Kryeprokurorja e përkohshme në largim, Arta Marku, nuk i shmangu dot emocionet teksa i dorëzoi stafetën kreut të ri të prokurorisë së Përgjithshme të zgjedhur një ditë më parë nga Kuvendi, Olsian Çela.
Ju desh të mbushej frymë, por këtë e lidhi me lodhjen nga ngjitja e shkallëve.
Duke u kthyer në kohë, Arta Marku tha se “jam munduar të punoj me përkushtim dhe integritet”.
Falenderimet pati për të gjithë bashkëpunëtorët vendas dhe të huaj por edhe stafin e prokurorisë.
Ndërsa fati tani e deshi që këtë detyrë të rëndësishme t’ia pasojë ish-shokut të tij të klasës.
Marku: Kam besim që prokuroria do të ecë përpara në përmbushjen e misionit të saj kushtetues. Jam shumë e lumtur që detyrën ja pasoj një shokut tim të klasës dhe jam e sigurt që do të kaloni shumë mirë me të.
Kryeprokurorit të ri gëzimi i lexoj qartazi në fytyrë për marrjen e detyrës, por duket se sfida e presin përpara.
Në në marrje të fjalës probleme pati me foninë dhe mes të qeshurave u shpreh: “Filluam me probleme”.
Ashtu si në prezantimin e tij përpara KLGJ-së, Çela i mëshoi faktit të transparencës së Prokurorisë për të rritur besimin te publiku.
Çela: Sot më e rëndësishme se kurrë më parë është transparenca që ne duhet të sigurojmë ndaj medias dhe publikut për të rritur besimin.
Për kolegen në largim shprehu konsiderata dhe bindjen se ka bërë më të mirën aq sa mund të bënte në këtë fazë tranzicioni 2 vjeçare.
Çela: E falenderoj Markun për punën e bërë në dy vite. Vlerësoj shumë atë që ka bërë se e ka bërë në një fazë të vështirë, besoj se ka bërë më të mirën e mundshme që mund të bëhej në këto kushte.
Por Çela foli për nisje e një fazë të re të Prokurorisë. Integrimi europian i vendit mbetet objektivi kryesor.
Çela: Tani hyjmë në një fazë të re, faza ku po ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë. Ka një konceptim terësor të shtetit të së drejtës, institucioneve kushtetuese, të mënyrës si operojnë. Kërkon angazhim të ri, konceptim të ri për mënyrën sesi prokuroria duhet të funksionojë. Janë mundësitë, ekziston mbështetja dhe kemi kapacitete për ti dhënë vendin një të ardhme më të mirë, për të mundësuar që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane.
Rezultatet e punës kanë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe ky duhet të jetë objektivi ynë primar, ta shikojmë përditshmërinë e punës sonë si një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
Me kolegët do të bëjmë një punë shumë të mirë, çdo gjë nuk shkon vaj. Ndryshimet jnë pozitive. Do të kemi ndryshime pozitive besoj shumë shpejt, por unë kam besimin që vendi është në rrugën e duhur dhe ardhmja do të jetë më e mirë./ora newsArta Marku i dorëzon stafetën e kryeprokurorit ish-shokut të klasës, Olsian Çela