• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Etikë diplomatike, jo përbaltje publike!

18 Shkurt, 2021
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr.Jorgji KOTE

Në një takim me ambasadorë të huaj në Versajë, Bonaparti që i kishte «halë në sy diplomatët» pyeti me inat dhe tone të larta ambasadorin austriak, Kontin Metternich:

«Po ai, Perandori juaj, çfarë dreqin pret nga unë»? Metternich, ministri i ardhshëm i Jashtëm për 38 vjet dhe Kancelar për 26 vjet rresht, iu përgjigj me qetësinë e tij shpartalluese: «Ai pret nga ju që vetëm të silleni mirë, Madhëri!». Kaq mjaftoi dhe Bonaparti heshti. Ky rast flet për rëndësinë e dorës së parë që ka etika dhe mirësjellja diplomatike; në fakt, ajo karakterizon jo vetëm trupin diplomatik, por dhe liderët politikë në marrëdhëniet me të huajt. Ja pse, Bismark, ndonëse njihej si «Kancelar i hekurt» prapë këshillonte: Sillu mirë, shkruaj në mënyrë diplomatike, se dhe në një deklaratë lufte respektohen rregullat e mirësjelljes».

Edhe politika me diplomacinë tonë në 30 vitet e fundit kanë hedhur dhe konsoliduar baza dhe tradita pozitive në këtë fushë. Megjithatë, vërehen, madje disi shpesh shfaqje të pakëndshme në marrëdhëniet me të huajt. Le ta shohim konkretisht këtë shqetësim, duke u përqendruar më shumë tek institucioni i Kryeministrit, si shefi real i shumicës parlamentare por dhe protagonist i jo pak rasteve që nuk kanë të bëjnë me etikën diplomatike.

Rikujtojmë qëndrimet e ashpra ndaj disa liderëve të Kosovës që kulmuan me padinë ndaj ish homologut Haradinaj, diçka e panjohur në praktikën ndërshtetërore e që më vonë u tërhoq «nga halli». Më tej, kur cilësohej «gomar» kushdo që kritikonte ish Presidentin Thaçi për tezat famëkeqe të kufirit dhe kur quhej «Fletë Rrufe» thirrja e Thaçit në Hagë. Apo kur etiketohej «çmenduri» që BE-ja nuk po liberalizon vizat për Kosovën e deri te mosprania në Kuvend kur fliste Presidentja Osmani!

Por, pa shkuar larg, le të vazhdojmë me rastet më të spikatura të këtyre dy muajve të fundit.

Në fund të dhjetorit, kryeministri Rama u shpreh me tone dhe gjuhë shumë të ashpër ndaj ambasadës ruse, kur ajo ofroi vaksinën «Sputnik». E pakuptueshme përse duhej refuzuar qoftë dhe në parim një ofertë e tillë, sidomos në situatën e rëndë të COVID-19, kur vende anëtare të BE-së po e marrin atë. Ca më tepër kur më 6 janar, Kancelarja Merkel e pranoi në parim vaksinën ruse dhe bashkëpunimin në fushën e pandemisë gjatë telefonatës me Presidentin Putin. Ndërsa më 5 shkurt, Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell përgëzoi publikisht në Moskë autoritetet ruse për performancën e kënaqshme të «Sputnik V». Gjithsesi, e keqja më e madhe nuk ishte «Jo-ja», por reagimi pa kurrfarë etike diplomatike dhe njerëzore, me stigmatizime fyese e deri në kërkim ndjese për një ofertë të tillë të autorizuar nga qendra! Doemos bëri mirë Kryeministri që e korrigjoi deri diku veten më vonë, por njolla dhe dëmi mbeten aty. Këtë etikë korrekte diplomatike e reflektoi pak më vonë MPJ-ja jonë në formulimin e Notës lidhur me dëbimin e një diplomati rus.

