Nga Muhamed Halili
Ish-Ambasador
U bënë tashmë disa ditë që “liderët” shqiptarë në Maqedoni, posaçërisht ata të opozitës, që nga orët e hershme të ditës e deri në muzgun e vonë me statuse në facebook, në tik tok, intervista në portale, protesta për provimin në jurisprudencë në gjuhën shqipe me të drejtë të organizuara nga studentët por të keqpërdorura nga liderët opozitarë, nuk e largojnë nga goja” luftën e tyre” për forcimin e statusit të gjuhës zyrtate shqipe në Republikën e Maqedonisë në përputhje me Amandamentin 5 të Kushtetutës së vendit që doli nga Marrëveshtja kornizë e Ohrit.
Natyrisht kësaj valleje i prinë lideri I BDI-së, i konvertuar më vonë në “Kryeimam” shqiptar të Zajazit dhe lider politik i “mirënjohur botëror” shqiptar Ali Ahmeti, nipi dhe djali i Ahmetajve të cilët i sollën pasuri familjes dhe famë me mullirin e tyre të famshëm kurse” famë” kombëtare kombit me “Jo”-në historike të djalit dhe nipit të tyre (ngjajshëm siç veproi Titon me Stalinin!) drejtuar isht Sekretarit të NATO-s Xhorxh Robertson, ish Presidentit të SHBA Xhorxh (W) Bush, pastaj Klintonit,ish kryeministrit shqiptar Ilir Meta dhe të gjithë “miqëve ndërkombëtar” por edhe të gjithë “vëllezërve” tanë shqiptarë Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Ismail Kadare për ndërprerjen e konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001 që sipas Abazit kishte “synim” për ti “përzënë” slavët e ardhur nga Karpatet në trojet tona dhe për ti “bashkuar” tokat shqiptare, ashtu siç “patrioti” i kishte deklaruar të famshmes “News-week” në vitin 2001.
Por, ja që ndodhi,që përveç Menduhit i cili Aliut nuk ia pranoi “luftën” sepse ,thoshte ai, ishte drejtuar kundër PDSH-se dhe e rrëzoi nga pushteti, doli analisti Dritan Goxhaj, me mendje eruditi dhe dije botërore nga marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të sigurisë, dhe deklaroi se ai si kolonel i ushtrisë shqiptare, bashkëluftëtar i Aliut, pjestar i UÇK-së ,ka ardhur në përfundim se Aliu e paska “bërë një luftë kadrovike”( që do të thotë zbrit Ti të hypi unë) dhe e paska tradhëtuar luftën e UÇK-së.
Asnjë shqiptar në Maqedoni nuk do të pranonte të bëjë luftë për forcimin e integritetit unitar të vendit poqese Aliu nuk e gënjente se ajo bëhej për forcimin e të drejtave të tyre kombëtare e gjuhësore, nëse jo edhe për bashkim kombëtar, siç fillimisht deklaronte ai!
Në fakt ,sipas veprës që koha e dëshmoi, ka elemente që “lufta kadrovike” e Alisë synim ta kishte pasur largimin e PDSH nga qeveria,por synimi përfundimtar ka qenë të zhduket PPD-ja nga skena politike.
Ti bre xhaxhi më the ta zhdukim PPD-në i thot Aliu Arbenit në debatin e vetëm televiziv në TVM mes Aliut dhe Arbenit dy vite pas konfliktit.
Dhe, PPD nuk ka më. U realizua plani.Aliu edhe më vonë e vazhdoi luftën e tij kundër PPD-së. Burgosi aktivistat e saj, i urdhëroi disa gjykatës partiak të Apelacionit të Gostivarit të bëjnë veprime të çuditshme juridike për zhdukjen definitive të PPD-së.
Shqiptarëve në Maqedoni nuk u duhen më shumë se dy parti politike, thoshte Aliu në televizione atëherë..
Të ju përkujoj se atëherë ne ishim dy parti politike:PPD dhe PDSH.
Po ç’të dreqin , o Ali, të detyroi ta bëjsh të tretën-BDI-në?
Athua me të vërtet Aliut i djeg në zemër gjuha shqipe apo pushteti i humbur dhe priivilegjet e shumta që ai i dhe familjarët e tij i gëzonin gjatë kohës së shtypjes që ua bënte shqiptarëve në koalicionet e tija famëkeqe herë me Gruevskin e herë me Zaevin?
Pushtetarët numrojnë se në kohën e sundimit të BDI-së, në kohën e pesë ministrave shqiptarë të dikasterit të drejtësisë në Maqedoni studentët provimin e jepnin në maqedonisht dhe jo në gjuhën minoritare 20%!
Por e drejta është e drejtë dhe ligji duhet të zbatohet!



























































