• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Energjetika, shqetësimi vjen nga “qielli”

5 Maj, 2019
in EKONOMI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prodhimi i energjisë elektrike nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka rënë ndjeshëm në 6 muajt e fundit, si pasojë e mungesës së reshjeve.

Sipas të dhënave zyrtare të gjeneruesit më të madh të energjisë në vend, në 3-mujorin e parë të këtij viti në 3 hidrocentralet e kaskadës u prodhua 694 Gwh energji, apo 1410 Gwh energji më pak, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkaq, prodhim i ulët raportohet edhe në 3-mujorin e fundit të 2018-ës, ku sipas Bilancit të Energjisë të publikuar nga INSTAT, u prodhua 12.5% energji më pak se e njëjta periudhë e një vitit më parë. “Situata hidroenergjetike, e krijuar si pasojë e kushteve të disfavorshme klimaterike, pritet të ketë impakt të madh në gjenerimin e KESH, i cili në 6-mujorin e parë të këtij viti do të jetë rreth 1033 GWh ose 52% më pak se prodhimi mesatar shumëvjeçar për të njëjtën periudhë”, thotë zyrtarisht KESH për Scan Magazine.

“Ndodhur në këto kushte, KESH po operon në nivele prodhimi, që i mundësojnë administrim të kujdesshëm të rezervës hidrike, duke i paraprirë kërkesës në rritje për energji elektrike në muajt e verës”, shtohet në përgjigje.

Në fillim të muajit prill, niveli i liqenit në hidorcentralin e Fierzës ishte në kuotën 272.89 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet 80 m3/s, ose 74% me të ulta se prurjet mesatare shumëvjecare për të njëjtën periudhë të vitit.

“KESH është duke prodhuar rreth 4.500 MWh/ditë, ndërsa rezerva energjitike është 565 GWh me tendencë në rritje për shkak të prodhimit të ulët nga hec-et e kaskadës. Ky trend parashikohet të ruhet edhe për periudhën në vijim, me qëllim konsolidimin e mëtejshëm të rezervës energjetike të kaskadës”, sqaron KESH.

Rritet importi

Teksa KESH ka ulur prodhimin, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në 6-muajt e fundit ka rritur importet e energjisë, duke siguruar pjesën më të madhe në treg të lirë. Sipas OSHEE-së, për periudhën Janar-Shkurt 2019, shpenzimet për blerje të energjisë elektrike ishin 3.714 miliard lekë ose 29.6 milion euro më të larta se ato të planifikuara.

“Duke qenë se KESH ka ulur prodhimin, që prej tetorit dhe deri në fillim të muajit prill ne kemi shpenzuar 128 mln euro për importin e energjisë elektrike”, thotë për Scan Magazine, administratori i OSHEE-së, Adrian Çela.

Ndërkaq, sipas pritshmërive kjo gjendje do të vijojë edhe në pjesën e parë të vitit 2019, gjë që ndikon në aftësinë paguese të kompaninë. Më konkretisht, OSHEE nuk mund të paguajë brenda afatit 90 ditor të përcaktuar në ligj, tregtarët fitues të ankandeve aktuale të shit-blerjes së energjisë, çka e detyroi të kërkojë nga Enti Rregullator i Energjisë shtrirjen e afatit të këtyre pagesave në 180 ditë, kërkesë që ndonëse u rrëzua një herë nga ERE, u pranua në datën 19 mars.

Vendimi i dytë erdhi pas një ndërhyrjeje të vetë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që ka rekomanduar marrjen parasysh të kërkesës së OSHEE-së, duke u bazuar në faktin se kompania po përballet me një situatë mjaft delikate nga pikëpamja financiare.

Ndërkaq, në kërkesën e saj, OSHEE ka shpjeguar se “jo vetëm që nuk mundi të rekuperojë humbjet e shkaktuara nga thatësira e jashtëzakonshme e vitit 2017, por edhe u përball me një kosto shtesë për blerjen e energjisë elektrike si pasojë e mungesës së furnizimit nga KESH sh.a. në pjesën e dytë të vitit, si dhe nga rritja e prodhimit të Prodhuesve të Pavarur të Energjisë Elektrike në pjesën e parë të vitit 2018”.

Për këto arsye, ERE vendosi një periudhë tranzitore prej 3 muajsh, ku pagesat mund të kryhen brenda 180 ditëve, ndërkohë që OSHEE do informojë çdo fund muaji për ecurinë e zbatimit të këtij vendimi. “Shtyrja e këtij afati ndikon pozitivisht për të ruajtur balancat e kompanisë, por normalisht situata vijon të mbetet e vështirë. Kjo edhe në kushtet kur KESH planifikon të konsolidojë rezervën energjetike, duke marrë në konsideratë situatën që krijohet gjatë muajve të verës”, sqaron Çela.

