• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

Bilanci i opozitës/ Nga djegia e mandateve, te paraqitja e alternativës, aksioni në vitin 2019

1 Janar, 2020
in POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dalja nga sistemi ishte përmendur edhe më parë… Opozitës i sugjerohej si nga brenda politikës, ashtu edhe nga ata që e vëzhgojnë atë për profesion, por pak kush e kishte besuar deri kur në shkurtin e vitit 2019 pakica parlamentar e bëri fakt, duke dorëzuar mandatet.

Demokratët kishin dhënë një sërë sinjalesh se nuk do të pranonin më refuzimin e maxhorancës, e cila kishte rrëzuar me forcën e kartonit çdo nismë dhe amendament të opozitës. Opozita humbi në Parlament një nga betejat e saj më të forta, atë për vetting në politikë. Të njëjtin fat pati abrogimi i ligjit të arsimit të lartë, ai për Teatrin Kombëtar, apo rishikimin e kontratave të Partneritetit Publik Privat.

Nga ana tjetër, Edi Rama kishte bërë ndryshime ne qeveri, por kjo nuk e kënaqi opozitën, e cila kërkonte qeveri kalimtare. Por, ajo çfarë ndezi aksionin e opozitës ishin dhjetëra përgjime dhe dokumente hetimore te publikuara nga Zëri i Amerikës që ngrinin dyshime për përfshirjen e grupeve kriminale në fushatat elektorale të socialistëve, si në Durrës ashtu edhe në Dibër.

Qytetarë të shumtë iu përgjigjën thirrjes së opozitës së bashkuar në protestën për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Qëndrimi 4 orë para Kryeministrisë kulmoi me sulmet ndaj godinës, ndërsa Policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Selitë diplomatike dënuan dhunën duke e cilësuar të papranueshme. Megjithatë, mbështetjen qytetare në shesh, Lulzim Basha e përktheu me një vendim të paprecedent të opozitës shqiptare. “Kam propozuar djegien e mandateve. Thika ka shkuar në palcë”, do të thoshte kreu i PD. Vendimi ishte i pakthyeshëm dhe u vulos në protestën e radhës së opozitës.

“Ka qenë veprimi më i drejtë që opozita mund të ketë marrë. Prej disa kohësh, ne që mbulojmë politikën e dinim që opozita ishte shndërruar në fasadë, nuk kishte asnjë mundësi të ndikonte në vendimmarrje, përveç disa replikave e batutave në Parlament”, thotë analisti Armand Shkullaku. “Për më tepër që vendit i mungonte Gjykata Kushtetuese. E për më tepër që dekretet që kthente Presidenti, maxhoranca i kalonte menjëherë në Kuvend. Vendimi më i mirë ishte që të tregonte para opinionit ndërkombëtar që e vërteta është kjo. Dhe e vërteta sot është që kemi një Parlament që kontrollohet nga një njeri i vetëm”.

Image

“Mënyra se si rrodhën ngjarjet, edhe sot e kësaj dite mund ta shohim, mendoj se i ka dhënë të drejtë opozitës. Parlamenti dukej më shumë si një “talk show” televiziv, ku kishte më shumë fyerje e sharje, por fuqia e kartonëve vinte duke u rritur për Kryeministrin shqiptar”, thotë analisti Enton Palushi. “Në këtë drejtim them se ia ka arritur qëllimit, sepse edhe kjo ishte pjesë e fushatës për të ndërgjegjësuar ndërkombëtarët”.

Nga të përmuajshme, protestat u bënë të përjavshme, si dhe nga Tirana u shtrinë edhe në rrethe. Ndërkohë që maxhoranca në Parlament mundohej të ruante normalitetin, duke zëvendësuar vakancat me deputetët e rinj nga listat e PD dhe LSI, opozita përfshiu në itinerarin e protestës së saj sallën plenare të Kuvendit. Çfarë nuk kishte planifikuar Lulzim Basha ishte tradhtia nga të tijtë, të cilët nuk ngurroi t’i quante turpi i shqiptarëve. 

Dhuna kulmoi me hedhjen e bombave molotov, njësoj siç ashpërsohej toni ultimativ i Lulzim Bashës. Flakët e molotovëve duket se ishin edhe fundi i durimit për ndërkombëtarët, që kishin refuzuar të ndërhynin për të zgjidhur krizën. Ata lanë mënjanë gjuhën diplomatike duke paralajmëruar direkt organizatorët e protestës se do të mbanin përgjegjësi për dhunën.

“Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”

Deklaratë e OSBE, 11 maj 2019

“Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore. Edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve. Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik”

Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, 13 maj 2019

Përplasjet politike i forcuan përgjimet e “Bild”, ku dëgjohen ish-ministrat e Ramës, deputetët dhe shefat e policisë që flasin me emra të akuzuar nga opozita si pjesë e botës së krimit, si Ymer Lala, që falsin për manipulimin e zgjedhjeve lokale të 25 shtatorit në Dibër.

Image

Por skenarin e opozitës për bllokimin e zgjedhjeve e rrëzuan sërish ndërkombëtarët, të cilët u duk qartë se i kishin tërhequr frenat aksionit të opozitës. SHBA folën me emra të përveçëm duke paralajmëruar Bashën dhe Kryemadhin se në rast dhune do t’u bllokohej hyrja në Shtetet e Bashkuara.

