Irani ka pësuar shkatërrime të mëdha materiale. Por, përveç nëse vendi çohet drejt një disfate klasike ushtarake (dhe ju kujtoj se asnjë nga objektivat e vendosur fillimisht nga Trump dhe Netanyahu nuk është arritur ende) – ato nuk do të thonë absolutisht asgjë.
Vendimi më i ri i presidentit amerikan Donald Trump për të pezulluar operacionin “Projekti Liria” (i filluar me synimin për të tërhequr nga Gjiri Persik tankerat e “vendeve të pafajshme” të cilët nuk kanë asnjë lidhje me luftën) vetëm dy ditë më vonë pas fillimit të tij të hënën, si edhe fjalët e mbrëmshme të Sekretarit të shtetit Marco Rubio se operacioni “Zemërimi epik” i cili nisi kundër Iranit me 28 shkurt nga ana e forcave ushtarake amerikane dhe izraelite ka përfunduar – hapin një sërë pyetjesh. Një nga më të rëndësishmet është ajo nëse në këtë rast bëhet fjalë për fundin zyrtar të luftës iraniane – dhe se kush e pësoi nga ajo.
Jo shumë kohë pas fillimi të luftës kundër Iranit, kohë në të cilën, edhe përkundër ngjarjeve të pabesueshme që i përkisnin ditës së parë kur i likujdua kreu ushtarak i këtij vendi dhe udhëheqësi i lartë fetar ajatollah Khamenei mund të merrej vesh se në anën amerikano-izraelite gjërat nuk po ecnin sikur ishin planifikuar dhe se populli iranian ishte i vendosur për rezistencë dhe për këtë kishte burime – shtrohej pyetja, nëse bëhej fjalë për një luftë kundër një kundërshari të paparashikueshëm mbi “Zemërimin epik” apo “gabimin epik”. (publikuar edhe në portalin tonë nga i njëjti autor: https://www.argumentum.al/zemerim-epik-apo-gabim-epik-dalja-e-shba-ve-nga-lufta-me-iranin-eshte-e-paevitueshme-demet-shume-te-medha-pasojat-afatgjate/)
Sepse, lufta fillimisht e ideuar për kohëzgjatje prej 4-5 ditësh dhe më vonë tri ose katër javë u zgjat dhe deri tani janë më shumë se dy muaj (megjithëse me 17 prill hyri në fuqi arfmëpushimi i brishtë, por retorika luftarake vazhdoi nga të dyja palët, po ashtu edhe incidentet e përkohëshme në zonën e Ngushticës së Hormuzit), gjë e cila është më shumë se tregues i qartë se shumë gjëra nuk po ecin në drejtimin e përcaktuar nga planifikuesit. Mbi tërë rajonin u nder rrezikut i një përshkallëzimi të paparë për shkak të përgjigjeve të fuqishme asimetrike iraniane jo vetëm nëpër bazat amerikane në Izrael, por edhe në infrastukturën energjetike, dhe jo vetëm atë, të vendeve të pasura arabe, gjë e cila shpuri deri në një krizë energjetike me përmasa globale pasojat e së cilës (sikur lufta të mbyllej sot) do të ndjehen me vite ndoshta edhe me dekada në të ardhmen.
Po, Irani ka pësuar dëme shumë të mëdha materiale. Por ky fakt, nëse vendi nuk vihet në regjimin e humbjes klasike të luftës (ndërsa kujtojmë se asnjë prej objektivave të paraqitur fillimisht nga trumpi dhe Netanjahu nuk jonë realizuar)- nuk do të thotë asgjë. Sepse gjithçka që është shkatërruar mund të rindërtohet (sidomos nëse je i pasur në burime natyrore sikurse është Irani, e për shumë shumë, nëse ke si mbështetje pas shpine Kinën e Madhe)
Do të kujtoja këtu qëllimet e vëna politika të kësaj lufte, të përcaktuara sëbashku mes ShBA-ve dhe Izraelit si kryesore për interesat e tyre kombëtare: zëvendësimi i regjimit në Teheran (vrasja e zyrtarëve dhe plotësimi i tyre nga baseni kadrovik aktual kjo kurrsesi nuk është realizuar); ndalimi i programit bërthamor iranian dhe dorëzimi i uraniumit të pasuruar në duart e amerikanëve; kufizimi i programit raketor iranian (në raketa me lërgësihedhje 200-300 kilometra); dhe, përfundimisht, ndalimi i sponsorizimit nga ana e Iranit të organizatave të tij proxy në Lindjen e Mesme – nga Hamasi dhe Hejsbollahu nëpërmjet shiitëve irakenë e deri te hutitë jemenitë. Këto qëllime janë pjesë e strategjisë së përgjithshme e cila synon ta shndërrojë Izraelin në fuqinë numur një në rajonin e Lindjes së Mesme (më saktë dominues rajonal të perandorisë së re globale amerikane), ndërsa Amerikës ti sigurojë kontroll të plotë të rrymave globale energjetike, dëmtimin e strategjive gjeopolitike të rivalëve të saj Kinës dhe Rusisë (ku Irani ka rol vendimtar), nëpërmjet marrjes nën kontroll ose thyerjes së aleatëve të tyre si puna e Venezuelës, mundësisht edhe Kubës.
