Në zonat ku flakët janë jashtë kontrollit dhe vazhdojnë të përhapen në veri të Melburnit, kryeqytetit bregdetar të Australisë të shtetit juglindor të Victorias, është shpallur gjendje emergjente, njoftojnë mediat lokale të hënën.
Zjarret ekstreme kërcënojnë banorët vendas ndërsa vazhdojnë të intensifikohen, njoftoi media australiane ABC News.
Banorët vendas që jetojnë në rajonin Bundoora, Mill Park, Greensborough dhe Plenty janë thirrur që menjëherë të largohen nga zonat e prekura nga zjarri, tha agjencia.
Një zjarr aktiv në Lumin Wingan po lëvizë drejt qytetit juglindor Mallacoota dhe në orët e pasdites mund të ndikojë keq në qytet, theksuan autoritetet.