• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Nënsekretarja Hooker takim me Hoxhën: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-të dhe Shqipërinë

    Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të negociatave, ambasada gjermane: Moment historik, vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra

    Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Njerëzit duan më shumë, duhet të vazhdojmë të japim rezultate për qytetarët tanë

    Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

    Shqipëria dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit

    Kryeministri Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

    Ndarja nga jeta e Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, Rama: Burrë shteti vizionar dhe udhëheqës historik i Katarit

    Rama për CNN Turk: Mirëpresim kompanitë turke për investime

    Rutte: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

    KFOR-i amerikan patrullime përgjatë vijës administrative pranë kufirit me Serbinë e Maqedoninë e Veriut

    Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

    Kur politikanët ushqejnë mosbesim, qytetaria duhet të kërkojë ndryshim, jo polarizim

    KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë! I hapet rruga krijimit të institucioneve

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Ekskluzive/ Mons. Gjergj Frendo: “Konsumizmi u bë ungjilli i kulturës së sotme. Të kthehemi tek një jetë më e thjeshtë”

10 Prill, 2020
in INTERVISTË, ME TE LEXUARAT
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Interviste me  Arqipeshkëvin e Tiranës e Durrësit, Mons. Gjergj Frendo, për Argumentum.al

“Ta afrojmë të ardhmën me kurajë: Krishti është me ne. Le të shohim njëri- tjetrin me sytë të pastër, pa paragjykime, dhe të shohim të gjitha gjëra të bukura që na rrethojnë”, është mesazhi i Mons.Gjergj Frendo, Arqipeshkëvi i Tiranës dhe Durrësit në këtë vigjilje Pashkësh.

Pandemia globale covid-19, ka prekur edhe institucionet fetare. Për herë të parë , besimtaret e krishterë nuk do ta ndjekin Meshen e Shenjtë të Pashkëve në kishë. Kisha Katolike që  nga 12 marsi ka  urdhëruar pezullimin e të gjitha kremtimeve liturgjike, përfshirë Meshën e Shenjtë, por besimtaret nuk e kanë braktisur ritualin e tyre fetar. Shtëpitë e shumë besimtarëve tanë janë shndërruar në “kisha shtëpiake”, po luten në shtëpitë e tyre dhe lexojnë Ungjillin, shprehet Mons.Gjergj Frendo në një interviste ekskluzive për argumentum.al

“Kur erdha në Shqipëri për herë të parë (në 1993), pasi kisha lexuar shumë për komunizmin anti-teist e shokut Enver, një gjë që më bëri shumë përshtypje ishte pikërisht fakti se, me gjithë atë propagandë kundër besimit (edhe më shumë kundër kishës katolike), ndjenja fetare e popullit ende ishte shumë e fortë. Në situatën aktuale, shumë besimtarë po ndjekin meshën që transmetohet në mjetet e komunikimit”, shprehet Mons. Frendo

Kjo është një farë pjesëmarrjeje në mundimet e Krishtit. Mos të themi se kjo epidemi është një ndëshkim nga Zoti, por si kam përsëritur shumë herë në këto ditë, Zoti gjithmonë mund të nxjerrë diçka të mirë nga një situatë e keqe.

Një gjë pozitive është kthimi tek një jetë më të thjesht. Nuk kuptoj “një jetë e varfër”, por një jetë e çliruar nga konsumizmi. Ishim bërë skllevër e një kulture konsumiste, kur kërkojmë jo vetëm atë që nevojitet, por atë që është më e rehatshme, më e mirë, më e bukur, madje atë që është më e mirë sesa ajo e fqinjëve, e miqve, bile edhe e prindërve.

Një shoqëri e fortë ka nevojë jo vetëm për politikën dhe politikanët, por edhe për besimet dhe udhëheqësit fetarë. Shoqëria ka nevojë edhe për formimin e zemrave.Tani duhet të ndiejme nevojë të organizojmë konferenca për rendin moral të shoqërisë, pasi rendi moral i shoqërisë ka përjetuar një rënie të konsiderueshme: vrasjet, vetvrasjet, dhuna familjare, droga… politika mund t’i ndryshojë strukturat, por vetëm besimi mund t’i ndryshojë zemrat, theksoi  Mons.Gjergj Frendo në intervistën vijuese:

Intervistoi: Marjana Doda

– Covid-19 është kryefjala e  kësaj  dekade të re, e cila tashmë  është kthyer në një pandemi globale. Çfarë masash ka marrë Kisha Katolike  në luftën kundër koronavirusit?

