Abazovic: Vaksinat nga BE-ja do të arrijnë më 31 mars në Mal të Zi

Mali i Zi ka siguruar një numër të vaksinave nga Bashkimi Evropian. Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviq pas një takimi që pati sot në Bruksel me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë.

“Pas takimit me Oliver Varhelji, jam i kënaqur t’ju informoj se vaksinat nga Bashkimi Evropian (BE) do të mbërrijnë në Malin e Zi më 31 mars”, shkroi ai në llogarinë personale në Twitter.

“Nga Komisioni Evropian, ne kemi marrë mbështetje në reformat dhe një shtysë të re në integrimin në BE. Sundimi i ligjit mbetet një përparësi për Qeverinë e Malit të Zi”, pohoi Abazoviq.

Ndryshe, Mali i Zi deri më tani ka pasur 84700 të infektuar me coronavirus gjersa 1151 persona kanë ndërruar jetë.

 

Related Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist