Në Mynih të Gjermanisë, ka nisur Konferenca e Sigurisë, në të cilën po marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.
Por, në kuadër të kësaj konference, një panel i veçantë diskutimi i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.
Kjo është hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ulën së bashku në një panel.

Por në panelin që ka nisur tashmë do të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, shefi i Diplomacisë Europiane Josep Borrell.
Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.