Kisha Katolike që nga 29 shkurt ka marrë masa kundër përhapjes së koronavirusit. Në fakt atë ditë kemi njoftuar besimtarët tanë mos të marrin kungimin në gojë por në dorë, mos të prekin statujat, mos të japin dorën njëri-tjetrit kur prifti i fton të japin njëri-tjetrit shenjën e paqes, dhe nuk mbahet ujë i bekuar tek hyrja e Kishës. Pastaj, më 12 mars kemi urdhëruar pezullimin e të gjitha kremtimeve liturgjike, përfshirë Meshën e Shenjtë, pezullimin e katekizmit, për fëmijë e të rritur, pezullimin e të gjitha aktiviteteve të tjera të programuara me fëmijët dhe të rriturit, si edhe pezullimin e të gjitha kurseve të formimit pranë qëndrave tona komunitare.

– Për herë të  parë  pas viteve 90’ Kisha Katolike feston Pashkët pa besimtaret e saj. Duket që ky virus ka prekur çdo spekter të jetës. A e lëkund ky distancim edhe besimin tek Zoti? Çfarë ndjesie përcjell për Ju kjo situatë?

Eksperienca ime gjatë këtyre javeve të fundit më ka treguar se besimtarët tanë po përjetojnë me shumë keqardhje mungesën e kremtimeve shumë të bukura që mbahen në kishat tona në këtë periudhë. Madje, dua të përmend dy pasoja pozitive e kësaj situate, nga pikpamja fetare. Së pari, shtëpitë e shumë besimtarëve tanë janë shndërruar në “kisha shtëpiake”: shumë familje po luten në shtëpitë e tyre dhe lexojnë Ungjillin. Së dyti, ka një fjalë latine: Privatio generat appetitum, që do të thotë: mungesa (e diçkaje) lind oreksin (dëshirën për atë gjë). Shumë besimtarë, edhe disa që nuk ishin shumë praktikantë, po ndiejnë nevojë t’i afrohen Zotit me lutje dhe praktika fetare.

–Në fakt edhe në Kohën e komunizmit në Shqipëri , pavarësisht ndalimit të praktikave fetare, besimtarët nuk hoqën dorë kurrë  nga ndjekia e ritualeve fshehurazi. Po sot, si do ta ndjekin meshen besimtarët katolike?

Në fakt, kur erdha në Shqipëri për herë të parë (në 1993), pasi kisha lexuar shumë për komunizmin anti-teist e shokut Enver, një gjë që më bëri shumë përshtypje ishte pikërisht fakti se, me gjithë atë propagandë kundër besimit (edhe më shumë kundër kishës katolike), ndjenja fetare e popullit ende ishte shumë e fortë. Në situatën aktuale, shumë besimtarë po ndjekin meshën që transmetohet në mjetet e komunikimit. Të gjitha dioqezat, në fakt, po kremtojnë meshat që transmetohet në face-book të dioqezes.

–Udha e Kryqit për katolikët  është e rëndësishme pasi sinjifikon orët e fundit të Jezu Krishtit në tokë. Duket se njerëzimi po ecen në këtë kalvar mundimesh në këtë pranvere aspak të zakontë. A është kjo një shenjë, le të themi e mbinatyrshme ? A do të bëhemi më të mirë në fund të këtij “udhëtimi”?

