të rëndë. Shikoni se çfarë informojnë mediat e tij – a është përgatitur plani?

25 Tetor, 2026

Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

25 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.