• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Durrësi – fotografia më e çmuar e Vuçiçit

29 Dhjetor, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Kelmendi

Rama duhet ta kuptojë se nuk mund të ketë bashkëpunim normal me Serbinë pa Kosovën, nuk mund të ketë bashkëpunim normal me Serbinë duke e anashkaluar Kosovën dhe nuk do të ketë bashkëpunim normal me Serbinë pa u normalizuar së pari marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. E vërtetë që ka nisur mbrapshtë, e saktë se janë bërë gabime të rënda, por duhet shikuar se si të sanohen dhe jo të thellohen. Për këtë, fillimisht, nevojitet urgjentisht një tryezë bashkëpunimi Prishtinë-Tiranë, për të vendosur se si të shkohet tutje. Me inate personale të liderëve, më së shumti do ta pësojnë vetë shqiptarët, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri

JANË DY LINJA të analizës, që duhet bërë të ndara, sa i përket iniciativës së asaj që po quhet Schengen ballkanik dhe Samitit të Tiranës, ndaj të cilit shpërthyen reagimet e ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Të bashkuara po krijojnë situatë kakofonie, e cila nuk lejon thellimin në përmbajtje, por po kthehet në pështymë, klithmë, urrejtje.

Tash, thuajse si në çdo veprim tjetër, qëllimi, cilido që të jetë ai, nuk mund të shihet jashtë kontekstit të vendit, kohës dhe individëve bartës të tij.

Për këtë është i drejtë vlerësimi se treshja Rama – Vuçiq – Zaev kanë bërë gabimin e parë – atë në hapa, kur vendosën që ta mbajnë takimin e parë për iniciativën rajonale në Novi-Sad të Vojvodinës, si dhe gabimin e dytë – mbivlerësimin e rëndësisë së tyre politike karshi liderëve të tjerë të rajonit, nisur nga egoja protagoniste.

U KONFIRMUA SE Rama nuk ishte konsultuar me asnjërin nga liderët institucionalë të Kosovës për pjesëmarrjen e tij në Samitin në Vojvodinë, kur edhe u hodh hapi i parë konkret i Schengenit ballkanik.

A është dashur të konsultohet? Mbase në kushte normale, kjo nuk do të ishte e nevojshme. Shqipëria është shtet më vete dhe i ka të gjitha të drejtat për të zhvilluar politikë rajonale dhe të jashtme, sipas asaj që vlerëson se është më e mirë.

Mirëpo, gjendja nuk është normale. Serbia nuk e njeh Kosovën, kurse Shqipëria edhe në Kushtetutë e ka marrë obligimin që të përkujdeset për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të saj. Duke mos e njohur Serbia Kosovën dhe duke pranuar nga përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë që ajo të anashkalohet kur flitet për nisma rajonale, është gabim i shumëfishtë.

Kryeministri Haradinaj e ka konfirmuar se homologu i tij nga Shqipëria as nuk e ka ftuar, as nuk e ka konsultuar, as nuk e ka informuar për asnjërin nga tri samitet që u mbajtën deri tash. Njëjtë, për shkak të natyrës se si ishte mbajtur takimi i Novi- Sadit, ftesat e mëpastajme për Ohër dhe Tiranë i ka refuzuar edhe presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, Rama asnjëherë nuk është dashur që ta keqinterpretojë pikën kushtetuese që flet për përkujdesjen e shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe atë ta interpretojë si mundësi përfaqësimi edhe të Kosovës, pa u konsultuar me liderët në Prishtinë. Kjo është shkarje e madhe, pasi që presidenti dhe kryeministri i Kosovës nuk i përfaqësojnë vetëm shqiptarët kosovarë, por edhe serbët dhe komunitetet e tjera pakicë. Kurse është në interesin e vetë Vuçiqit që të thotë se Prishtina zyrtare po i përfaqëson vetëm shqiptarët, kurse jo edhe serbët që jetojnë në Kosovë.

