• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

    Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Edicion Special (Azerbajxhan)

Azerbajxhani në një “shatterbelt”, mes balancimit strategjik dhe rrezikut të nyjes gjeopolitike

23 Mars, 2026
in Edicion Special (Azerbajxhan), OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Politika e balancës (neutralitetit) dhe nyja gjeopolitike janë dy modele ku njëra ka funksionuar disa vite pas Luftës së Ftohtë, por jo më shumë se dy dekada, ndërsa nyja gjeopolitike i përket më shumë realitetit të dy dekadave të para të shekullit XXI. Realitetet e reja kërkojnë kujdes nga presioni që balanca mund të prodhojë, ndërsa nyja kërkon kujdes nga rreziku i ngulfatjes. Se si kjo dinamikë po zhvillohet në shtetet “shatterbelt”, dhe në veçanti në rastin e Azerbajxhanit, kërkon një vlerësim të fakteve përtej deklarimeve formale, në funksion të kuptimit të kufijve realë të balancimit në një mjedis gjithnjë e më të përshkallëzuar.

Nga Dr. Gurakuç Kuçi |ARGUMENTUM

Profesor në Kolegjin Universum dhe bashkëpunëtor i jashtëm në ISLH “OCTOPUS”

Azerbajxhani si nyje gjeopolitike në një rajon “Shatterbelt”

Shtetet ku rivalitetet e fuqive të mëdha takohen dhe shpeshherë ose gjejnë matricën e bashkëpunimit apo përplasjes, nga perspektiva gjeopolitike quhen “shatterbelt”. Kaukazi Jugor është duke përjetuar në dekadat e fundit një ndërthurje të përplasjes dhe përafrimit të aktorëve të mëdhenj në këtë zonë. Një pikëtakim i drejtpërdrejtë i këtyre fuqive është bërë Azerbajxhani. Ky vend, ashtu si i gjithë Kaukazi Jugor, është një hapësirë ndikimi e Rusisë, Iranit, Turqisë dhe aktorëve perëndimorë, duke përfshirë edhe Izraelin. Kjo gjendje, që në parim duket si një pikë nyjore që i jep rajonit një rëndësi të veçantë, në të njëjtën kohë e bën sigurinë e tij të brishtë dhe balancat e pasigurta. Azerbajxhani, në këtë skemë “shatterbelt”, nga pozicioni gjeografik mes Iranit dhe Rusisë, si dhe përmes marrëdhënieve të thelluara politike, ekonomike dhe të sigurisë me Perëndimin, Izraelin dhe Turqinë, duket se ka shfrytëzuar në mënyrë efektive pozicionin e tij strategjik, duke u pozicionuar si një aktor ndërmjetësues dhe njëkohësisht si një nyje funksionale e interesave konkurruese.

Balancimi strategjik dhe presioni gjeopolitik

Nga perspektiva klasike gjeopolitike kjo e vendos Azerbajxhanin në atë pozitë që Nicholas Spykman e quante “Rimland”, zona ku përplasen fuqitë kontinentale me ato detare. Andaj, ky shtet nuk shërben vetëm si korridor energjetik drejt Evropës dhe Izraelit, por edhe si një nyje gjeopolitike, duke e bërë rëndësinë e tij strategjike më të madhe sesa madhësia territoriale apo demografike e vendit. Në këtë kuptim, funksioni i tij nuk është vetëm tranzitues, por edhe strukturues i lidhjeve ndërmjet hapësirave gjeopolitike. Edhe hapësira ajrore e Azerbajxhanit mund të marrë peshë strategjike nëse fluturimet ndërkombëtare fillojnë të shmangin hapësirat ajrore të rrezikshme të Lindjes së Mesme.

Nga perspektiva e realizmit strukturor, shtete të tilla funksionojnë si aktorë kyç në periferitë strategjike të fuqive të mëdha, ku aleancat, korridoret energjetike dhe bashkëpunimi i sigurisë shndërrohen në instrumente të balancimit të fuqisë në rajon. Në këtë kontekst, Azerbajxhani përdor pragmatizmin e korridoreve si një mekanizëm për të menaxhuar tensionet rajonale dhe për të ruajtur një fleksibilitet strategjik në raport me aktorët konkurrues. Fleksibiliteti për të siguruar lidhje me Nakhçivanin përmes Iranit, në periudha kur tensionet me Armeninë janë rritur, tregon një diplomaci infrastrukturore pragmatike. Megjithatë, paralelisht Baku mbështet edhe iniciativa të mbështetura nga Perëndimi për korridore të reja rajonale, të cilat Teherani i percepton si kërcënim strategjik, duke e vendosur Azerbajxhanin në një pozicion të ndjeshëm ndërmjet logjikave konkurruese të fuqive të mëdha.

