Janë prezantuar këtë të martë 5 ekspertët e parë shqiptarë të poligrafit që do të përdorë SHÇBA dhe më tutje Byroja Kombëtare e Hetimit.
Ekspertët janë çertfikuar pas rreth 440 orësh mësimi teorik dhe praktik në përdorimin e ‘makinës së të vërtetës’, të parët profesionistë të punës së poligrafit në Shqipëri.
“Shqipëria ka ligjin e ri për SPAK që kërkon punionjësit e BKH t’i nënshtrohet ekzaminimit me poligraf përpara punësimit. Këta ekzaminues dhe pajijsja e dhuruar nga SHBA do sigurojnë aftësinë për tu zbatuar sipas ligjit të ri të SPAK. Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, tjetër mundësi për të zbatuar shtetin ligjor,u shpreh ambasadorja e SHBA Yuri Kim.
Njësia e poligrafit brenda SHCBA…kjo njësi do nisë të kryejë kontrollet e kandidatëve për drejtorë të BKH më vonë gjatë javës, një hap për ta vënë tërësisht në zbatim BKH.
SHBA do vazhdojë t’ju mbështesë në këtë detyrë e funksione të tjera vendimtare gjatë vitit të ardhshëm.
Sikurse me përparimin në fushat e tjera të reformës ne drejtesi, SHBA qëndrojnë vendosmërisht ne krahe te qeverise shqiptare për të larguar korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale. Sot jemi këtu 5 persona, s’është numer i madh është thjesht një pikë uji por i hedh sytë te busti i Skënderbeut, na e tregon këtë një legjendë, pak mijëra veta kundër një bote të tërë. Keshtuqë dua t’ju them të diplomuarve sot unë besoj tek ju dhe popullit shqiptar i them që unë besoj tek ju”, tha ambasadorja.
Ndersa ministri i Brendshem Sander Lleshaj tha se kjo pajisje e njohur boterisht e dhuruar nga SHBA, eshte nje hap perpara per luften kunder korrupsionit qe nuk do sherbeje vetem per BKH por edhe per Garden e Republikes dhe institucione te tjera, ndersa shprehur gatishmerine qe ekspertizen me kete pajisje ta nisnin edhe prej vete Lleshajt.
Çertifikimi i ekspertëve të poligrafit të SHÇBA për BKH/ Rrumbullaku: Mbështetja kryesore janë partnerët europian
Drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Muhamet Rrumbullaku e ka cilësuar 2020 vitin e sfidave të mëdha.
Gjatë çertifikimit të ekspertëve të poligrafit të SHÇBA për Byronë Kombëtare të Hetimit, ai u shpreh se drafti i ri do mundësojë ndryshimin e strukturave në SHÇBA.
Sipas Rrumbullakut,në të gjithë këtë veprimtari mbështetja kryesore janë partnerët kombëtarë.
‘Viti 2020 që sapo filuam si për çdo institucion është viti i sfidave të mëdha. Drafi i ligjit të ri do mundësojë ndryshimin e strukturave.
Në të gjithë këtë vepriomtari të përbashkët kemi kujdesin e partnerëve europian. Kështu krahas të gjithë instrumentave të tjerë që ligji ngarkon, i shtohet dhe një instrument për të ekzaminuar dhe mbajtur pastër nga krimi’, tha ndër të tjera ai.