TJETRA, TRAJTIMI që iu bë Vuçiqit në vizitën në Shqipëri mbart një problem të një natyre, e cila është përtej atyre që Rama i cilësoi me lehtësi “patetizma”. Ky, në fakt, ishte vetëm një episod i realizuar mirë nga Vuçiqi, sipas një skenari që Beogradi e ka nisur që nga vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Gjatë gjithë kohës sa delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit janë takuar në kuadër të dialogut të Brukselit, diplomacia serbe e ka shfrytëzuar atë për të lobuar te shtete të caktuara për të mos e marrë vendimin për njohjen e Kosovës si shtet sovran, ose edhe, siç po shihet kohëve të fundit, për t’i tërhequr njohjet që i kanë bërë. Kjo, me arsyetimin e Beogradit, se të dyja palët ndodhen në negociata dhe se nuk ka pse të merret anë me njohjen e Kosovës, kur nuk dihet se cila do të jetë marrëveshja përfundimtare.

Çka Rama po e ka të vështirë ta kuptojë është se Vuçiqi me shprehje të brengosur fytyre, krahas tij, duke përshkuar këmbë gërmadhat e tërmetit dhe duke folur me shqiptarët në hall, ia ka dalë ta realizojë fotografinë më të çmuar të jetës së tij politike. Ai tash këtë fotografi do ta shfaqë anekënd botës me përshkrimin: “Siç po e shihni unë nuk kam problem me shqiptarët, madje po iu dal në ndihmë atyre dhe po përqafohem me kryeministrin e Shqipërisë, problemi janë disa udhëheqës të pagdhendur të Kosovës, të cilët nuk ua duan të mirën as shqiptarëve e as rajonit, për këtë arsye e minojnë çfarëdo bashkëpunimi”.

Rama duhet ta kuptojë se nuk mund të ketë bashkëpunim normal me Serbinë pa Kosovën, nuk mund të ketë bashkëpunim normal me Serbinë duke e anashkaluar Kosovën dhe nuk do të ketë bashkëpunim normal me Serbinë pa u normalizuar së pari marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

PËR KËTO ARSYE, të gjithë këtij lëmshi të panevojshëm duhet bërë një ristart. Edhe Kosova nuk e ka luksin që të izolohet, që të mbetet vrimë e zezë ose të mos bashkëpunojë me të gjitha shtetet fqinje, përfshirë edhe Serbinë. Por gjithmonë si e barabartë.

Nëse lexohen deklaratat pas takimeve të Novi-Sadit, Ohrit dhe Tiranës, ka shumëçka në to të cilat i përshtaten edhe Kosovës. Prishtina edhe deri më tash është pjesë e shumë iniciativave rajonale kur merr pjesë edhe Serbia. S’ka pse a priori të ketë frikë ta shqyrtojë edhe Schengenin ballkanik, i cili gëzon mbështetje edhe prej BE-së dhe SHBA-së. Aq më tepër, kur edhe gjuha e përdorur në të është bukur korrekte krahasuar me dokumentet e deritashme të ngjashme, kur nuk është përdorur termi “shtet” ose “kufi ndërshtetëror” siç po përdoret tash. Mirëpo, sërish e nënvizuar, se vetëm me kushte të barabarta si gjithë të tjerët dhe me shtyrje përpara të çështjeve që janë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Nuk ka përse një iniciativë si kjo, në vend të bashkëpunimit të çojë në përkeqësim të marrëdhënieve në rajon, ose edhe më tmerrshëm, përkeqësim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

.E vërtetë që ka nisur mbrapshtë, e saktë se janë bërë gabime të rënda, por duhet shikuar se si të sanohen dhe jo të thellohen. Për këtë, fillimisht, nevojitet urgjentisht një tryezë bashkëpunimi Prishtinë-Tiranë, për të vendosur se si të shkohet tutje. Me inate personale të liderëve, më së shumti do ta pësojnë vetë shqiptarët, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri./kohanet

Related- Posts

OP/ED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

10 Qershor, 2026
OP/ED

Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

4 Qershor, 2026
OP/ED

Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

21 Maj, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Zelenskiy i propozon takim Putinit në G7 ose në SHBA

15 Qershor, 2026

Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

15 Qershor, 2026

Samiti i G7: SHBA do ta rikthejë fokusin te Ukraina pas marrëveshjes me Iranin, thotë Trump

15 Qershor, 2026

Trump mbërrin për samitin e G7-s, pas marrëveshjes historike me Iranin

15 Qershor, 2026

A është përfundimtare paqa mes ShBA-ve dhe Iranit, apo do të zgjasë sa edhe kampionati botëror i futbollit?

15 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.