Në praktikë, kjo pozitë nuk mbetet vetëm në nivel teorik. Zhvillimet e fundit në rajon tregojnë se Azerbajxhani është vendosur përballë një forme të detyrimit strategjik, ku qëllimi nuk është domosdoshmërisht pushtimi territorial, por kufizimi i rolit të tij si nyje tranziti dhe partner sigurie i aktorëve perëndimorë dhe Izraelit. Sulmet me dronë në Nakhçivan, tentativat për sabotimin e tubacionit Baku–Tbilisi–Ceyhan dhe presioni në dimensionin kibernetik tregojnë se infrastruktura energjetike dhe korridoret e tij janë bërë objektiva të drejtpërdrejta të rivalitetit rajonal. Në këtë kuptim, Azerbajxhani nuk përballet më vetëm me një konkurrencë gjeopolitike abstrakte, por me një përpjekje konkrete për të kufizuar hapësirën e tij të veprimit.

Arkitektura e aleancave e bën këtë pozicion edhe më kompleks. Turqia mbetet mbështetësi më i afërt politik dhe faktor i menjëhershëm deterrence, ndërsa Izraeli kontribuon në kapacitetet ushtarake përmes bashkëpunimit teknologjik dhe transferimeve të armëve. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e lidhin Azerbajxhanin me projekte energjetike, teknologjike dhe infrastrukturore, duke e integruar atë në rrjete më të gjera gjeoekonomike dhe gjeostrategjike. Diplomacia energjetike, veçanërisht përmes rolit të kompanisë shtetërore SOCAR dhe furnizimit me gaz për Evropën, e rrit peshën gjeopolitike të vendit duke e bërë atë një aktor të rëndësishëm në sigurinë energjetike evropiane.

Ndërkohë, fuqitë e jashtme e thellojnë këtë kompleksitet. Irani e sheh Azerbajxhanin përmes prizmit të rivalitetit Iran–Izrael, Rusia përpiqet të ruajë ndikimin pas tërheqjes së paqeruajtësve nga Karabaku, ndërsa aktorët perëndimorë e konsiderojnë Azerbajxhanin një nyje kyçe energjetike dhe korridori strategjik. Si rezultat, Azerbajxhani duhet të balancojë vazhdimisht deterrencën, lidhjet ekonomike dhe menaxhimin e aleancave, duke u përpjekur njëkohësisht të mos shndërrohet në një front të drejtpërdrejtë të rivaliteteve të mëdha gjeopolitike, por të ruajë rolin e tij si një aktor që menaxhon dhe kanalizon këto ndërveprime.

Kufijtë e shumëanshmërisë: Nga balancimi te ngulfatja gjeopolitike

Shtetet që ndjekin politika të shumëanshme të tipit “shatterbelt” duket sikur kanë gjetur një mënyrë të zgjuar për t’ia dalë mbanë në lojën gjeopolitike. Kjo strategji u jep atyre mundësinë të luajnë me fuqitë e mëdha dhe njëkohësisht të mbajnë njëfarë pavarësie. E kemi parë këtë model edhe tek Jugosllavia e Titos gjatë Luftës së Ftohtë, një rrjet i gjerë marrëdhëniesh politike, ekonomike dhe të sigurisë që, kur gjërat janë të qeta, i jep shtetit fleksibilitet dhe peshë ndërkombëtare.

Por ka edhe një anë tjetër të medaljes. Kur tensionet rriten dhe bota polarizohet, këto lidhje të shumta mund të kthehen në kurth. Në studimet e marrëdhënieve ndërkombëtare, këtë e quajnë “mbishtrirje strategjike”, kur një shtet ka kaq shumë aleanca saqë fillon të humbasë kontrollin. Çdo fuqi e madhe kërkon të shtrijë ndikimin e saj dhe të kufizojë lirinë e vendimmarrjes së atij shteti. Thjesht, sa më shumë të jesh i lidhur, aq më shumë je i ekspozuar ndaj presioneve të kundërta.

Kështu që, ato “nyje” strategjike që ndërton për të pasur më shumë opsione, në kohë krize mund të bëhen pranga. Kjo është ajo që quajmë “ngulfatje gjeopolitike”. Për Azerbajxhanin, potencialisht ky nuk është më skenar teorik. Në një botë ku presioni vjen nga të gjitha anët, siguria, energjia, korridoret, rivaliteti i fuqive, rreziku është real. Dilema është se deri ku mund të shkosh me këtë lojë shumëanshmërisë pa u kthyer vetë në një neutralitet të rrezikshëm dhe të paqartë?