“Nuk mund të fitosh zgjedhjet nëse qëndron jashtë tyre dhe përdorimi i bojkotit për të penguar zgjedhjet vendore të një vendi të tërë nuk ndihmon për ndërtimin e institucioneve më të forta demokratike. i kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka siç e vërejta, mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA. Ditën e zgjedhjeve, ekipet tona të ambasadës do të vendosen në qendra votimi për monitorim zgjedhor. Kemi në plan të shqyrtojmë raportimet për monitorimin zgjedhor të ekipeve tona si dhe ato të ODIHR”

Zëvendës Ndihmës-Sekretari i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer, 8 qershor 2019

Pas këtyre mesazheve, flakët që dilnin nga një shkollë në Shkodër, pak ditë para zgjedhjeve te 30 qershorit, ishin ndër të fundit aksione të dhunshme të opozitës. Votimi nuk u pengua dhe dita e zgjedhjeve ishte më e qeta e asaj periudhe, edhe pse u quajtën një maskaradë nga Basha.

Opozita ishte tërhequr nga një prej zotimeve të saj më të forta, atë për mos lejimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Protestat në përgjithësi nuk është se gjithmonë e arrijnë qëllimin e tyre final. Protestat kanë për qëllim që të bëjnë një ndërgjegjësim për t’i treguar njerëzve që ka një problem. Në këtë kuptim, protesta e ka arritur qëllimin, të tregonte se në Shqipëri, problem kryesor janë zgjedhjet e manipuluara”, thotë analisti Enton Palushi. “Nuk ia ka arritur qëllimit final, rrëzimin e Kryeministrit”.

“Protestat kishin vetëm një mundësi që të jepnin rezultatin për të cilin opozita i hyri kësaj rruge. Do të ishte ajo që në 30 qershor, opozita duhet të kishte bërë atë që deklaroi, që nuk duhet të kishte lejuar votime moniste. Presioni ndërkombëtar e detyroi të tërhiqej nga ky akt. Kjo tërheqje ka pasoja dhe opozita i vuan sot ato”, thotë analisti Armand Shkullaku. “Kjo nuk duket te mungesa e protestave, ato mund të bëhen, por kanë nevojë për një objektiv”.

“Pjesën e luanit në këtë histori e mbajnë ndërkombëtarët. Pasi kjo betejë është nisur për të fituar kredo politike te ndërkombëtarët. E duke qenë se opozita e arriti këtë, duke marrë një rezolutë nga Parlamenti gjerman, atëherë ajo është e detyruar që t’u bindet ndërkombëtarëve”, thotë Palushi. “Ajo e kupton që dhuna e ka një kufi dhe nuk do të pranohet nga ndërkombëtarët”.

Image

Pas 30 qershorit, Basha u detyrua të ndryshojë strategji. Kreydemokrati nisi takimet për prezantimin e alternativës qeverisëse të PD. Dëmin që nuk mund t’i bënte socialistëve me votë, ua solli në imazh. Denoncimet e saj për Kryebashkiakët e Shkodrës, Vorës dhe Vaut të Dejës, si njerëz me të shkuar kriminale, i kushtuan mandatin Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut, ndërsa në proces verifikimi është Mark Babani.

“Maxhorancës në qytete kryesore i dolën persona me rekorde kriminale. Edi Rama, edhe i vetëm e bëri këtë gjë”, thotë Shkullaku.

“Por duket që Partia Demokratike ka një tendencë për të qëndruar larg krimit. Sepse të ishte e anasjella, do ta shihnim, të paktën në zgjedhjet e vitit 2017 krimin të afruar edhe me Partinë Demokratike. Dhe të jemi të sigurt që, nëse kjo do të kishte ndodhur, kjo parti që është në pushtet, do t’i kishte publikuar të dhënat. Në këtë kuptim, zoti Basha po mundohet personalisht ta mbajë idenë opozitare të pastër”, thotë Palushi.

Çfarë kërkonte PD që prej shkurtit ishte një qeveri tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër, që do të çonte vendin në zgjedhje. Gradualisht largimi i Edi Ramës nisi të mos dëgjohej më në gojën e demokratëve, që filluan të tregonin si rrugëdalje nga kriza Reformën Zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme. Komisionin e reformës bashkëdrejtuar nga socialisti Damian Gjiknuri, që sipas PD është i përfshirë në vjedhjen e votave, nuk e njeh. Për këtë, ka nisur punën me një grup të posaçëm i cili ka afat deri në janar për të finalizuar propozimet e saj, e po aq edhe atë që e cilëson alternativën qeverisës së demokratëve. Por a do të mjaftojë kjo për të rikthyer në sistem demokratët?

Demokratët po përpiqen të forcojnë pozitat e tyre duke rikthyer, bashkë me besimin, edhe të pakënaqurit me lidershipin. Edhe një herë, Lulzim Basha foli për hapje të PD, e cila shpesh deklarohet por nuk ndodh.Për analistin Palushi, qasja do ndryshojë sapo të hapet horizonti për zgjedhje të reja. Atëherë PD duhet të shndërrohet nga parti e fuqishme denoncuese dhe protestuese, në një makineri elektorale.

Image

A2cnn

Related- Posts

POLITIKË

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026
EKONOMI

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.