Aleatët europianë të ShBA-ve “u distancuan”
Meqënëse Trumpi dhe Netanjahu vendosën të fillojnë luftën pa informuar paraprakisht aleatët e amerikanëve në NATO (justifikimi me vonesë, si ai i Trumpi në Tokio, kur, para kryeministrës së llahtarisur japoneze tha se duhej të mbahej parasysh faktori i befasisë për kundërshtarin sepse një gjë e tillë është me e rëndësishmja për suksesin e operacionit, gjë të cilën Japonia duhet t’a dinte duke patur parasysh sulmin e saj në Pearl Harbor), ata u hakmorrën me rastin e ftesës së Trumpit që me forca të përbashkëta detare të shbllokonin Ngushticën e Hormuzit të cilën Irani për herë të parë në histori e kishte vënë nën kontrollin e tij.
Nuk është sekret fakti se vendet europianë ishin kundër nisjes së luftës kundër Iranit, jo sepse e duan, por sepse dëshironin të evitonin të tërhiqeshin në të duke vlerësuar, ndryshe nga Trumpi dhe ekipi i tij, vendosmërinë e Iranit për rezistencë duke patur parasysh se kjo luftë ishte për të (jo vetëm për regjimin teokratik i cili është në pushtet që nga koha e Revolucionit të madh islamik në vitin 1979) karakter ekzistencial. Mjafton të kujtojmë këtu dëshirat publike të zyrtarëve të lartë amerikanë dhe izraelitë pas fillimit të luftës për shkatërrimin e Iranit mbi baza etnike, si dhe dëshirën për mobilizimin e kurdëve irakenë për fillimin e kryengriotjes në rajonin fqinjë me Iranin të banuar me shumicë nga kurdët. Llogaritej edhe bashkësia e madhe etnike e azerëve në Veri të Iranit në përputhje me raportet izraelito-azerbejxhanase dhe ndikimin e Bakusë tek bashkësia prej 15 milionë bashkëvëllezërish që jetojnë në Iranin fqinjë. Si njëri ështue dhe tjetri refuzuan rolet që u ishin caktuar nga CIA dhe Mossadi, duke përceptuar rreziqe të mëdha para vendosmërisë iraniane dhe sulmeve të tyre ndaj fqinjëve arabë në të cilët gjendej infrastruktura amerikane ose i shërbenin Pentagonit si trampolinë për sulmet kundër Iranit.
Sido që të ishin punët, pas “refuzimit” të europianëve – (por edhe të partnerëve të tjerë të amerikanëve, nga Kanadaja, Australia, Japonia dhe Koreja e Jugut) që në zonën e luftës të dërgonin forcat e tyre detare, e për më shumë pas refuzimit të disa antarëve të NATO-s për t’i mundësuar ShBA-ve bazat e tyre ushtarake dhe(ose) madje edhe përdorimin e hapësirës së tyre ajrore për sulmet mbi Iran (Spanja, Italia, në fillim madje dhe Britania e Madhe) – u bë e qartë se kësaj “loje” të madhe dhe tejet të rrezikshme ushtarako-politiko-mediatike i kishte ardhur fundi.
Kalim me dinakëri në fushën e diplomacisë
Meqënëse Trumpi përballet me presion në rritje, të brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa lufta ka pësuar dështim të plotë përsa i përket arritjes së qëllimeve politike, administrata e Trumpit u desh të mbështetej me ngut në shinat e diplomacisë nëpërmjet shpalljes së armëpushimit dyjavor gjatë të cilit dëshirohej të gjendej një zgjidhje për përfundimin e luftës. Nga ana tjetër, Izraeli doli nga e gjitha kjo duke kaluar në luftën e tij kundër Libanit me synim zotërimin e jugut të tij dhe krijimin e një zone tampn nëpërmjet asgjësimit të Hejzbollahut dhe zhvendosjes së pjesës më të madhe të popullsisë së atjeshme më tej drejt jugut të vendit.
