Autoriteti Rrugor i Rrugëve në vend ka dhënë informacione në lidhje me gjendjen e akseve kombëtare në vend.
INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE
Rreshjet e borës kanë pushuar, por temperaturat janë shumë të ulëta, të cilat kanë favorizuar krijimin e shpejtë të akullit në zona të vëcanta pavarësisht kriposjes.
RAJONI VERIOR
Rekomandohem me zinxhirë:
●Bicaj -Bushtrice ●K.Domaj -Draje Rec ●Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë)●Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë) ●Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë)●Qafë Mali-Fierzë
Rruget ku po punohet për pastrimin e rrugës:
Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë
Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.
RAJONI QENDROR
Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë:
-Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.
Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë.
RAJONI JUGOR
Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë.
Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.