Nëse Azerbajxhani do të ndjekë një model ku neutraliteti artikulohet si balancim, por në praktikë funksionon si rreshtim i tërthortë, atëherë balancimin e ka të humbur që në fillim. Arsyeja është e thjeshtë: humbja e besueshmërisë. Një politikë që në letër thotë një gjë, ndërsa në praktikë vepron ndryshe, krijon perceptimin e një neutraliteti të rremë. Në këto kushte, të gjitha palët fillojnë të dyshojnë, hapësira e veprimit ngushtohet dhe shteti bëhet i ekspozuar ndaj presioneve nga çdo anë.

Po ashtu, neutraliteti i tipit të Luftës së Ftohtë nuk ka më kuptim në realitetin e sotëm. Ai funksiononte në një periudhë kur fuqitë e mëdha sapo kishin dalë nga një konflikt i madh dhe nuk kishin interes të hynin në një përplasje të re, duke toleruar shtetet “ndërmjet” si zona tampon për stabilitet. Sot situata është krejt ndryshe. Fuqitë e mëdha janë më të gatshme për përshkallëzim, ndërsa shtetet ndërmjet nuk shihen më si zona tampon, por si hapësira për projeksion ndikimi. Në këtë kontekst, neutraliteti nuk të mbron, por potencialisht të bën më të cenueshëm.

Për Azerbajxhanin, kjo çështje bëhet edhe më delikate për shkak të strukturës së aleancave të tij. Ndryshe nga modele të tjera që operojnë në hapësira më të lira gjeopolitike, Azerbajxhani mbështetet në një bosht të qartë sigurie me Turqinë dhe një bashkëpunim të thellë me Izraelin në fushën e mbrojtjes dhe teknologjisë. Në këto kushte, një përpjekje për të ndjekur një “neutralitet” të paqartë do të rrezikonte jo vetëm besueshmërinë e tij, por edhe marrëdhënien me partnerët kyç, duke e kthyer balancimin nga një instrument sigurie në një burim rreziku.

Prandaj, çështja nuk është thjesht të balancosh mes Izraelit dhe Iranit. Është të mbash një vijë të qartë strategjike, pa rënë në kurthin që në pamje të parë duket fleksibilitet, por në fund rezulton në varësi, paqartësi dhe ngulfatje gjeopolitike.

Kufijtë e balancimit në një rend në përshkallëzim

Andaj, përshkallëzimi aktual ndërmjet SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, e zhvendos Azerbajxhanin nga një aktor balancues në një hapësirë të një “fronti të heshtur”, dhe këtu rivaliteti materializohet nga presioni i vazhdueshëm strategjik dhe jo domosdoshmërisht nga përplasja e drejtpërdrejt. Pozicioni si korridor energjetik, si partner sigurie i Izraelit dhe si fqinj i Iranit nyjën azere e bën kritike në këtë dinamikë, ku çdo përshkallëzim reflektohet në forma të ndryshme të detyrimit strategjik.

Në këtë mjedis, konsistenca strategjike bëhet po aq e rëndësishme sa edhe kapacitetet materiale. Një politikë që ndërton aleanca në një drejtim, por në të njëjtën kohë ruan marrëdhënie të afërta me aktorë që operojnë si zgjatim i interesave kundërshtare, krijon një kontradiktë që dobëson besueshmërinë dhe rrit ekspozimin ndaj presionit. Në kushte përshkallëzimi, këto kontradikta nuk mbeten të menaxhueshme, por shndërrohen në pika dobësie që aktorët e tjerë i shfrytëzojnë. Për këtë arsye, sfida për Azerbajxhanin nuk është vetëm të balancojë ndërmjet fuqive të mëdha, por të shmangë ndërtimin e një politike të jashtme që në vetvete prodhon tensione të brendshme strategjike.

Në një rend ku përshkallëzimi gjeopolitik po rikthen logjikën e vijave të qarta strategjike, shtetet që tentojnë të operojnë njëkohësisht në drejtime të kundërta nuk arrijnë të balancojnë, por rrezikojnë të bëhen pika të dobëta në arkitekturën e tyre të sigurisë.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
Edicion Special (Azerbajxhan)

Azerbajxhani dhe Shqipëria, instrumentet ku farkëtohet shpirti dhe pikëtakohet tradicionalja

30 Shtator, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Jemeni hap një front të ri në Lindjen e Mesme, Houthit vënë në provë kontrollin mbi Bab el-Mandeb

4 Tetor, 2026

Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

4 Tetor, 2026

Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

4 Tetor, 2026

Bosnja voton për të ardhmen e saj: Dejtoni, BE-ja dhe hija e Rusisë mbi zgjedhjet e 4 tetorit

4 Tetor, 2026
dpatop - Federal Chancellor Friedrich Merz (l, CDU) and Volodymyr Zelenskyy, President of Ukraine, are taking part in an economic forum. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Kancelari Merz në Kiev: Vizitë surprizë dhe 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

4 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.