Por në bisedimet e nisura vazhdoi loja e bixhozit, sepse kushtet amerikane, të vëna ndaj Iranit nëpërmjet Pakistanit si ndërmjetës, de facto ishin kapitullim i Teheranit, i cili, natyrisht, nuk mundej dhe as nuk deshi t’i pranonte, por paraqiti kërkesat e tij ultimative të cilat gjithsesi ishin plotësisht të papranueshme nga ShBA-të (heqja e plotë e sanksioneve dhe “shkrirja” e pronave iraniane të “ngrira” në ShBA pas revolucionit të vitit 1979, tërheqja e plotë e forcave amerikane nga Lindja e Afërt etj.). Me fjalë të tjera, Trumpi nëpërmjet negociatave deshte të arrinte atë që nuk e arriti nëpërmjet luftës dhe për këtë përdori taktikën e rrethimit të fortë ushtarak rreth Iranit me sjelljen e anijeve dhe avionmbajtëseve të reja, të cilat duhej ta bindnin Teheranin për vendosmërinë e Trumpit në lidhje me sendërtimin e synimeve të vëna. Për këtë e paralajmëroi Teheranin se, nëse nuk i pranon, më pas vjen asgjësimi i plotë, fshirja nga faqja e dheut dhe çfarë nuk tha.
Megjithatë, Teherani e kishte kuptuar që më përpara pozitën në të cilën gjendje Trumpi, dhe mbeti i vendosur në kërkesat e tij themelore megjithëse të gjithë e kishin të qartë se ai nuk dëshironte vazhdimin e luftës duke marrë parasysh dëmet e pësuara. Por sikur thashë më parë, Irani e përjeton këtë luftë si ekzistenciale për veten e tij, ndërsa kjo kurrsesi nuk është e tillë për ShBA-të, madje as për Izraelin sepse Irani nuk ka armë bërthamore dhe me siguri pas gjithë këtyre ngjarjeve nuk do t’a ketë ende edhe për një kohë të gjatë. Por edhe sikur t’a kishte, me siguri nuk do të kishte synim të niste një luftë reciproke bërthamore me Izraelin sepse do të digjeshin të dy vendet, por do të parandalonte atë që i ndodhi me këtë luftë që përjetoi, dhe ndërkohë do të kufizonte ambicjet e politikës së jashtme izraelite si dhe ato të lidhura me çështjen palestineze.
Pra, Irani niset nga supozimi se kjo luftë as për ShBA-të dhe as për Izraelin, sadoqë ata e kanë intepretuar si të nevojshme – nuk është ekzistenciale, gjë e cila i jep përparësi vendimtare.
Trumpi llogarit ndihmën e Kinës
Edhe një telash i rëndësishëm për Trumpin, ishte edhe vendimi i tij detyruar për të shtyrë vizitën kyçe në Kinë të planifikuar në muajin mars, sepse për shkak të zhvillimit të paparashikuar të luftës nuk mundi të shkonte në Pekin si fitimtar, para të cilit – pas shfronëzimit të Nicolas Maduros dhe vënien e Venezuelës nën administratën e detyruar të Uashingtonit dhe thyerjes së pritshme të Kubës udhëheqësi kinez Xi Jinping do të ishte i detyruar t’i binte Trumpit në gjunjë dhe t’i kërkonte mëshirë. (Bëhet fjalë për arritjen e marrëveshjes tregtare reciproke e cila duhej të ishte shumë më e favorshme për ShBA-të dhe me këtë rast do të kufizonte ambicjet kineze të tregtisë globale por edhe zhvillimin e teknologjisë së lartë nëpërmjet zvoglimit të fluksit të energjentëve dhe vënien e tyre nën kontrollin amerikan). Këtë vizitë Trumpi atëbotë e shtyu për mesin e muajit korrik dhe tani nuk ka më mundësi t’a shtyjë edhe një herë nëse dëshiron të mbetet serioz në sytë e rivalti më të madh amerikan të shekullit të 21-të.
Pra, vizita e Trumpit në Pekin, tanimë është konfirmuar, do të mbahet me 14 dhe 15 maj 2026.
