• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

    Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

    Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

DW:“Maqedonia e Veriut, më shumë gjasa se Shqipëria që t’i çelen negociatat”

23 Maj, 2019
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të publikimit të progres-raportit të BE-së po shtohen gjasat që vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të shtyhet për në vjeshtë. Në Gjermani kanë dalë në pah kohët e fundit dallimet mes Partisë Socialdemokrate dhe Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial. Grindja e dy partive më të mëdha në parlamentin e Gjermanisë (Bundestag) ka të bëjë me datën e votimit për çeljen e negociatave. Ndërsa socialdemokratët kërkojnë që votimi të bëhet sa më shpejt, pra, menjëherë pas publikimit të progres-raporteve të dy vendeve, Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial e ka caktuar datën e vendimit për 23 shtator.

Një datë, me të cilën, ministri i shtetit Michael Roth, që është përfaqësuesi më i flaktë i qeverisë gjermane pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk është dakord. Siç e tha edhe një intervistë me Deutsche Welle-n, ai mendon se ka ardhur koha që BE-ja të mbajë premtimin e dhënë një vit më parë ndaj këtyre dy vendeve dhe të japë dritën e gjelbër për negociatat qysh në qershor.

Roth: Shqipëria meriton çeljen e negociatave
Por edhe pse Michael Roth është përfaqësues i ekzekutivit, nuk mund të thuhet ende me siguri nëse ky është qëndrimi përfundimtar i qeverisë gjermane. Kancelarja Angela Merkel nuk e ka shprehur akoma mendimin e saj për këtë çështje. Zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, i pyetur para do kohësh në konferencën e rregullt të shtypit, tha se “vendimi për çeljen e negociatave do të varet nga progresraporti i Komisionit”. Por sipas ligjit, qeveria gjermane duhet të marrë parasysh edhe mendimin e Bundestagut para se të formulojë qëndrimin e saj për Këshillin e BE-së në qershor të këtij viti.

Shumica e Bundestagut pro anëtarësimit të Ballkanit në BE
Që shumica e Bundestagut është pro perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor në BE, kjo u vu re edhe nga një debat që u zhvillua para ca kohësh (9 maj) në plenum, kur Bundestagut iu desh të merrej me një kërkesë të partisë populiste djathtiste Alternativë për Gjermaninë (AfD). Partia në fjalë kërkonte që Ballkanit Perëndimor të mos i ofrohej anëtarësim, por vetëm “partneritet i privilegjuar”.

Siegbert Droese, folës i grupit parlamentar të AfD-së për çështje të jashtme, tha se sidomos në rastin e Ballkanit Perëndimor, BE-ja duhej “të ndërgjegjësohej për prejardhjen e saj si një bashkësi ekonomike” dhe të orientohej në ekspertizën ekonomike”. Sipas AfD-së, Ballkani nuk i sjell asnjë përfitim ekonomik tregut evropian.”

Kërkesa e AfD-së tani është duke u shqyrtuar nga komisionet përkatëse, por në bazë të deklaratave të deputetëve mund të thuhet se këtë propozim nuk e mbështet asnjë parti e Bundestagut. “E Majta” është në përgjithësi kritike ndaj politikës së BE-së në Ballkan dhe për pasojë edhe kundër negociatave. Sevdim Dagdelen, deputetja e kësaj partie, e akuzoi BE-në se e trajton Ballkanin si “shesh konfliktesh ndërmjet fuqive të mëdha” dhe jo si “partner me të drejta të barabarta”.

Katër partitë e tjera të përfaqësuara në parlamentin gjerman janë më të moderuara dhe për pasojë pro çeljes së negociatave, edhe pse kanë përfytyrime të ndryshime përsa i përket momentit të nisjes së negociatave dhe shpejtësisë së zhvillimit të tyre. Liberalët janë më neutralët në këtë pikë dhe nuk hyjnë në debatin se kur duhen çelur negociatat: Thomas Hacker, deputeti i kësaj partie, lavdëroi arritjet e Shqipërisë në procesin e Vetingut: Fakti që mbi 100 gjyqtarë janë kualifikuar, do të thotë se kjo reformë nuk është një tigër pa dhëmbë,” tha ai duke shtuar se “kjo dëshirë për reforma duhet marrë seriozisht”.

Të Gjelbrit, partia më e vogël opozitare, por që sipas sondazheve të deritanishme, pritet të pësojnë rritje në zgjedhjet e Parlamentit Evropian janë gjithashtu, sikurse edhe ministri Roth, ndër përfaqësuesit më të flaktë të çeljes së negociatave: “Besueshmëria e BE-së është e lidhur me mundësinë faktike për të bërë hapa drejt Evropës”, tha raportuesi i kësaj partie për Ballkanin, Manuel Sarrazin. “Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonisë qysh brenda këtij viti do të jetë prova e lakmusit”, tha Sarrazin.

