• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

A po kërkon Albin Kurti një mandat absolut për ta riformatuar Republikën ahtisariane?

18 Maj, 2026
in JO VETEM LAJM, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan; Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog

Shumica nga ju do mund të pyesni se përse lideri i VV-së po kërkon një fitore të re historike me mbi 60% nga elektorati kosovar. Mirëpo, askush nga shoqëria civile, mediet apo opozita që “i ka humbur dera në oborr” nuk po shoh se po bën ndonjë përpjekje të japë përgjigje, sado pak minimale, në këtë drejtim. Poashtu, nuk ka asnjë analizë që do dëshmonte se çfarë benefitesh apo çfarë reperkusionesh hipotetike, do të “prodhonte” një fitore me mbi 60% të mbështetjes së qytetarëve kosovarë për KM në detyrë dhe subjektin që ai përfaqëson? 

Në gjykimin tim sociologjik, arsyeja pse kërkesa e Albinit, po edhe debati ku po kërkohet një fitore e madhe, e do të shtoja edhe historike, kur të kihet parasysh tipi i demokracisë procedurale, e cila në pamje të parë duket që e pamundëson një fitore absolute të VV-së prej 60%, nuk është vetëm debat zgjedhor; por, para së gjithash, është një debat sociopolitik mbi modelin e ardhshëm kushtetues të Kosovës. Kjo ambicie dhe synim i tij për një fitore historike me mbi 60%, në fakt, është një ripërpjekje për t’i dëshmuar jo vetëm elektoratit të VV-së, por edhe mbarë shoqërisë kosovare se arkitektura e tanishme kushtetuese, e prodhuar pas përfundimit të luftës nga agjendat dhe kancelaritë e Brukselit, në stilin “copy-paste” të pasluftës që njihet si “projekti ahtisarian”, nuk i plotëson as kriteret e as ambiciet e shqiptarëve të Kosovës për ta definuar Kosovën në plotëni si shtet westfalian. Ku, me ligje dhe me Kushtetutë, të gjithë banorët e gjendur në Kosovë, pa dallim feje, gjinie, kombi apo përkatësie etnike e fetare, gëzojnë të gjitha të drejtat qytetare sikurse qytetarët e një shteti evroperëndimor. Ky projekt, që tashmë njihet, por ende nuk thuhet publikisht as nga aparatçikët partiakë e as ata shtetërorë, si “Republika e tretë”, ka edhe një pretendim tjetër shtesë: atë të rritjes së shkallës së fleksibilitetit dhe kompetencës sovraniste mbi qytetarët e saj dhe të ndryshimit të pjesës normative të pushtetmbajtjes.

Sociologjikisht, kjo kërkesë, po edhe apel për ta arritur kuotën e fitores mbi 60%, në fakt duhet të interpretohet në disa nivele:

1. Niveli i parë

Ku “fitorja zgjedhore” do të shërbente si një lloj mbulese dhe “licencë plebishitare” për një mandat absolut, që liderit të saj, Albin Kurtit, do t’i shërbente si një alibi etiko-politike se ai, me këtë lloj fitoreje plebishitare, nuk përfaqëson më vetëm subjektin e VV-së, por “gjithë popullin” e Kosovës. Por, një fitore e tillë, që mbetet për t’u parë nëse mund të arrihet, ndërkohë i ka edhe disa objektiva të tjerë. Ku, midis tjerash, do të ishin edhe:

a) delegjitimimi, degradimi, por edhe margjinalizimi i skajshëm moralo-politik i opozitës aktuale;

b) krijimi i një narrative të re “hegjemone”, ku për dekada të tëra do të krijohej përshtypja se Kosova vetëm kështu do të mund të mbijetonte si shtet në Ballkan; dhe objektiva kryesore, ajo e treta:

c) shndërrimi dhe kontestimi i idesë së pluralizmit si një pengesë serioze për realizimin e “vullnetit popullor” dhe të ëndrrës së bashkimit kombëtar.

Pra, opozita nuk do të trajtohej më si alternativë demokratike, por si mbetje e së kaluarës politike.

2. Niveli i dytë

Ku ideja për “pushtimin” e Presidencës, që në fakt është një logjikë makiaveliste që çon në “ujërat” e një centralizimi simbolik, nënkupton synimin dhe ambicien politike të Albin Kurtit për një kontroll shumë më të madh mbi tri nivelet kyçe të Republikës aktuale: mbi pushtetin ekzekutiv; mbi simbolikën sovraniste; dhe mbi interpretimet kushtetuese të shtetit.

Shprehur me gjuhën sociologjike, kjo tentativë dhe këto objektiva, që VV ende nuk po i thotë publikisht, janë shenja dhe indikacione të dukshme për kalimin e Kosovës nga tipi i demokracisë konsensuale në demokraci majoritare.

3. Niveli i tretë

Ku “Republika e tretë”, që ende s’po përmendet si projekt i ri identitar e shtetëror i VV-së, ka për mision finalizues, përveç “shkurorëzimit” definitiv nga narrativa e asaj që ne e njohim si “krahu i paqes” dhe “krahu i luftës”, edhe krijimin e një miti të ri shtetformues dhe inaugurimin e një rendi të ri politik me qendër figurën e liderit të ri reformator, të identifikuar me emrin e Albin Kurtit.

Pra, nga perspektiva e përkrahësve dhe arkitektëve të “Republikës së tretë”, benefitet që ende unë nuk po i shoh të shpalosura as pjesërisht e as tërësisht, as në debate e as në prononcimet aktuale, përafërsisht do të mund të ishin: ideja e një stabiliteti më të madh institucional; ideja e shmangies së koalicioneve të brishta, që prodhuan vetëm ngecje në vendimmarrje në vend të efikasitetit; pastaj ideja e krijimit të një mekanizmi të kontrollit social e politik, kur janë në pyetje luftimi i krimit dhe korrupsionit klientelist; si edhe ideja e reduktimit të administratës aktuale megalomane në një administratë meritokratike dhe tejet efikase.

Thënë edhe më thjesht, arkitektët dhe ithtarët e ndryshimit të Kushtetutës aktuale me një Kushtetutë të re të “Republikës së tretë” gjykojnë dhe janë të bindur se ky projekt, sidoqoftë, është një transicion i domosdoshëm nga shteti i kompromisit në shtetin e efikasitetit.

Por, për mua, dilema “hamletiane” rreth këtij projekti mbetet pezull edhe për faktin se; ky projekt nuk e shpalos ende synimin se a e ka për imperativ modernizimin e republikës apo koncentrimin dhe “mirëmbajtjen” e pushtetit nga një figurë e vetme politike? Bëjmë këte pyetje edhe për shkakun se historikisht, është dëshmuar se në shumicën e shoqërive post-tranzicionale, liderët që kërkonin “licencë totale plebishtare” në emër të reformave kushtetuese në shumicën e rasteve kanë rrëshqitur me të “dy këmbët” në “ujërat” e margjinalizimit të normës dhe parimeve të begatisë së pluralizmit, po edhe në personifikimit të pushtetit me shtetin dhe me liderin.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

Bota

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026
KOSOVA

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Von der Leyen në Tiranë: Mesazhe për reformat dhe integrimin në BE, pritet me protesta para Kryeministrisë

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.