Megjihatë, vizitës së Trumpit i parapriu shkuarja e ministrit iranian të punëve të jashtme në Kinë – natyrisht me qëllim koordinimin e lëvizjeve të ardhshme të Teheranit me kreun shtetëror kinez. Si edhe javës së kaluar bëri edhe me atë rus – vizitën në San Pjetërburg ku e priti personalisht Vladimir Putini. Po ai, cili po personalisht, pas vizitës së Trumpit në Kinë, në fund të majit do të shkojë në Pekin për të takuar udhëheqësin kinez.
Që është kështu e dëshmojnë edhe fjalët e para dy ditëve të ministrit kinez të punëve të jashtme Wang Yi me kolegun e tij iranian se ShBA-të dhe Irani duhet të merren vesh për një armëpushim gjithëpërfshirës, njëkohësisht tha se Teherani ka të drejtë të zhvillojë energjinë bërthamore (Informacioni: CNN).
Konkluzion
Është tashmë e qartë se lufta tejet e rrezikshme iraniane po kalon në nivelin më të lartë të politikës globale – atë brenda trekëndëshit ShBA-Kinë-Rusi, gjë për të cilën dëshmon edhe lajmi që dhamë në hyrje të kësaj analize mbi pezullimin e “Projektit të lirisë” dhe përfundimimin e operacionit suhtarak “Zemërimi epik”.
Por kjo kurrsesi nuk do të thotë edhe përfundim i konfliktit amerikan me Iranin, sepse Trumpi ka gjithmonë mundësi formale të rinovojë konflioktin derisa të mos jetë nënshkruar një marrëveshje për paqe afatgjatë (kjo ndoshta edhe nuk do të bëhet kurrë në ndryshim nga marrëveshja për ndërprerjen e armiqësive), por tani është e qartë për të gjithë se Irani nuk do të thyhet dhe se pas tij qëndrojnë Moska dhe Pekini.
Kjo ndoshta ishte e mundur të ndjehej më së miri edhe nga atmosfera dhe toni i fjalëve në Shën Pjetërburg dhe nëpërmjet dërgimit të përshëndetjeve të Putinit për udhëheqësin iranian Mojtaba Hamenei gjë që është tregues i qartë se Moska nuk pranon ndryshimin e regjimit politik në Iran. Pothuajse me siguri po këtë tregon edhe takimi i shefit të diplomacisë iraniane në Pekin përsa i përket Kinës.
Disa lëshime, për hir të së vërtetës, ndoshta janë edhe të dhimbshme, Teherani detyrimisht do ti japë diçka Trumpit, sepse në këto kushte të ndërlikuara gjeopolitike askush nuk dshiron të pranojë dhe të njohë dështimin. Trumpi do të duhet të tundë diçka para qytetarëve amerikanë si tregues të fitores së tij në këtë konflikt me rrezik të lartë, i cili në fund të fundit nuk doli të ishte “shëtitje e lehtë dhe e shpejtë”, e aq më pak “luftë e vogël fitimtare”, me të cilën do të siguronte interesat amerikane dhe pushtetin e tij për një kohë të gjatë, ndërsa veten t’a gdhendte në piedestalin e presidentëve më të mëdhenj amerikanë në histori. Fati ndonjëherë di të jetë e ashpër. Por jo rrallë kjo është pasojë e ashpërsisë vetiake ose më mirë të themi mospasjes së empatisë për të tjerët.
Pra, shkurtimisht! Është gjithnjë e më e qartë se Irani do të mbijetojë jo vetëm si shtet, por edhe si antar i BRICS-it dhe Organizatës së Shangait-SCO, gjë e cila të bën me dije se lufta globale gjeopolitike mes shteteve kryesore vazhdon edhe më tej, dhe është shumë larg mbylljes.
Po marr guximin madje të them edhe se kriza iraniane, sado që ishte e pakëndshme për mbarë botën, duke patur parasysh ndikimin e saj të stërmadh në tregtinë globale ose më mirë të themi për tregtine e hidrokarbureve, është minore në krahasim me atë urkainase e cila po kulmon me shpejtësi. Ajo kërkon shumë më tepër vëmendje politike dhe mediatike duke patur parasysh rrezikun real – jo atë energjetik – por nga kataklizma ushtarake. Në Ukrainë lëvizjet amerikano-ruse ndeshen gjithnjë e më shpesh dhe në mënyrë më intensive, ndërsa dalja nga kjo krizë nuk po shihet në horizont. Për më shumë!
Por për këtë do të flasim më shumë në një prej analizave tona të ardhshme.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




























































