Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ekonomia e vendit është në rrokullisje dhe zgjidhja e vetme për vendin është largimi i përgjegjësit kryesor për këtë situatë, kryeministrit Edi Rama.
I ftuar në “Tempora” në Rtv Ora, ai thotë se Rama mund të largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni.
Sali Berisha: E vërteta është se ekonomia është në rrokullisje. Shqiptarët duhet ta dinë se rrogat e administratës publike nuk po paguhen me të ardhurat që mblidhen por me një mekanizëm jashtëzakonsiht të rrezikshëm bankar. Ky borxh 82% që shkon dhe këtu nuk janë llogaritur 600 milion euro të prapambetura, është 14 miliard borxhi, nuk ka investitorë të huaj që të vjen. Mungesa e gjykatava është baras mungesë shteti ligjor dhe bashkë me borxhin e bën situatën dramatike. Zgjidhja është largimi i shkaktarit. Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Edi Ramae ka gjetur dhe ikën, ai le të ikë por më nuk kthehet dot në zyrë, nuk mund të rrijë kryeministër në tunelet e Skraparit dhe Mokrës.
Për zhvillimet në vend, Berisha sheh të domosdoshme edhe angazhimin e diasporës me të gjithë potencialin dhe kapacitetin që ka.
Sali Berisha: Angazhimi i diasporës dhe emigracionit është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Shqipërinë, për të sotmen dhe të ardhmen e saj. Ndryshimet këtu kanë një strukturim të tmerrshëm të mafies që imagjinata njerëzore e ka të vështirë ta marrë vesh dhe në kërtë rast duhet një vullnet mendjehekur dhe integritet. Jam dakord me Presidentin kur flet për grusht shteti.