Të gjithë katolikët po vuajnë nga fakti se nuk mund të marrin pjesë në kremtimet e këtyre ditëve. Kjo është një farë pjesëmarrjeje në mundimet e Krishtit. Mos të themi se kjo epidemi është një ndëshkim nga Zoti, por si kam përsëritur shumë herë në këto ditë, Zoti gjithmonë mund të nxjerrë diçka të mirë nga një situatë e keqe. Mendoj se duhet të reflektojmë më shumë mbi gjëra pozitive që mund të rrjedhin nga kjo situatë. Përmend vetëm dy gjëra. Së pari, kjo epidemi është rast për të treguar më shumë solidaritet, Unë kam katër motra dhe një kunatë (tre kanë vdekur) të shtyrë në moshë. Por të gjitha më thonë se kanë gjetur shumë ndihmë jo vetëm nga fëmijët e tyre, por edhe nga fqinjët. Këtë po shohim edhe këtu në Shqipëri. Sepse çdo tragjedi na kujton fjalët e Shën Palit: “Asnjëri nuk jeton për vetveten”. Jemi të gjithë në të njëjtën barkë. Një “faleminderit” të veçantë meritojnë mjekët, infermierët, dhe shumë vulnetarë. Një gjë tjetër pozitive është kthimi tek një jetë më të thjesht. Nuk kuptoj “një jetë e varfër”, por një jetë e çliruar nga konsumizmi. Ishim bërë skllevër e një kulture konsumiste, kur kërkojmë jo vetëm atë që nevojitet, por atë që është më e rehatshme, më e mirë, më e bukur, madje atë që është më e mirë sesa ajo e fqinjëve, e miqve, bile edhe e prindërve. Kam njohur prindër që kanë ushqyer fëmijët me bukë dhe groshë, por kanë blerë modelin e fundit e i-phone-it ose e makinës. Konsumizmi u bë ungjilli i kulturës së sotme. Tani duhet të mesohemi me një stil të ri jetese.

–Kryeministri Rama citon  fjalë të shenjta  çdo mëngjes nga kurani dhe bibla, si  ngushëllimi i vetëm në këtë moment. Mos po merr Kryeminsitri i vendit ”rolin e institucioneve fetare”  apo është një mesazh që tashmë jemi në dorën e Zotit?

Encyclopaedia Britannica ka përkufizuar besimin (religjionin) si jo vetëm marrëdhënia e njeriut me “të shenjtin, absolutin, hynor”, por edhe si mënyrë sesi njeriu kërkon domethënien përfundimtare të jetës së tij në dritën e besimit të tij në Zotin. Natyrisht, si katolik jam më familjar me Biblën. Dhe kjo na ndriçon në mënyrë si përjetojmë çdo situatë, edhe kur kjo na duket e pakuptishme. Historia e Jozefit, djalit të Jakobit, në Librin e Zanafillës, si edhe terë Libri i Jobit (një kryevepër edhe nga pikpamja letrare) na ndihmojnë shumë për të interpretuar eksperiencat e dhimbshme të jetës sonë. Prandaj edhe një politikan, si është Kryeministri Rama, mund të japë një shërbim popullit të vetë duke u referuar librave të shenjtë.

–Në gjykimin tuaj çfarë duhet bërë më mirë nga institucionet e këtij vendi, por dhe nga secili prej nesh?

Për të dhënë një përgjigje kësaj pyetje duhet më shumë se pak rreshta. Edhe pse Shqipëria është një vend laik, megjithatë në Kushtetutat (neni 10) u jep besimeve të drejtë për të mësuar doktrinat e tyre dhe për të ushtruar praktikat e tyre fetare. Një shoqëri e fortë ka nevojë jo vetëm për politikën dhe politikanët, por edhe për besimet dhe udhëheqësit fetarë. Kemi nevojë për politikën për mbarëvajtjen e shoqërisë, Por shoqëria ka nevojë edhe për formimin e zemrave. Në këto vite të fundit janë organizuar shumë simpoziume mbi marrëdhëniet ndërfetare në Shqipëri. Por besoj se tani duhet të ndiejme nevojë të organizojmë konferenca për rendin moral të shoqërisë. Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara në ekonomi, infrastrukturë, etj. Nuk kemi probleme në marrëdhëniet ndër-fetare. Por nuk mund të mbyllim sytë për faktin se rendi moral i shoqërisë ka përjetuar një rënie të konsiderueshme: vrasjet, vetvrasjet, dhuna familjare, droga… Këtu duhet të vlerësojmë rolin e besimeve. Sepse politika mund t’i ndryshojë strukturat, por vetëm besimi mund t’i ndryshojë zemrat.

–Mons. Frendo, Shqipëria   prej 1 viti është në një krize të thellë politike. Në Nëntor të vitit të kaluar  u prek nga një katastrofe natyrore,  ndërsa   përballja me virusin  covid 19, e bën dhe më të vështirë për të gjithë  rikthimin e jetës normale. Duket se ka humbur shpresa…?