Mungesë investimesh

Rritja e shpenzimeve për blerje energjie si dhe pamundësia për t’u rekuperuar nga kriza e vitit 2017, detyroi Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të ngadalësojë programin e investimeve në rrjet për 2018-ën.

Më konkretisht, vitin e kaluar u investuan 2 mld lekë më pak nga sa ishte parashikimi në Programin Financiar të miratuar. Në total shuma e investimeve për vitin 2018 arriti në 7.3 mld lekë apo 4.4 mld lekë më pak, në krahasim me një vit më parë.

Sipas zërave, gjatë vitit të kaluar u investua në 150 km linja kabllore dhe 76 km linja ajore të tensionit të mesëm  si dhe 330 km të tensionit të ulët. Gjithashtu, u rikonstruktuan 253 kabina dhe u ndërtuan 149 kabina të reja.

Megjithatë, në raport me një vit më parë të gjithë zërat e investimeve kanë pësuar një rënie të ndjeshme, që shpjegohet edhe me vlerën më të ulët të investuar. Ndërkaq, për vitin 2019 plani i investimeve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arrin në 8.5 mld lekë.

Por, Çela bën me dije se tashmë impakti është reflektuar edhe në investimet e këtij viti.

“Aktualisht janë pezulluar të gjitha investimet e reja, që kishte planifikuar kompania. Bëhet fjalë për investime që do të duhej të kishin nisur implementimin, por që për shkak të situatës është e domosdoshme shtyrja e tyre. Këto investime nuk janë anuluar, por ato do të nisin me kalimin e situatës, me shumë gjasa pas muajit shtator”, shprehet Çela.

Krizë si në 2017-ën?

Për shkak të thatësirës së tejzgjatur, 2017-a rezultoi një vit krize në drejtim të energjisë elektrike, ku në total (përfshirë dhe hidrocentralet private) u prodhua 4.525 Gwh. Për këtë arsye qeveria u detyrua të ndryshojë edhe buxhetin e atij viti, ku përmes një Akti Normativ në miratuar në muajin gusht, rriti me rreth 3 mld lekë fondin në dispozicion për blerje energjie, duke e çuar nga 1.5 mld lekë në 4.5 mld lekë.

Ndërkaq, për këtë vit, deri më tani e vetmja ndërhyrje ka qenë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për të zgjidhur problematikën e likuiditetit të OSHEE-së, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë hapa të mëtejshëm. Megjithatë, shifrat nuk janë aspak premtuese, ndërsa sipas Çelës, situata aktuale është më e rëndë se ajo e vitit 2017.

“Është më e vështirë, pasi ne kemi nisur shumë herët blerjet e energjisë, në krahasim me 2017-ën, por nuk e dimë ende nëse do të kërkojmë ndërhyrje në buxhetin e shtetit”, thotë ai. “Megjithatë, ajo që dëshiroj të theksoj është fakti se në asnjë moment nuk bëhet fjalë për ndërprerje të energjisë elektrike, pasi në çdo rast furnizimi është i garantuar si për konsumatorët familjarë, ashtu dhe për bizneset”, shton Çela.

 “Të varur nga shiu”

Mungesa e reshjeve të shiut nxori edhe njëherë në pah problemet që sjell varësia e prodhimit të energjisë nga kushtet hidrike, si dhe impaktin që ka në ekonomi prodhimi në masën 100% i energjisë nga burimet ujore.

Kështu, për shkak të kushteve të favorshme hidrike në 6-mujorin e parë, në vitin 2018, hidrocentralet publike prodhuan 5.851 GWh energji,  nga 2.917 GWh të prodhuar në vitin 2017, duke shënuan kështu një rritje të prodhimit me rreth 2 herë. Në këto kushte, importi bruto i energjisë elektrike rezultoi me ulje, duke arritur vlerën 1.772 GWh nga 3.403 GWh në vitin 2017, ndërsa eksporti bruto i energjisë elektrike rezultoi me rritje duke arritur vlerën 2.685 GWh nga 488 GWh në vitin 2017.

Megjithatë, Shqipëria po hedh hapa të ngadaltë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, ndonëse ka një potencial të lartë diellor dhe të erës. Deri më tani, ka avancuar vetëm projekti për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në Akërni të Vlorës, ku është zgjedhur firma fituese përmes një procedure ankandi, por ende nuk është nënshkruar kontrata që do i hapte rrugën zbatimit të projektit.

Related- Posts

EKONOMI

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

22 Tetor, 2026
EKONOMI

Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

21 Tetor, 2026
EKONOMI

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

26 Tetor, 2026

WSJ: Zyrtarë të administratës Trump nxisin Viktor Orbánin të kandidojë për kreun e OKB-së

26 Tetor, 2026

Mbi zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe perspektivën e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

26 Tetor, 2026

Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

26 Tetor, 2026

Izrael: Netanyahu përballë zgjedhjeve vendimtare

26 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.