• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Çfarë do të sjellë presidenca kroate e BE-së?

3 Janar, 2020
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ruajtja e kufirit, zgjerimi i BE, Brexit – këto janë temat kryesore, ku ka për t’u përqëndruar presidenca kroate gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020. Secila prej tyre ka grackat e veta.

Nuk mungojnë në vend tonet hiperbolike për presidencën e radhës që merr anëtarja më e re e BE-së, Kroacia. Vendi ndodhet “para sfidës më të madhe në historinë moderne”, ky është tenori në media dhe politikë. Nga 1 janari nën presidencën kroate do të zhvillohen konferenca ndërkombëtare e do të trajtohen tema të rëndësishme për BE. Krerët më të rëndësishëm europianë dhe shumë gazetarë do venë e vijnë në vendin pranë Adriatikut. Sigurisht drejtimi i prozhektorëve drejt Zagrebit ofron një mundësi për t’u prezantuar sa më mirë, por kjo edhe pritet nga një vend, që lë mënjanë interesat e veta gjatë presidencës dhe punon për temat që shqetësojnë Europën. Në të njëjtën kohë, kryesuesit e radhës në BE përzgjedhin ato tema, për të cilat edhe mund të kontribuojnë diçka. Kroacia pritet të trajtojë këtë gjashtëmujor tre tema:

Migracioni dhe mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE
Ka më shumë se dy vjet që Kroacia prezantohet si roja e besueshme e kufijve të jashtëm të BE-së, veçanërisht në të ashtuquajturin itinerari i Ballkanit. Dëshirën e qartë, pavarësisht nëse është shprehur hapur, që refugjatët të lejohen sa më pak të jetë e mundur të hyjnë në BE, Kroacia e përmbush me efektivitet. Kufiri lindor me vendin fqinj Bosnje-Hercegovinën kontrollohet me rreptësi. Refugjatët që ia dalin të hyjnë në kufirin kroat, kthehen menjëherë. E në këtë procedurë policia kroate nuk e vret mendjen të jetë shumë e sjellshme. Raportime të organizatave joqeveritare dhe dëshmitarë të ndryshëm raportojnë për kthime të refugjatëve kundër ligjit, por edhe për keqtrajtime nga ana e policëve kroatë. Në maj u publikuan video, ku me gjasa shihen policë kroatë si kthejnë me dhunë refugjatët në kufirin e gjelbër me Bosnjës. Vetëm para pak ditësh një portal kroat lajmesh net.hr ka zbuluar një rrjet jo zyrtar të autoriteteve kroate të sigurisë, që ka si detyrë, në bashkëpunim me sipërmarrjet lokale të taksive, të zbulojë refugjatët dhe t’i kthejë në Bosnje. Shansin për të kërkuar azil refugjatët nuk e kanë.
Autoritetet kroate i hedhin poshtë kritikat. Gjithçka bëhet në kuadër të ligjeve të BE, nuk shkelet asnjë ligj, thonë ata. Ndërkohë që Kroacia nuk është e shqetësuar, se refugjatët do të mbeten në vend, shumica dihet që kërkon të vazhdojë më tej në Europë, por ky vend ka interes të prezantohet si një roje besnike, që të pranohet sa më shpejt.

Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE
Një tjetër qëllim i deklaruar i presidencës kroate në BE është nxitja e negociatave për integrimin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo lidhet kryesisht me bërjen publike të datës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por në axhendën kroate qëndron edhe vazhdimi i mëtejshëm i negociatave me Serbinë, si edhe afrimi i Bosnje-Hercegovinës me BE. Për këtë do të zhvillohet në maj një samit i posaçëm i BE. Ndërkohë disa vende në BE kanë rezerva kundër procesit të zgjerimit, veçanërisht Franca. Nga ana tjetër nuk dihet, se si do ta luajë e si do të shihet Kroacia në rolin e “sekserit të ndershëm dhe të drejtë”, siç paralajmëron kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç. Marrëdhëniet me vendin dikur armik, Serbinë dhe vendin fqinj, Bosnje-Hercegovinën nuk shkëlqejnë aktualisht nga besimi i madh i dyanshëm.
Me Serbinë ka grindje për çështje ende të hapura nga koha e luftës civile. Në Zagreb theksohet shpesh, se sa e rëndësishme është zbardhja e fatit të të zhdukurve. Kurse Beogradi akuzon palën tjetër për mungesë vullneti për bashkëpunim në këtë çështje. Nga ana tjetër Kroacia pret nga Serbia që të nxjerrë para ligjit kriminelët e luftës në radhët e saj, dhe të pranojë njëherazi edhe fajin për agresionin.

Kurse në marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën luan rol statusi i kroatëve që jetojnë në këtë vend. Zagrebi e sidomos partia qeverisëse e Bashkësisë Demokratike Kroate, (HDZ) e sheh veten si mbrojtëse të kroatëve boshnjako-hercegovinas dhe e akuzon qeverinë në Sarajevë, se përpiqet t’i margjinalizojë ata. I pakënaqur është Zagrebi sidomos me Zeljko Komsiçin, anëtarin kroat të presidiumit tre krerësh të B-H, për shkak se ai u zgjodh kryesisht me votat e myslimanëve boshnjakë.
Grindje ka edhe për një urë të financiar nga BE, që duhet të kalojë mbi një gji që i përket Bosnje-Hercegovinës në Detin Adriatik. Kurse në Sarajavë nuk mirëpritet marrëdhënia e mirë që Kroacia ka me kreun e serbëve boshnjakë, Milorad Dodik. Ky i fundit asnjëherë nuk i ka fshehur përpjekjet e tij separatiste.

Brexit
Më 31 janar Britania e Madhe do ta lerë formalisht BE-në. Këtë e ka vendosur parlamenti britanik. Pas kësaj do të fillojnë bisedimet për marrëdhëniet e ardhshme me BE dhe marrëveshjen e tregtisë së lirë. Një temë, që nuk ka për të qenë e lehtë për Kroacinë. Në këtë çështje, Kroacia do të luajë më shumë një rol shoqërues. “Ne duam të ndihmojmë, që të gjithë anëtarët e BE dhe Parlamenti Europian të ratifikojnë marrëveshjen për përfundimin e anëtarësimit britanik në BE që në janar, kështu që të kemi 11 muaj kohë për të arritur një ujdi për marrëdhëniet e ardhshme me BE”, bëri të ditur Andrej Plenkovic. Michel Barnier, theksoi kryeministri kroat, do të mbetet më tej kryengeociatori i BE për Brexit. Brexit nuk është një temë qendrore për Kroacinë, ndryshe nga Gjermania, vend që e merr presidencën e radhës menjëherë në 1 korrik pas Kroacisë. Dw

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.