Bashkimi Evropian po vëzhgon ecurinë e zgjedhjeve në Kosovë dhe shpreson në krijimin e shpejtë të institucioneve. Por edhe vazhdimin e dialogut.

BE shpreson vazhdimin e dialogut
Në kumtesë thuhet se BE do të vazhdojë të angazhohet së bashku me autoritetet, me qëllim që të mbështesë Kosovën në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën e saj evropiane. “Kjo nënkupton përparimin e Kosovës në reforma, realizimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe Agjendës Evropiane për Reforma, si dhe si për bashkëpunimin rajonal”, thuhet në kumtesë.Borrel dhe Várhelyi pohojnë se “rruga evropiane e Kosovës gjithashtu kalon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe BE”, ndërsa nga autoritetet e reja në Prishtinë presin që “të angazhohen në mënyrë konstruktive, me qëllim të vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE” dhe “të shfrytëzimit të kësaj mundësie për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”./DW




























