Po në fillim të vitit, kryeministri Rama iu «hakërrua» Francës, se demek i mbante stok e nuk na jepte vaksina! Se nga i kishte këto të dhëna askush nuk e di! Gjithsesi, le t’i marrim për një moment të mirëqena kritikat e tij «pa doganë» që e detyruan ambasadën franceze të reagonte si asnjëherë tjetër me një Notë pothuajse proteste! Por, a nuk mund të bëhej kjo kritikë më butë nëpërmjet kanaleve diplomatike, duke takuar ambasadoren, me një Notë dhe kanale të tjera komunikimi, përfshirë dhe ambasadorin tonë në Paris? Përse duhej një sjellje dhe gjuhë e tillë e padenjë ndaj një vendi të madh, bashkëthemelues i BE e NATO-së që na ka ndihmuar e na ndihmon aq shumë? Sidomos kur Franca si dhe vende të tjera ka kohë që është vetë në siklet më të madh se ne? Tirada e sulmeve për këtë «kurnacllëk» vijoi dhe ndaj BE-së, Komisionit, dhe disa vendeve anëtare, me thumba, etiketime dhe insinuata! Aq sa e detyruan ambasadorin Soreca të shprehte publikisht, por me përmbajtje diplomatike habinë e tij të madhe! Sërish, si në rastin e Francës, po i marrim të mirëqena këto kritika. Por pak kanale diplomatike, dy dhe shumëpalëshe kemi me BE-në për t’i shprehur ato në vendin dhe formatin e duhur? Veç ambasadave në vendet e tjera, në Bruksel kemi një përfaqësi dinjitoze, kompetente dhe të vlerësuar në çdo drejtim. Ndërsa në Tiranë, veç MPJ-së, kemi Kryesinë e Kuvendit që shquhet vërtet për marrëdhënie dhe qëndrime shembullore, që ka Këshilltar Special ish-Raporterin e Europarlamentit, social – demokratin Knut Fleckenstein me goxha njohje, etj.

Tani, në raste të tilla krizash në BE dhe kur ne po presim të na thonë «Hyr» në portat e negociatave, të dalësh «me shpatë në dorë» nuk shkon fare! Nëse kjo bëhet për të treguar «muskujt» dhe për përfitime politike brenda vendit, kujdes; sepse, siç thotë Kenedi mitik «nëse politika e brendshme të mund, e jashtmja të vret».

Në këto kushte dhe përballë këtyre përbaltjeve në shesh, duke injoruar kanalet diplomatike është e vështirë të kuptohet se ku kërkohet të dilet me këto qëndrime të pavend e të padenja për një vend si Shqipëria, përfituesja më e madhe e ndihmave e fondeve të BE-së dhe vendet e saj anëtare. Më tej, nuk mund të bësh me faj as ata që e lidhin nervozizmin kryeministror dhe me ndonjë qejfmbetje për mosçeljen e negociatave. Përderisa dhe nuk dëgjohet të flitet fare për kushtet demek të plotësuara dhe kërkohet që «dopio gjashta» t’i lihet në dorë BE-së apo disa vendeve të veçanta. Dakord dhe në këtë pikë deri diku, por sërish lind pyetja: përse nxirren në pazarin publik të gjitha dhe nuk shfrytëzohen mjetet, kanalet dhe sjellja e duhur diplomatike? Pastaj, pse nuk ndiqet një radhë apo hierarki, siç ndodh kudo e sidomos në politikën e jashtme d.m.th., fillimisht të lesh të tjerët, ministren e Jashtme me goxha përvojë, apo dhe zëvendësit e saj, të cilët nuk kanë «vërtet të sharë», por flet e shfaqesh vend e pa vend në këtë «fushë të minuar»? Dhe në vend t’i zbutë gabimet i trash dhe më keq me qëndrime që nuk kanë të bëjnë me diplomacinë se «nuk i heq asnjë presje pohimeve të mia…»?!!

Aspak si xhentëlmen iu «vërsul» dhe ambasadorit britanik se ç’i duhet atij që ndërhyn në zgjedhjet tona?!!! Kjo pyetje mund të bëhej në vitin 1945, por kurrsesi tani. Sepse dihet që zgjedhjet nuk janë çështje e brendshme, por parim themelor i OSBE-së, të cilën Rama e kryesoi vitin e kaluar e ku Britania ka peshë të madhe! Mjafton të përmendim faktin se dhe ambasadorja Audrey Glover, Shefja e Vëzhguesve Ndërkombëtarë në tri palë zgjedhje problematike tonat më 1996, 2015 dhe 2019 është Britanike!

Fushata e sulmeve me fjalor të papërshtatshëm ndaj BE-së ka vijuar dhe ndaj disa Eurodeputetëve gjermanë, siç qe rasti së fundi ndaj atij të PPE-së, zotit Michael Gahler; pas sugjerimeve korrekte në përgjigje të sulmeve të lartpërmendura dhe mosplotësimit të kushteve për çeljen e negociatave. Sërish, dhe duke mbajtur anën e qeverisë, këto reagime nuk kishin pse të vinin nga Kryeministri, por me formatin e duhur nga MPJ-ja dhe Komisioni i Jashtëm i Kuvendit. Por, dhe vetë Rama mund t’i përgjigjej me finesë dhe korrektësi diplomatike. Për më tepër, sepse zoti Gahler është Eurodeputetët me pesë mandate nga viti 1999, i CDU-së së famshme të Merkel dhe Koordinator i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Ndihesh vërtet në sëkëlldi kur dëgjon se demek ata nuk «i njeh as lagja e tyre» ndonëse zgjidhen direkt e jo me lista! Apo kur i bëhet thirrje medias që të mos u lejë hapësirë “broçkullave” të tyre! Kur dihet se Europarlamenti është tribuna më e fuqishme morale në botë, që na është ndodhur pranë gjithmonë, dhe në vitin 1996 pas farsës/masakrës zgjedhore të 26/28 Majit!

Fare mirë Kryeministri apo dikush tjetër poshtë tij mund të ishte shprehur me respekt ndaj Europarlamentit dhe zotit Gahler, e ndërkohë «me lezet» të jepte fakte dhe argumente kundërshtuese, por pa e kthyer në «gurgule publike». Kësisoj, i lihet rruga e hapur tratativave të mëtejshme. Dhe më ofenduese ishte se demek Gahler e të tjerë si ai na u «furnizuakan» me info të gabuara nga Tirana, duke nënkuptuar opozitën. Kur dihet se Europarlamenti ka aq shumë burime informacioni sa nuk ta pret mendja! Dihet se më parë dhe më 2019, ai doli hapur kundër të djathtës shqiptare pas daljes sa saj nga Kuvendi, duke dënuar dhunën në protestat e saj. Pastaj, nëse puna ka arritur në atë pikë sa opozita shqiptare t’ua kthejë mendjen Eurodeputetëve, atëherë këtu belanë më të madhe e ka shumica parlamentare që mesa duket ka filluar të mos «ngjit» më te ndërkombëtarët.

Një «pickim» dhe pse më të lehtë Rama ia dha dhe ambasadës së SHBA-së, kur disa ditë më parë u tha gazetarëve se «nuk ka nevojë të më mësojë ambasadorja amerikane……» kur të njëjtin mesazh mund ta jepte me finesë dhe frymë afirmative.

Së fundi, në parim gjithkush qoftë dhe kryeministri mund të kritikojë dhe qortojë nga mëngjesi në darkë këdo, po, dhe BE-në. Madje kjo e fundit pritet të lançojë një diskutim të gjerë publik për reformimin e saj. Por, si kryeministër i një vendi që është ende shumë larg anëtarësimit në atë klub politik, ka plot mënyra të tjera më efikase dhe më diplomatike për t’i shprehur në forume, samite, takime dy dhe shumëpalëshe. Sepse, «të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt» jemi të vegjël dhe pa besueshmërinë e duhur, për shkak dhe të «zullumeve» tona në 30 vitet e fundit. Pastaj, ja shihni, edhe Presidenti Erdogan pas etiketimeve ofenduese ndaj homologut Macron dhe BE-së është tërhequr nga «istikami» duke treguar shenja/mesazhe afrimi e bashkëpunimi. Apo kryepopulisti italian Salvini që do çonte për skrap BE-në, tani «ka rënë squk si pula» ka hyrë në qeverinë e re dhe është prononcuar qartë në favor të BE-së së qytetarëve!

10 vitet e fundit, gjatë punës si diplomat në Bruksel më bënte përshtypje se kolegë belgë dhe të vendeve të tjera shumë më të mëdha pohonin me modesti se «si të vegjël» tregoheshin të rezervuar për kritika publike ndaj «të mëdhenjve». E pra, kur ne veprojmë ndryshe nga Belgjika më 11 milion banorë,  bashkëthemeluese dhe selia e BE-së, kjo do të thotë «të bëhet më i rëndë bishti se sqepari». Ndaj, pa përbaltje publike, më modestë dhe me mirësjelljen e duhur diplomatike, se «uthulla e fortë prish enën e vet», më mirë «urtë e butë e plot tigani»./gsh

Tags: etika diplomatiekJorgji Kote

Related- Posts

NGJARJE

Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

24 Tetor, 2026
NGJARJE

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026
NGJARJE

Protesta e studentëve në ditën e 11-të, pedagogë dhe mjekë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Vuçiçi para rënies, mund të shkaktojë kaos të rëndë. Shikoni se çfarë informojnë mediat e tij – a është përgatitur plani?

25 Tetor, 2026

Dita e 12-të e protestave në Tiranë, përplasje me policinë dhe 13 persona të lënduar

24 Tetor, 2026

Mundësia e fundit për një Serbi evropiane

24 Tetor, 2026

PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026

Trump sugjeron tarifa 200% ndaj Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës

24 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.