Veç të Gjelbërve, ministri gjerman i shtetit gëzon edhe mbështetjen e kolegëve të partisë së tij, socialdemokratët, të cilët, siç i tha DW-së, në një intervistë raportuesi i kësaj partie për Ballkanin Perëndimor, Metin Hakverdi, janë për një trajtim njëherazi të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Skeptik ndaj rekomandimit të Komisionit
Këtë e kundërshton Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial, grupi parlamentar i të cilit është më i madhi në Bundestag: Siç mësoi Deutsche Welle pranë qarqeve të këtij Unioni, ai është marrë vesh brenda vetes që kjo temë të trajohet më 23 shtator, pra, jo në qershor. Argumenti zyrtar, të cilin e përdori gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në fund të prillit edhe zëvendëskryetari i këtij grupi parlamentar, Johann David Wadephul, dhe që ai e tha edhe në një intervistë me Deutsche Wellen është mungesa e kohës për të shqyrtuar me kujdes progres-raportet që do të dalin më 29 maj.

Komisioneri Johannes Hahn ishte javën e kaluar personalisht në Berlin, por nuk arriti t’i bindte kolegët e CDU/CSU-së që ta ndryshonin mendimin, duke marrë parsysh rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave qysh në qershor që pritet të jetë si rezultat i raportit. Deputetët konservatorë gjermanë janë në përgjithësi skeptikë ndaj rekomandimeve të komisionit. Sipas tyre, rekomandimet e zbukurojnë gjendjen objektive që pasqyrohet në raporte. Prandaj edhe deputetët e CDU/CSU-së kërkojnë më shumë kohë për t’i mbledhur të gjitha faktet, që përmban raporti i Komisionit dhe për të nxjerrë konkluzionet, bëhet e ditur nga qarqet e CDU/CSU në Berlin. Të njëjtat burime nuk e përjashtojnë mundësinë që, ndërsa Maqedonia e Veriut të marrë një „po“ të plotë, Shqipërisë t’i formulohen disa kushte, që duhen plotësuar deri sa të çelet kapitulli i parë i negociatave. Edhe komisioneri i zgjerimit la të nënkuptojë në një intervistë me DW se Maqedonia e Veriut nuk mund të penalizohet, për shkak të Shqipërisë.

Koordinim me Francën
Siç ka ndodhur edhe më parë, deputetët gjermanë të partisë CDU/CSU, pritet ta formulojnë mendimin e tyre edhe pasi të jenë konsultuar më parë me Francën. E kjo është shumë skeptike sidomos ndaj Shqipërisë, bëjnë të ditur, burime të DW në Bruksel. Në parim, Franca, sikurse edhe Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial në Gjermani, duan që njëherë të bëhet konsolidimi i brendshëm i BE-së, e më pas zgjerimi. Po ashtu Franca e sheh zgjerimin si një çështje të brendshme të BE-së, e jo si çështje të jashtme e të sigurisë. Kjo u vu re edhe në Samitin e Berlinit, ku me insistimin e presidentit Macron, zgjerimi nuk u tematizua dhe nuk u ofrua si instrument për zgjidhjen e problemeve në rajon. „Franca është për negociata të shkurtra e efektive, në mënyrë që shtetet aspiruese të jenë më të përgatitura, kur të hyjnë në negociata”, iu tha DW-së nga qarqe diplomatike në Bruksel.

A do të trajtohet Maqedonia e Veriut veçmas nga Shqipëria?
Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, e cila së paku ka arritur të fitojë pikë me arritjen e marrëveshjes së emrit me Greqinë dhe shmangien e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, duke u bërë kështu edhe vendi i vetëm në rajon pa konflikte me fqinjët, Shqipëria, në sytë e Francës, ka humbur pikë, thonë diplomatët. Kjo, së pari, për shkak të numrit jashtëzakonisht të madh të azilkërkuesve nga ky vend. Sipas statistikave të Eurostatit, në vitin 2018 Shqipëria ishte vendi i dytë i prejardhjes së azilkërkuesve në Francë, me 9600 azilkërkues, pas Afganistanit (10 270).

Së dyti, për shkak të „imazhit të keq“ të krijuar nga kontrolli i tregjeve ilegale në Evropë dhe lidhjet e “mafies shqiptare” me trafikime, bëjnë të ditur burimet diplomatike. Kjo është një gjë të cilën Maqedonia Veriore nuk e ka. Prandaj edhe qarqet diplomatike nga Brukseli, thonë se, nëse vjen deri te ndonjë vendim i negociuar politikisht, atëherë çelja e negociatave me Maqedoninë e Veriut do të jetë më e mundshme se ajo me Shqipërinë.

/DW/

Related- Posts

Bota

SHBA dhe NATO: Takimi në Poloni ngre pikëpyetje mbi unitetin e Aleancës

5 Tetor, 2026
Bota

Tërheqja e amerikanëve nga Lindja e Afërt

5 Tetor, 2026
Bota

Jemeni hap një front të ri në Lindjen e Mesme, Houthit vënë në provë kontrollin mbi Bab el-Mandeb

4 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit të Kosovës, 12 të lënduar; reagojnë PDK dhe LDK

5 Tetor, 2026

SHBA dhe NATO: Takimi në Poloni ngre pikëpyetje mbi unitetin e Aleancës

5 Tetor, 2026

Tërheqja e amerikanëve nga Lindja e Afërt

5 Tetor, 2026

Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

5 Tetor, 2026

Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

5 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.