Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi biseda të ndara telefonike me homologët e tij nga Kosova dhe Serbia, njoftoi sot Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan diskutoi zhvillimet rajonale dhe hapat për të forcuar marrëdhëniet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi; dhe Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksohet në kumtesë.
Nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë gjithashtu bëjnë të ditur se tre liderët u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe konsultimin mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale.
Javën e kaluar, presidentët e Kosovës dhe Serbisë u takuan në një dialog dy-ditor të ndërmjetësuar nga SHBA në Washington ku ranë dakord për të normalizuar lidhjet ekonomike.
Beogradi dhe Prishtina nënshkruan marrëveshje ndaras me SHBA-në në të cilat Serbia ra dakord të zhvendoste ambasadën e saj në Kuds. Kosova dhe Izraeli ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin lidhje diplomatike.