Presidenti Donald Trump thotë se ai është pajtuar për “ Fazën e parë’ të marrëveshjes tregtare me Kinën, që përfshin “shumë ndryshime strukturore dhe blerje masive të prodhimit Bujqësor, Energjisë, plus shumë më tepër”.
Kjo marrëveshje quhet një armëpushim, në një luftë që ka rrënuar tregjet financiare dhe ekonomitë amerikane dhe kineze, raporton CNN.
Sipas Trump, negociatat për raundin tjetër të tarifave do të fillonin menjëherë dhe jo pas zgjedhjeve të vitit 2020.
“Kjo është një marrëveshje e mahnitshme për të gjithë. Faleminderit!” Ka shkruar Trump.
Marrëveshja do të arrijë një përfitim për axhendën ekonomike të Trump. N
egociatorët amerikanë dhe kinezë kanë punuar me muaj për të arritur në çdo lloj marrëveshjeje për lehtësimin e një lufte tregtare, që ka rrënuar tregjet dhe duke shkaktuar pasiguri globale.
Blerjet e mëdha kineze të produkteve të fermave amerikane, mund të forcojnë Trumpin mes fermerëve.