Rreth krizës politike kam pasur shumë raste të flas, jo si politikan, por si udhëheqës fetar që do Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Gjithmonë kam bërë apel që politikanët të kërkojnë më shumë të mirën e përbashkët, të mirën e popullit më shumë sesa të mirën e partisë ose të mirën personale. Termeti ka qenë një tragjedi e madhe, por njëkohësisht kemi asistuar një solidaritet të jashtëzakonshme. Shqiptarët që kanë ndihmuar shqiptarët, shumë vende të huaj që kanë ndihmuar me shumë bujari vendin tonë. Fatkeqësisht ka qenë edhe disa që, pa turp dhe pa ndërgjegjje, ka përfituar nga kjo tragjedi për t’i mbushur më shumë xhepat e tyre, kanë rritur qiranë e apartamenteve që kërkoheshin nga familjet që kishin humbur shtëpitë e tyre dhe kanë rritur çmimet e materialit për ndërtim. Ky ishte një skandal dhe mëkat shumë i madh. Virusi Covid 19 ka krijuar probleme shumë të mëdha jo vetëm për Shqipëri, por edhe për shumë vende të prekura nga ky virus i rrezikshëm. Me pyete: “Ka humbur shpresa?” Absolutisht se jo! Këtu më lejo t’i referohem përsëri rolit të besimit. Ernst Bloch ishte me origjinë hebre, dhe filozof marksist. Megjithatë ai hodhi poshtë pozicionin e Marksit, për të cilin besimi është opiumi i popullit. Përkundrazi, tha Bloch, besimi shpreh protestën e njeriut për t’u angazhuar për një botë më të mirë. Dhe këtu Bloch ka zhvilluar doktrinën e tij mbi shpresë. Është shpresa që i jep njeriut kurajë për të përballuar sfidat e kohës dhe vendosmëri për të ecur përpara. Prandaj unë mendoj se politikanët dhe udhëheqësit fetarë japim një shërbim shumë të madh popullit kur janë të frymëzuar nga ajo shpresë që na jep kurajë.

–Cili është mesazhi juaj për besimtarët katolikë në këtë vigjilje Pashkësh por dhe për të gjithë popullin Shqiptarë ?

Mesazhi im është mesazhi që Jezusi ia drejtoi Marisë Magdalene, ndërsa ajo qante para varrit bosh të tij. Ajo kishte shkuar tek varri me shpresë që t’i tregojë Jezusit respektin e saj të fundit, duke lyer kufomën e tij me erëra. Por erdhi Jezusi nga mbrapa, dhe i tha: “Pse po qan?” Ndoshta nuk kemi qarë në këto ditë, por besoj se të gjithë ndihemi pak a shumë të merzitur, të mbyllur në shtëpitë tona, larg miqve dhe familjarëve tanë, pa mundësi të marrim pjesë në kremtimet e këtyre ditëve. E vjen Jezusi e na thotë: “Pse jeni të merzitur? Shikoni mua mbi kryq, krahët e mia janë të hapura, nuk i kam mbyllur kurrë, as nuk do t’i mbyllë kurrë. Ende janë të hapura, sepse kur isha akoma mes jush ju kam ftuar e ju thashë: ‘Ejani tek unë, ju që jeni të lodhur e të merzitur, dhe unë do t’ju çlodh’”. Prandaj ta afrojmë të ardhmën me kurajë: Krishti është me ne. Le të shohim njëri tjetrin me sytë të pastër, pa paragjykime, dhe të shohim të gjitha gjëra të bukura që na rrethojnë. Jeta është e bukur!

/argumentum.al/

© Argumentum.

Tags: coronavirusGeorge Frendokisha katolikeMarjana Dodapashekt

Related- Posts

INTERVISTË

Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

26 Prill, 2026
INTERVISTË

Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

14 Mars, 2026
INTERVISTË

EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

4 Mars, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Nuk është aspak e lehtë ta dënosh pengmarrësin në Beograd!

20 Korrik, 2026

Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

20 Korrik, 2026

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran: Uashingtoni godet IRGC-në, Teherani sulmon aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme

19 Korrik, 2026

Shangai, mbahet “Ceremonia e Madhe e AI-së e Kinës 2026” dhe publikohet “Platforma Inteligjente Globale”

19 Korrik, 2026

Avioni vendas “C919” i Kinës do të shërbejë në linjën e parë ndërkombëtare

19 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.